Ndërkohë që Qeveria Kanadeze vazhdon misionin e saj mashtrues nëpër botë në emër të Perandorisë Britanike, apo të Qeverisë Britanike Botërore, mision i cili ka për qëllim të kontribuojë në kontrollin e kombeve në emër të Monarkisë Britanike, duke iu dhënë në dukje një oportunitet miliona muslimanëve, por edhe jo muslimanëve, që të vijnë në Kanada gjoja për një jetë më të mirë, kinse Kanada ka nevojë për punëtorë.
I gjithë procesi i emigrimit nuk është asgjë tjetër, në fakt, veçse një proces mashtrues. Me miliona muslimanë braktisin vendin e tyre, braktisin stilin e jetës në vendin mëmë, një ekonomi stabile, edhe pse jo prosperuese ndoshta, dhe vijnë në Kanada me shpresën se i pret një jetë më e mirë, e me shpresën se Kanadaja është vendi i oportuniteteve dhe vendi i drejtësisë.
Sigurisht që mashtrimi nuk është proces i realizuar vetëm nga Qeveria Kanadeze, por bëhet në bashkupunim me një rrjet shumë më i gjërë, që përfshin patjetër qeveritë e shteteve të tjera sepse bota është e kontrolluar nga një entitet qeveritar qëndror britanike, kështu që nuk është vështirë bashkërendimi i propagandës dhe kooridinimi i veprimeve politike.
Procesi i mashtrimit të njerëzëve apo kontrollit të tyre përmes emigracionit në Kanada, apo qoftë edhe në vende të tjera batakçie si SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Suedi etj., është strategji e rëndësishme e Perandorisë Britanike për kontrollin e botës dhe destabilizimin e saj.
Në këtë aspekt, Kanada është shteti promotor i mashtrimit, i themeluar mbi mashtrim e mbi kontroll totalitar të njerëzve në këtë rast, të emigrantëve, dhe është ndërtuar në mënyrë të atillë që t’i shërbejë emigracionit: ligjet, rregullat (nëse mund t’i quajmë ligje apo rregulla), gjykatat, punësimi, sistemi shëndetësor, avokatët, kontratat e punës, vizat, studimet për studentët e huaj etj. janë dizenjuar për t’i shërbyer procesit të mashtrimit të emigrantëve.
Emigracioni ka këtë qëllim:
Të gjithë ata individë që në vendin e tyre kanë një rëndësi, qoftë rëndësi reale politike e qoftë ekonomike, të cilët edhe pse mund të jenë të shtypur, ata kanë ndikim në shoqëri, ngrenë zërin, e identifikojnë padrejtësinë politike, të cilët në vendin e tyre kanë një peshë sepse jetojnë në vendlindje, të cilët mund të jenë një pengesë për pushtetin britanik botëror, atëherë një prej strategjive për t’i asgjësuar këta individë është mashtrimi përmes emigracionit, proces i cili është tepërsisht i lodhshëm dhe shterues energjie aq sa shkatërron jetë njerëzish.
Gjithashtu, emigracioni ka për qëllim destabilizimin e kombeve në çdo aspekt, destabilizim social, ekonomik, politik, fetar, dhe kulturor. Duke lëvizuar njerëzit nga vendlindja në një shtet të huaj, siç është Kanada, ky proces shkakton destabilizim marramendës edhe pse njerëzit e kanë të vështirë për ta përceptuar në rang individual.
Emigracioni, mes të tjerash, ka për qëllim ‘trajnimin’ e misionarëve të së keqës të cilët shërbejnë ndoshta indirekt për të përhapur të keqen. Kanada i promovon apo shfrytëzon shumë ata emigrantë të cilët edhe pse mund të kenë kaluar peripecira të mëdha apo edhe pse janë duke bërë punën e djalli, ata i bëjnë reklamë emigracionit në Kanada, duke ekspozuar një sukses të rremë. Në fakt, kjo kategori është më problematikja sepse bëhet pjesë e një procesi kaq të organizuar mashtrues sa nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë.
Për ta përmbledhur, Kanada është një shtet tipik mashtrues, shtet totalitar, pa ligje, pa rregulla, që funksionon si mafia, ku qytetarët janë spiunë të rëndomtë të shtetit sepse vetëm kështu mund të mbijetojnë, ku shteti mafioz e kriminal kontrollon ekonominë dhe punëdhënien në mënyrën më absolute të mundshme, shteti i cili ka shkatërruar jetën e miliona muslimanëve dhe vazhdon ta realizojë një proces të tillë çdo ditë.
Ky shtet batakçi duhet të denoncohet në mënyrë publike, apo qoftë edhe nëpër takime informale me njerëz në mënyrë që të minimizohet dëmi që ky shtet po iu shkaktron njerëzve, sidomos muslimanëve.
Kanada nuk është asgjë tjetër veçse një varrezë masive e emigrantëve, shteti i themeluar nga Monarkia Britanike pikërisht vetëm për këtë mision mashtrues.
Për këtë arsye, i bëj thirrje Qeverisë Kanadeze – kësaj qeveri opresive e mashtruese, që të më depërtojë nga ky shtet i ndryrë, që të ma revokojë shtetësinë kanadeze. Nëse dikur e kam menduar Kanadanë si oportunitet, tani e konsideroj këtë shteti si antivlerë e shoqërisë njerëzore, kështu që do të isha një mijë herë mirënjohës nëse do të ma heqnit shtetësinë kanadeze, edhe pse një të drejtë për t’u larguar nga ky shtet i ndryrë e kam vetë, por thirrjen publike po e bëj si pjesë e misionit për t’i ndërgjegjësuar njerëzit nga mashtrimi juaj ndërkombëtar në emër Perandorisë Britanike.
Sabri Lushi
Shkurt 2025
———
The Royal Family
Justin Trudeau
Pierre Poilievre
Danielle Smith
FordNation
Jagmeet Singh