Lënda: Vënje në dijeni të proçesit gjyqësor të Nderim Lushi
Drejtuar: Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë
I nderuar Z. Toni Gogu,
Unë jam Nderim Lushi, një qytetar nga Kukësi. Po ju shkruaj për t‘ju vënë në dijeni për dy akuza që prokuroria e Gjykatës Kukës ka ngritur ndaj meje, përkatësisht nenet 265, 266 të kodit penal. Kam një vit që hetohem nga prokuroria Kukës për nenin 265 të bazuar dhe ekstraktuar nga disa video që kam në kanalin tim në youtube.com, gjithashtu ky nen, sipas prokurorisë, është bazuar në shkrimet dhe në analizat politike të pavarura në blogun KUKESPOST.COM
Gjykata Kukës më ka njoftuar që më datë 20.04.2026 jam i ftuar të marrë pjesë në gjykim në një proçes të nisur nga prokuroria, e cila ka kërkuar pushimin e çështjes. Meqense kam një eksperiencë të gjatë me sistemin e drejtësisë dhe me hilet dhe gjuhën orwelliane të zakonshme të tyre , (kam kaluar një proçes në vitet 2015-2017 për organizimin e 5 protestave në Kukës, ku fitova pafajësinë) meqense nenet parashikojnë dënim maksimal 18 vite heqje lirie, bazuar në faktin që jam një zë kritik i vazhdueshëm i Ambasadës Amerikane dhe fakti që nenet janë të natyrës politike, kam arsye të besoj që është një skenar i sistemit të drejtësisë thjesht për të më burgosur padrejtësisht.
I kërkoj Ministrisë së Drejtësisë që të fillojë një hetim – edhe pse i papreçedentë, për të gjithë ata që punojnë në këtë godinë të quajtur gjykatë, si prokurorët, gjykatësit dhe avokatët. Kam arsye të forta të besoj që nenet janë porositur direkt nga Ambasada Amerikane, në koordinim të plotë me Ambasadën Britanike dhe në koordinim të plotë me Kryeministrin Edi Rama, prandaj e ftoj Ministrinë e Drejtësisë që të bëjë detyrën e saj dhe të hetojë lidhjet amerikane me personelin e Gjykatës Kukës – lidhje që identifikohen publikisht për shkak të Reformës në Drejtësi të organizuar dhe sponsorizuar nga vetë amerikanët.
Ju falenderoj,
Nderim Lushi
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.