Edhe pse ne nuk jemi në gjendje t’i vëmë gishtin këtij apo atij hoxhe se është agjent shtetëror, se paguhet nga shteti, se punon për CIA-në, se është spiun i kontrolluar nga armiqtë e fesë islame, sprova më e madhe që po kalon umeti islam në ditët e sotme është mungesa e dijetarëve dhe hoxhallarëve të vërtetë dhe infiltrimi i agjentëve shtetëror në mesin tonë.
Kjo është sprova më e madhe. Feja islame po kalon ditë të vështira sepse është nën kontrollin e plotë të armiqve të saj – të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Muslimanët nuk kanë ekonomi të pavarur, nuk kanë një shtet apo një entitet politik të tyre të pavarur, nuk kanë një ushtri të tyre, nuk kanë universitete të pavarura, nuk kanë akademi shkencore të pa kontrolluara nga armiku, nuk kanë media të pavarura, e rrjedhimisht, kjo e ka bërë shumë të vështirë si umet që të nxjerrë dijetarë e hoxhallarë të pavarur – njerëz të cilët kanë kapacitetin dhe guximin që të flasin të vërtetën pavarësisht konsekuencave.
Thotë Allahu në Kur’an,
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَسَوْفَ يَأْتِى ٱللَّهُ بِقَوْمٍۢ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُۥٓ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ يُجَـٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَآئِمٍۢ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ
“O ju të cilët keni besuar, nëse dikush prej juve e lë fenë e tij, Allahu do t’ju zëvendësojë me një popull që e do dhe ata e duan Atë, të cilët janë të përulur me besimtarët dhe krenarë mbi besimtarët. Ata luftojnë në rrugë të Allahut dhe nuk i frikësohen kritikës së kritikuesit. Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë. Allahu është i gjërë në mirësitë e Tij dhe i gjithëditur.” Surja el-Ma’ide, 54.
Muslimani nuk i frikësohet kritikës së kritikuesit. Sigurisht që të flasësh të vërtetën ka pasoja negative, por ky është roli i muslimanit: të jetë njeri i përgjegjshëm, të flasë të vërtetën, të jetë i qëndrueshëm në të duke qënë i bindur se Allahu është mbrojtësi i besimtarëve. Muslimani nuk gënjen.
Ishte shumë e dhimbshme dhe zemërthyerëse të dëgjoje një prej hoxhallarëve më të rëndësishëm në Kosovë të shprehej publikisht se, “Amerika është miku ynë;” shprehej sikur të ishte një politikan që jep deklarata radhe sa për të mashtruar publikun.
Nëse kjo deklaratë publike do të vinte nga një politikan, do ta mirëkuptonin. Në fund të fundit, ne nuk mësojmë fenë nga politikanët. Ne e dimë se ata janë mashtrues. Ne e dimë se ata janë propagandues, dhe qëllimi i tyre është kontrolli politik i opinionit publik.
Por, roli i një hoxhe, dijetari, apo mësuesi fetar është i ndryeshëm, dhe pritshmëria jonë ndaj tyre është krejt tjetër. Hoxha është i supozuar të flasë të vërtetën, t’i udhëzojë njerëzit tek e vërteta dhe e drejta, të flasë qartë, të mos bëjë propagandë, të flasë me një gjuhë që nuk lë vend për abuzim, të jetë i besueshëm, të ketë kredibilitet, dhe mbi të gjitha, duhet të jetë në reshtin e parë të rezistencës ideologjike.
Kështu që, Amerika nuk është shtet mik, i nderuar hoxhë. Ne e dimë se ti je i detyruar ta thuash këtë gjë publikisht edhe nëse nuk e beson një gjë të tillë. Ne e dimë se Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë të kanë bërë presion sepse i ke kaluar ca gjyqe në shtetin e pushtuar të Kosovës, por presioni politik nuk duhet të të bëjë që t’i thuash derrit dajë.
Amerika nuk është miku i ynë, e kam fjalën për muslimanët. Në fakt, Amerika nuk është miku i askujt. Vetë amerikanët po e shohin çdo ditë e më shumë Amerikën si kërcënimin e tyre.
I nderuar hoxhë, Amerika është entiteti zullumqar më i madh në botë. Si republika komuniste e parë e themeluar nga Perandoria Britanike në vitin 1776, ky shtet është i themeluar mbi padrejtësi, mbi zhvatje tokash, mbi vjedhje pronash, mbi shfrytëzim kombesh e njerëzish të pafajshëm, mbi shtypje, mbi skllavëri, mbi vrasje, shkatërrim, burgosje politike, mbi keqtrajtimin e njeriut, mbi ligje barbare, dhe mbi barbarizëm komunist.
I nderuar hoxhë, Amerika simbolizon degjenerimin moral. Nuk ka organizatë në botë që promovon shkatërrim e degjenerim moral që të mos sponsorizohet nga Qeveria Amerikane. Nuk ka anti-vlera që Amerika të mos i promovojë e nxisë në shoqëri, sidomos në shoqëritë muslimane.
I nderuar hoxhë, Amerika simbolizon shtetin armik të lirisë së fjalës dhe shprehjes së mendimit. Besoj se ju jeni të mirënjohur me procedurat e CIA-s që monitoron çdo universitet, çdo shkollë, çdo media, e çdo xhami, sidomos në vendet muslimane sepse Amerika nuk beson tek liria e mendimit. Amerika drithërohet nga liria e fjalës, nga dituria, nga shkenca e vërtetë, nga liria e besimit, dhe nga universitetet e pavarura.
I nderuar hoxhë, Amerika është armiku më i madh i muslimanëve. Ky shtet po vret natë e ditë muslimanë të pafajshëm, po shkatërron qytete, vendbanime, po burgos dijetarë, po imponon bllokada ekonomike, po furnizon me armë grupe terroriste, dhe më kryesorja, Amerika barbara është përgjegjëse kryesore për gjenocidin në Palestinë.
Jo, hoxhë!
Amerika është armiku ynë më i madh. Amerika është mbrapa çdo grupi terrorist. Amerika është përgjegjëse e korrupsionit, e padrejtësisë në sistemin gjyqësor, e grupeve kriminale, dhe e diktaturave politike.
Amerika e urren demokracinë dhe lirinë politike sepse ky shtet është i themeluar mbi parime komuniste.
Nëse mendon se Amerika ju ka shpëtuar nga Sllobodan Millosheviçi, atëherë ti je naiv, për të mos thënë gjë tjetër. Ky terrorist, Millosheviçi pra, nuk ka qënë asgjë tjetër veçse një spiun dhe agjent i CIA-s. Kjo është Amerika: nga njëra anë sponsorizon kriminelët, dhe nga ana tjetër, vetëofrohet si shpëtuese, ekzaktësisht se gangstierët e shërbimeve sekrete në Shqipërinë e viteve ’90-të që iu vetëofroheshin bizneseve për t’i mbrojtur kundrejt hajdutëve ndërkohë që ata ishin hajdutët e vetëm.
I nderuar hoxhë kosovar, që ke mbaruar shkollën në një prej vendeve tradhtare arabe, roli yt si hoxhë është të thuash të vërtetën, e jo të bësh politikë, e jo të sillesh si servil në media sa për t’u dukur i mirë në sytë e pushtetit. Ky nuk është islami. Kjo nuk është rruga e duhur.
Nëse je i kërcënuar me burg nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe e besoj një gjë të tillë, dhe mendon se je i detyruar të bësh propagandë politike, atëherë ndoshta i ke hyrë një rruge të gabuar të punosh si hoxhë.
Të jesh hoxhë është nder dhe ka shpërblim të madh tek Allahu pikërisht për rolin ideologjik dhe vështirësitë që vijnë me këtë pozicion, qoftë edhe për kërcënimet e Ambasadës Amerikane, por ky rol kthehet në barrë nëse vendos të bësh servilin politik.
Për ta mbyllur, Amerika është armike jo vetëm e muslimanëve, por e njerëzimit. Amerika përbën një kërcënim të madh për të gjithë ne, sidomos për çdo person që kërkon të jetojë një jetë të pavaruar. Amerika vret. Amerika kërcënon. Amerika shkatërron. Amerika shfrytëzon. Amerika është simbol i degjenerimit. Për rrjedhojë, duhet të jemi shumë vigjilentë.
Ndryshe nga ç’thotë ky hoxhë i nderuar, ne nuk duhet t’i besojmë kurrë Amerikës dhe politikave të saj, por duhet ta konsiderojmë si armikun më të madh.
Zoti i Madh i udhëzoftë hoxhallarët tanë, dhe e ruajttë umetin tonë nga hipokritët, nga servilët, dhe nga armiqtë që veshin petkun e fesë islame.
Gjithashtu, deklarata të tilla të këtij hoxhe nxjerrin në pah rëndësinë e madhe të universiteteve fetare të pavarura. Në fund të fundit, ky hoxhë reflekton kulturën e shkollës ku ka mbaruar. Shkollat e kontrolluara nga Amerika këtë lloj produkti nxjerrin në treg: t’i thuash armikut mik.
Umeti islam ka nevojë për shkolla të pavarura që të prodhojnë hoxhallarë të pavarur, ashtu siç kemi nevojë për xhami të pavarura e të pa kontrolluara nga shteti e për dijetarë që të mbahen me financat e pavarura të muslimanëve, e jo me paratë e helmuara të qeverive, që në vetvete të gjitha janë të kontrolluara nga armiqtë amerikanë.
Sabri Lushi
Maj 2024