Home » Balluku, Kryemadhi dhe riaktivizimi i britanikut, Aleksandar Vučić

Balluku, Kryemadhi dhe riaktivizimi i britanikut, Aleksandar Vučić

by Kukes Post
0 comments

Nuk është aspak pozitive të komentosh politikën shqiptare, pasi ne jemi një model i zakonshëm i pushtetit britaniko – amerikan botëror, por në një kohë të agresionit amerikan mbi popullsinë muslimane të Lindjes së Mesme, ndoshta meriton vëmendje Belinda Balluku, Kryemadhi dhe riaktivizimi i terroristit të preferuar të amerikanëve, Aleksandar Vučić.

Në opinion tim, Belinda Balluku është një projekt për të tërhequr vëmendjen e publikut drejt një individi pa asnjë lloj historiku të krimit dhe të terrorit të politikës shqiptare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ballukun nuk e lidh asgjë me vitin 1991, kur amerikanët shëndërruan Partinë e Punës në PS, dhe Sigurimin e Shtetit në PD; Balluku nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin, sa për simbolikë, të bustit të terroristit britanik, Enver Hoxha, siç kanë lidhje sigurimsat Bulku dhe Imami; Balluku nuk është firmëtare e varjes së poetit kuksian, Havzi Nela; Balluku nuk ka asnjë lidhje me Gërdecin, siç ka lidhje plaku i nemun (sb) dhe F. Mehdiu; Balluku nuk ka asnjë lidhje me degradimin e moralit të shqiptarëve dhe mbarështimin e korrupsionit, siç ka lidhje Ilir Meta; Balluku nuk ka qenë arkitekte dhe aktore i vrasjeve të 21 janarit; Balluku nuk përfaqëson njeriun që shembi e rishembi Tiranën, siç është Erion Veliaj dhe disa emra të tjerë; Balluku nuk është njeriu që përfaqëson firmat piramidale, siç i përfaqëson Ambasada Amerikane, plaku i mallkuar (sb) dhe Ridvan Bode; Balluku nuk simbolizon terrorin komunist në PS, siç e përfaqëson vrasësi i shkodranëve, Gramoz Ruçi; Balluku nuk përfaqëson pjesën kasape dhe terroriste të pushtetit në Shqipëri, siç e përfaqësojnë prokurorët, avokatët dhe gjykatësit. Belinda Balluku qartësisht është një emër i zgjedhur për të relativizuar krimin e politikës në Shqipëri, është një emër që është zgjedhur për t‘i lehtësuar sadopak barrën e akuzave ndaj Ambasadës Amerikane dhe ndaj simbolit të krimit, Ilir Meta, dhe politikanëve të tjerë shqiptarë.

Belinda Balluku është afruar në qeveri në vitin 2019, vit që është krijuar SPAK, pra qartësisht, ndryshe nga viti 1990 dhe 1997, një vit aspak i përshtatshëm për të bërë korrupsion. Balluku akuzohet në mënyrën me qesharake dhe aspak profesionale që ka blerë rreth 300 apartamente (edhe pse personalisht nuk e kam verifikuar nëse kjo akuzë është e shkruar zyrtarisht, por vetë Balluku e pranon publikisht si akuzë mediatike dhe publike), kur dihet botërisht që blerja e një apo dy apartamenteve, aq më tepër nga një zyrtare e lartë e shtetit, do të aktivizonte mekanizma verifikues të çdo qindarke që do të përdoreshin për të blerë pronat e pretenduara. Qartësisht kjo akuzë është thjesht publike dhe lehtësisht mund të mohohet nga Balluku dhe avokati i saj, pasi këtë mbrojtje do ta bënin vetë një sërë institucionesh shtetërore. Përveç se një stuhi në një gotë uji, Balluku është një histori boshe dhe një trillim përmes të cilit kërkohen të mbrohen dhe të mbahen jashtë vëmendjes së publikut të korruptuarit e vërtetë të politikës shqiptare, siç janë: Ambasada Amerikane, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta e plot emra të tjerë. Balluku në mënyrë të vetëdijshme është pjesë e kësaj farse dhe këtij komploti dhe se ky është krimi i saj i vërtetë, pra pjesëmarrja në këtë farsë, dhe se akuza e 300 apartamenteve është një akuzë qesharake në krahasim me akuzën e saj të vërtetë.

E ndërsa Balluku sot po kryqëzohet nga mediat shqipare dhe nga publiku si një histori e madhe korrupsioni, Monika Kryemadhi po punon palodhur për të distancuar Ilir Metën dhe veten e saj nga ajo çka ata janë në të vërtetë – simbol i korrupsionit, simbol i amerikanizmit, simbol të teqeve dhe simbol i importimit të kulturës së degraduar perendimore në Shqipëri. Kryemadhi është një projekt mediatik shumë i kushtueshëm dhe aspak i rastësishëm, pasi Shqipëria është në një kohë që ka një Ambasadë Amerikane pothuajse inekzistente dhe në llogaritë dhe strategjitë e politikës një Kryemadhi me një imazh të ri, me Ilir Metën në burg dhe me lënje në harresë të të gjithë politikanëve të korruptuar shqiptarë do të thotë një lehtësim për imazhin e dërmuar të Ambasadës Amerikane dhe një rikthim gradual të kësaj ambasade në skenën shqiptare për të bërë atë çka ajo bën më së miri: për të vjellur vrerë dhe degradim në publikun shqiptar. Amerikanizmi në Shqipëri është i lidhur ngusht me emrat e vjetër të politikës, prandaj një rregullim imazhi i Kryemadhit, dhe një ndistancim nga bota e krimit të Ilir Metës duke e burgosur, do të thotë një rifreskim për vetë imazhin e padrones së Ilir Metës, pra Ambasadës Amerikane. Kjo pra është arsyeja që Monika Kryemadhi është sot shumë popullore në media dhe përfaqëson show që e mbajnë larg asaj çka ajo përfaqëson në të vërtetë: korrupsionin, amerikanizmin dhe zullumin.

Perveç Ballukut dhe Kryemadhit, publikut shqiptar i duhet të merret dhe me kërcënimet për luftë të Aleksandar Vučić – një spiun dhe terrorist i preferuar i britanikëve në Serbi. Pushteti global britaniko – amerikan, përveç krijimit të Izraelit, Iranit, ISIS, Al – Qaeda, ka krijuar dhe një shtet të tyre të preferuar dhe një entitet që herë pas here çon përpara masakrat dhe planet britaniko – amerikane për gjenocid, pra Serbinë. Qartësisht Serbia është një nga projektet më strategjike të pushteti global britaniko – amerikan, e ndërsa Irani dhe Izraeli janë dy projekte britanike për të mbajtur në luftë dhe terror gjithë Lindjen e Mesme, në Ballkan ky projekt terrorist britaniko – amerikan quhet Serbi.

Kujtojmë që Serbia ka pasur një familje mbretërore britanike që e ka qeverisur në fillimet e krijimit të saj si principatë; Serbia ka qenë shtet komunist – ideologji britanike e krijuar për të qeverisur territoret dhe shtetet e krijuara nga britanikët; Serbia ka udhëhequr një fushatë ushtarake famëkeqe të vrasjes së rreth 600 mijë boshnjakëve muslimanë dhe 10 mijë muslimanëve shqiptarë në Kosovë, kjo një axhendë britanike dhe aspak një axhendë e një shteti të parëndësishëm, siç është Serbia; Serbia ka pasur si kryeministër dhe ministër mbrojtje një qytetar amerikan, Milan Panić (1993), dhe kjo në fillimet e gjenocidit britanik ndaj popullsisë muslimane të Bosnjës. Siç e shohim, të gjithë rrugët e Serbisë të çojnë në Londër dhe se kërcënimet për luftë të Aleksandar Vučić duhet të merren seriozisht pasi janë kërcënime amerikane, janë kërcënime britanike dhe se nuk janë kërcënimet e një shteti të parëndësishëm, siç është Serbia.

Sigurisht që Shqipëria muslimane është shenjestër e amerikanëve dhe pjesë e luftës së britanikëve, prandaj duhet lexuar mirë lufta dhe terrori amerikan ndaj popullsisë së pambrojtur të Lindjes së Mesme, duhet lexuar mirë akuza mediatike dhe e zhurmshme e Ballukut, duket kuptuar mediatizimi i Kryemadhit dhe duhet kuptuar dhe analizuar me qetësi, seriozitet dhe objektivizëm kërcënimet për luftë të terroristit britanik, Aleksandar Vučić.

Nderim Lushi

Shkinak, Kukës, Albania

15.03.2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like