Home » Mercenari dhe vegla amerikane, Jamarbër Malltezi

Mercenari dhe vegla amerikane, Jamarbër Malltezi

by Kukes Post
0 comments

Më 18 Gusht të vitit 2021 vendosa të aplikoj për azil politik në shtetin Gjerman. Azilin tim drejt Gjermanisë e kishte uruar dhe Malltezi, që në vitin 2015, përmes një statusi në facebook, si reagim “mbështetës” i tij për arrestimin tim politik të 4 maj 2015, arrestim gjatë një tubimi në Kukës, i cili shprehej: “ e ardhmja e Nderim Lushit është Gjermania dhe azili politik”.

Gjithsesi akuzat ndaj meje ishin politike, dhe logjikisht derrit i duhej thirrur dajë dhe në atë kohë nuk reagoja negativisht për Malltezin, as për kryesigurimsin dhe asetin e CIA-s Sali Berishën dhe as për Flamur Nokën, i cili komentonte në media që njeriu që është arrestuar në Kukës është dikush tjetër e jo Nderim Lushi, sigurisht që nuk reagoja as për ambasadën e fëlliqur të SHBA-ve, e cila është prapa çdo vrasje, prapa çdo përdhunimi dhe prapa çdo padrejtësie që urdhërohet në tokën shqiptare, e cila është dhe prapa Berishës, Malltezit, malltezëve dhe prapa flluskës Noka.

Kështu që pas 8 viteve u detyrova të marrë dy fëmijët e mi dhe t’i drejtohem Gjermanisë, prej ku u ktheva pas 8 muajsh. Qëndrimin tim në Gjermani dhe peripecitë atje i kam shpjeguar në disa shkrime në nderimlushi.com, mbërritjen e spiunëve undercover nga Shqipëria, zhurma dhe vendimi i shtetit terrorist Gjerman për të më keqtrajtuar dhe për të më shëndërruar azilin në ferr, ku kuptova dhe arsyet se pse Malltezi bënte thirrje që unë të ikja në Gjermani.

Gjithsesi nga Gjermania u ktheva me dëshirën time në avion dhe jo në arkivol, siç janë kthyer dhjetra e qindra aktivistë nga Ballkani, ku vlen për të përmendur masakrën në Gjermani të aktivistëve politikë kosovarë, Vëllezërit Gërvalla, për vrajsen e të cilëve personalisht kam akuzuar qeverinë terroriste gjermane dhe CIA-n.

Siç do të provohej, më 18 gusht të vitit 2021, ndërsa unë u nisa për në Gjermani, Sabri Lushi (vëllai im) mori avionin në Prishtinë në drejtim të Kanadasë, fadromat dhe mjetet e rënda që angazhohen në ndërtimet e hidrocentraleve ishin nisur për në fshatin Fshat të Kukësit, një fshat pak kilometra larg vendlindjes sonë. Theksova vëllain tim, pasi sot ai ka faqen e tij, sabrilushi.com dhe kukespost.com, në të cilat gjenden reagimet dhe aktivizmi unik dhe gjithçka është në gjuhën angleze, gjë e cila e ngre çdo çështje aty në nivel ndërkombëtar dhe sot ato shkrime gëzojnë një audiencë me qindra mijëra klikime. Në kukespost.com, ka mbi 10 shkrime në anglisht ku Sabriu ka ngritur në nivel ndërkombëtar “skavicën” dhe çdo projekt tjetër energjetik, të cilët vjedhin dhe grabisin shqiptarët. Pra Sabri Lushi si një intelektual që ngre zërin intelektualisht dhe jo si vëllai im.

Unë mbërrita në kampet e ferrit në Gjermani, ndërsa Sabriu mbërriti në Kanada, ku po haste vështirësi në gjetjen e një pune, ndërsa në fshatin Fshat të Kukësit fadromat që punojnë për kompanitë dhe grabitësit amerikanë kishin filluar ndërtimin e HEC-it të radhës. Në Gjermani unë u bëra subjekt i eksperimenteve, talljeve dhe sulmeve të vazhdueshme të autoriteteve gjermane dhe me dy fëmijë të mitur 2 dhe 7 vjeç gjithçka bëhej dhe më e vështirë, ku dhe kthimi vullnetar merrte të paktën dy ose 3 muaj duke e ngadalësuar proçesin dhe mbyllja për shkak të pandemisë.

Në facebook, në media, në bisedat me të afërm përmes komunikimit elektronik, të cilat shumë shpejt i çova në nivelin zero, nuk dëgjonim kurrë për këtë projekt grabitës energjetik. Flitej për “skavicën”, për të vdekur që kishin humur rrugën drejt varrit, për divorce, për çudira të mëdha se si një mashkull kishte bërë seks me një femër, se si një i afërm i yni kishte në plan të divorcohej, se si ishte zbuluar që kanceri ishte vdekjeprurës, se si të afërm po u dilte shpirti nga reumatizma dhe nga pasojat psikologjike që të lë të qenurit tradhtar dhe sigurims dhe se si x-it apo y-it po i dilte viza për Kanada, Amerikë apo UK, për gjithçka flitej, por jo për HEC-in e radhës që po ndërtohej pranë vendlindjes sonë.

I gjendur subjekt i teknikave të tilla të shërbimeve të spiunazhit shqiptar, të cilët operonin nga çdo drejtim, përfshirë dhe anëtarë të familjes (këtë po e them që të jem i sinqertë dhe i drejtë me këdo) vendosa që të çojë në nivelin zero çdo komunikim, vendim që e zbatoj dhe sot, por gjithsesi kjo pastërti dhe qetësi i të komunikuarit nuk më kishte ndihmuar që të dëgjoja qoftë dhe një fjalë të vetme që në fshatin Fshat fadromat amerikane kishin zaptuar lumin e fshatit dhe brenda 6 muajsh do të bënin fakt të kryer HEC-in e radhës, as Jamarbër Malltezi nuk kishte folur kurrë për HEC-in e radhës, po sigurisht kishte folur shumë për disa inçeneratorë inekzistentë, reagime që ofronin veç zhurmë dhe asgjë më tepër.

Këtë “zbulim” e bëra dje, pra më datë 11 gusht, 2022, ndërsa po rrugëtoja me furgonin e linjës Kukës-Çajë, pra “zbulova” që në fshatin Fshat në “fshehtësi” të plotë dhe në heshtje të plotë mediatike na qenka ndërtuar një HEC i tërë, i cili sot, për shkak të prishjes së strukturës së tokës gjatë ndërtimit të tij, rrezikonte të shembte tërë fshatin.

Ja pra, se pse reagon Malltezi për inçeneratorët, se pse reagon Malltezi që unë e të tjerë të ikim azil në Gjermani! Malltezi ka profesion mashtrimin dhe zhurmuesin, këto i bën për llogari të amerikanëve, pikërisht që të lihen në hije dhe fshehtësi HEC-et, që të lihet në hije çdo grabitje tjetër që amerikanët por kryejnë në çdo cep të Shqipërisë.

Në fshatin Fshat të Kukësit na qenka ndërtuar në heshtje të plotë një HEC, kushedi sa të tjerë janë ndërtuar larg syrit dhe vëmendjes së publikut dhe kjo falë dhe spiunëve e shërbetorëve të Amerikës, siç është Jamarbër Malltezi.

HEC-i i radhës është miratuar në fshatin tim të lindjes, në Shkinak të Kukësit, i miratuar njëkohësisht me HEC-in e fshatit Fshat, por që akoma nuk është sulmuar nga fadromat grabitëse amerikane. Natyrisht nuk mund të bëjmë shumë për t’i ndaluar, e as për t’i detyruar që të paguajnë me para cash tokat dhe pronat që HEC-et amerikane pushtojnë në Shkinak dhe anekënd Shqipërisë, por minimalisht mund të dërgoj për këtë çështje 1 milion e-maile në tërë botën, mund të organizoj 1000 tubime simbolike te ambasada e fëlliqur e SHBA-ve, mund të shpreh mospajtimin tim me gjuhën e ligjeve duke çuar në gjyqe e debate publike grabitësit amerikanë, por më shumë nuk mund të bëhet. Grabitësit amerikanë janë të pandalshëm në Fshat, në Shkinak, në Skavicë, në Valbonë e në çdo cep të Shqipërisë, por askush nuk na e heqën të drejtën që të reagojmë intelektualisht dhe të bëjmë aq sa mundemi që të marrim atë që na takon dhe të mbrohemi me aq sa mundemi nga grabitjet amerikane.

Besoj që tani e keni kuptuar se pse reagon një tip si Malltezi. Malltezi dhe gjithë malltezët e tjerë kanë vetëm një punë: zhurmë, mashtrim dhe shpërqendrim dhe këtë e bëjnë për llogari të ambasadës së fëlliqur të SHBA-ve, këtë e bëjnë për llogari të grabitjeve amerikane.

Shqipëria teknkisht mund të eksportojë sot miliarda dollarë në muaj energji elektrike, dhe potencialisht sot mund të furnizojmë me energji elektrike gjysmën e Europës, por për qartësimin dhe për detajet teknike të mëtejshme do të merrem në vazhdimësi, dhe në një ambjent të tillë ekonomik të grabitjes masive që Amerika u bën resurseve tona, ngritja e kauzën së energjisë elektrike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar është një qëllim i shenjtë i çdo shqiptari.

E ndërsa Malltezi reagon në media për disa inçeneratorë inekzistentë, Amerika vjedhën dhe grabitën ditën me diell ujin shqiptar, energjinë shqiptare, ndërsa shqiptarët (dhe unë) diskutojnë bukën dhe mjetet bazike të jetesës.

Arma jonë e vetme ngelet pena dhe rruga intelektuale!

 

Nderim Lushi, Shkinak, 12 gusht ‘22

shënim: eksperienca ka treguar që çdo emër politikani që përmend, ambasada e fëlliqur e SHBA-ve e promovon, pasi sipas tyre do të merrem përgjithmonë me një emër të tillë. Sigurisht Malltez, ky është shkrimi i parë dhe i fundit për ty, kjo si një mënyrë për t’u distancuar publikisht nga një i korruptuar, spiun amerikan dhe i pabesë siç jeni ju.

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post