Imagjino sikur Shqipëria të ishte shteti i pesëdhjetë e një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikur presidenti amerikan të ishte shqiptar, sikur shumë sekretarë të qeverisë amerikane të ishin shqiptarë, sikur shumë biznesmenë të ishin shqiptarë, sikur Shqipëria të ndodhej gjeografikisht në kufirin më të rëndësishëm të kësaj perandorie, a nuk do të thoshim se SHBA është e jona? A nuk do të thoshim se shqiptarët nuk janë thjeshtë të privilegjuar brenda kësaj perandorie, por në fakt perandoria është e tyre, ashtu siç çdo shtet i SHBAs e quan atë shtet të vetin.
Në një situatë të tillë – kur shqiptarët do të mbanin poste të larta politike, ekonomike, ushtarake, intelektuale, kur feja e tyre do të ishte e njejtë me fenë e perandorisë, kur numri i popullsisë së tyre do të ishte i konsiderueshëm, çfarë arsye do të kishin shqiptarët të luftonin kundër perandorisë së tyre?
Në fakt, në një situatë të tillë do të ishte më e udhës që të thoshim se të tjerët po luftojnë për t’ua marrë atyre perandorinë nga duart. Shqiptarët nuk kishin çfarë to humbnin sepse ata e kishin pushtetin. Ata mbanin postet më të lart. Ishin britanikët pikërisht që po kërkonin t’ua merrnin pushtetin nga duart.
As më pak e as më shumë, kjo ka qënë gjendja e shqiptarëve gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Ata mbanin poste të larta. Shqiptarët nuk ishin thjeshtë të privilegjuar, por perandoria ishte e tyre. Ata banonin në frontin më të rëndësishëm të saj: në kufirin me Europën barbare, që ishte armiku më i madh i muslimanëve dhe i Perandorisë.
Ndërsa sot, armiqtë tanë, ata që na pushtuan dhe na shkatërruan në fillim të shekullit 20-të, që na copëtuan në Ballkan, që na vranë, na shkretuan, na shkatërruan gjithçka, që e kanë shndërruar popullin tonë në popullin më të diskriminuar të Europës, që tallen me ne, që na nënçmojnë, që na vjedhin burimet natyrore, sot ata na thonë se janë aleatët tanë strategjik – Amerika dhe Perandoria Britanike, barbarët e hajdutët e botës.
Amerika dhe Perandoria Britanike janë armiqtë më të mëdhenjë tanët. Nga një popull perandorak, me liri e privilegje politike, na kanë kthyer në popullin më të nënçmuar të Europes. Kontrata ekonomike që ata na kanë ofruar është: kurbeti për të punuar si punëtorë hekuri, e madje pa dokumeta.
Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane – simboli i korrupsionit, kanë guximin të na dhonë se ata na çliruan nga Perandoria Osmane. Na çliruan nga perandoria jonë?
Amerika është nëna e gënjeshtrës, mashtrimit, spiunazhit, e propagandës.
I keni parë gjelat e CIA-s të cilët flasin ditë e natë në media duke sharë shqiptarët, duke sharë të shkuarën tonë kur ne ishim popull perandorak?! I keni parë këta agjentë që gënjejnë rreth historisë sonë? Që flasin për pellazgët, ilirët, gjuha, dialekti, serbi, greku, e përralla të tilla, si e si për t’i bërë hije të shkuarës sonë perandorake?
Çdo intelektual shqiptar që shtrembëron historinë, që kërkon ta quaj periudhën më të lavdishme për në, siç është ajo gjatë Perandorisë sonë Osmane, ata janë spiunë e agjentë të CIA-s, ata janë sahanë-lëpirës e komunistë të Britanisë së Madhe e tradhëtarët më të mëdhenjë të kombit tonë.
Amerika nuk është aleati ynë strategjik sepse faktet flasin vetë. Ajo është armikja jonë më i madhe, shkatërruesja e popullit tonë. Ishin pikërisht këta paganë perëndimorë që u bashkuan kundër shqiptarëve në fillim të shekullit 20-të që na copëtuan e na kthyen në popullin më të varfër.
Të mos harrojmë se Konferenca e Ambasadorëve, në të cilët u vendos fati i shqiptarëve, u mbajt në Londër – në kryeqendrën e Perandorisë Britanike, dhe nën mbikqyrjen e familjes mbretërore britanike.
Nëse flasim për pushtim, nuk ishim të tillë nën Perandorinë Osmane, por sot jemi të pushtuar, të pushtuar nga paganët e barbarët amerikanë e britanikë. Të pushtuar jemi sot, jo atëherë.
Sa i përket përrallave të CIA-s si pellazgët, ilirët, kombi, flamur, shpella e Krujës, pavarësia, nuk kemi nevojë për këto përralla të sponsorizuara nga Qeveria Amerikane.
Sabri Lushi