LOGIN
Home » Izraeli po lufton në emër të Amerikës dhe Britanisë së Madhe

Izraeli po lufton në emër të Amerikës dhe Britanisë së Madhe

by Kukes Post
0 comment

Fakti që shumë çifutë – qytetarë izraelitë ose jo, po distancohen publikisht nga gjenocidi i Qeverisë Izraelite, madje ka prej tyre që po hedhin edhe medaljet e dhuruara nga kjo qeveri nën motivimin e resistencës kundër Holokaustit, kjo tregon se lufta që shteti i Izraelit po bën kundër fëmijëve e grave palestineze nuk është luftë në emër të Judaizmit apo të pasuesëve të kësaj feje.

Izraelit po lufton në emër të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Në fakt, ky shtet, ashtu siç po del qartë tashmë, nuk është formuar për t’iu siguriar çifutëve një vend-strehim, porse ky shtet ka vetëm një qëllim: të mbrojë interesat politike të Qeverisë Amerikane dhe Britanisë së Madhe, në këtë rast duke shfrytëzuar çifutët, që shumë prej tyre janë edhe viktima.

Për muslimanët duhet të jetë mëse e qartë se armiku ynë është Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe, të cilat kontrollojnë çdo qeveri në vendet muslimane, të cilat kontrollojnë ekonominë e muslimanëve, të cilat kontrollojnë ushtritë dhe politikat e muslimanëve.

Edhe pse Izraeli zyrtarisht ka pushtuar Palestinën, e vërteta është se Amerika dhe Britania e Madhe kanë pushtuar të gjithë umetin tonë, nga Maroku në Indonezi, dhe kanë venë në krye të çdo zhgarravine në hartë – që njihet me emrin shtet, një qeveri kukëll, një grusht spiunësh e agjentësh, të cilët kanë vetëm rol adminstrativ.

Nëse Amerika dhe Britania e Madhe nuk identifikohen dhe nuk konsiderohen si armiqtë zyrtarë dhe realë të muslimanëve, por fokusi ynë ngelet tek ushtarët e tyre çifutë në Izrael, kjo do të rezultoj në fatalitet.

Është interesant fakti që kryeministri izraelit po citon Biblën për të justifikuar gjenocidin e tij, dhe, për mendimin tim, këtë po e bën thjesht për të distancuar nga ky krim Sekularizmin Britanik. Netanjahu nuk pyet për Biblën. Ai është sekularist.

Ushtarët izraelitë nuk po vrasin në mënyrë independente, edhe pse kjo nuk i shfajëson ata aspak nga krimet që po bëjnë – asnjë ushtarë nuk mund të shfajësohet apo justifikohet për zbatimin e urdhërave kriminalë të komandantëve të tyre, por ballafaqimi nuk nis me ta. Ballafaqimi dhe beteja jonë për paqë është kundër terroristëve britanikë e amerikanë, të cilët qëndrojnë mbas kësaj lufte.

Terroristët britanikë e ata amerikanë janë gati të fillojnë një luftë botërore nëse puna e kërkon. Këta terroristë janë për t’u pasur frikë sepse janë njerëz ateistë, që nuk kanë moral e parime. Ata janë barbarë.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post