Kukës më 16.4.2026
Nderim Lushi
Ndarja administrative Grykë – Çajë, Kukës, Albania
Tel: 0686878566
- mail: nderimlushi@gmail.com
Web: https://kukespost.com
Lënda: 1- Ftesë për pjesëmarrje në seancën gjyqësore në Gjykatën Kukës më 20.4.2026
- Kërkesë për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetim të Kryeministrit Rama për abuzim pushteti dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë; monitorim dhe hetim të aktivitetit të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës Britanike në Shqipëri, aktivitet që ka të bëjë në ndërhyrjet direkte dhe të paligjshme në sistemin e drejtësisë dhe në gjykatat e Republikës së Shqipërisë
Drejtuar: Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
I nderuar z, znj, deputet/e
- Ftesë për pjesëmarrje si vëzhgues në Gjykatën Kukës:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës më ka njoftuar që më datë 20.4.2026, ora 9:30 am, në salla penale nr. 2 ftohem të marrë pjesë në gjykim. Edhe pse zyrtarisht është një proçes i nisur nga prokuroria për të pushuar çështjen, bazuar në mungesën e kredibilitetit të gjykatave, dhe në bazë të formulimit orwellian të vetë proçesit gjyqësor, ju ftoj të vëzhgoni nga afër këtë proçes pasi bëhet fjalë për dy nene (neni 265, 266) të cilët parashikojnë si maksimum heqje lirie deri në 18 vite. Akuzat janë bazuar në aktivitetin tim online, veçanërisht në faqen kukespost.com ku unë jam bashkëthemelues, gjë që tregon qartë që kemi të bëjmë me një proçes politik, një proçes kundër lirive themelore si: liria e shprehjes dhe liria për të shprehur i lirë opinionet.
- Kërkesë për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar:
Meqenëse akuzat ndaj meje janë politike, dhe se prokuroria Kukës ka shprehur shqetësim për kukespost.com në komunikimet me ta, faqe që kryesisht mban në fokus politikat britaniko – amerikane internacionale, kjo më bën të besoj që kemi të bëjmë me një ndërhyrje direkte dhe të paligjshme në Sistemin e Drejtësisë nga Ambasada Amerikane dhe Ambasada Britanike dhe Kryeministri Rama.
Kërkoj që Parlamenti Shqiptar të formojë një komision hetimor parlamentar për të hetuar Kryeministrin Rama, Ambasadën Amerikane dhe Ambasadën Britanike në lidhje me pretendimet të ndërhyrjeve direkte dhe të paligjshme në Sistemin e Drejtësisë së Republikës Shqipërisë. Dua të theksoj që Ambasada Amerikane dhe Kryeministri Rama vetëdeklarohen vazhdimisht në media si ndërhyrës të drejtëpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, aq sa Ambasada Amerikane, një entitet që përfaqëson një vend të huaj, mban flamurin si sponsorizuese dhe promovuese e Reformës në Drejtësi.
Ju falenderoj,
Nderim Lushi
Lista e deputetëve të cilëve u është dërguar kjo letër, në e-mail zyrtar të parlamentit dhe pjesërisht si komente në profilet e tyre në rrjetet sociale. Lista e deputetëve do të përditësohet herë pas here pasi kjo mund të zgjasi nga 2-3 ditë.
Lista e deputetëve që u është dërguar kjo letër
- Z. Niko Peleshi
- Zn. Adea Pirdeni
- Z. Adi Qose
- Z. Admir Kadeli
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.