Home » PUNA ËSHTË VENDI KU SHTETI MODERN E KA PËRQËNDRUAR KONTROLLIN DHE SPIUNIZMIN MË SË SHUMTI

PUNA ËSHTË VENDI KU SHTETI MODERN E KA PËRQËNDRUAR KONTROLLIN DHE SPIUNIZMIN MË SË SHUMTI

by Kukes Post
0 comments

Së pari, është imperativ të nënvizohet fakti se bota moderne, të paktën që mbas luftës së dytë botërore, ka rënë nën kontrollin e okupatorit britanik. Kur Perandoria Britanike eleminoi të gjithë kundërshtatër e mundshëm, në mënyrë primare Perandorinë Osmane, atëherë bota filloi të udhëhiqej nga një qeveri e vetme. Edhe formimi i Lidhjes së Kombeve në vitin 1920 apo i zëvendësimit të saj me OKB-në në vitin 1948 është thjesht manifestim i qeverisjes britanike botërore.

Fakti që bota qeveriset nga një qeveri e vetme, ku shtetet nuk janë më shumë se sa njësi administrative të formuara nga Perandoria Britanike, ku në krye të çdo njësi administrative është vendosur një agjent apo spiun i monarkisë britanike, ku ligji që i qeveris këto njësi nuk është kushtetuta, por ligji ndërkomëtar britanik, kjo do të thotë se shtetet nuk janë në konflikt real me njëri tjetrin pavarësisht luftërave që bëhen, të cilat janë të gjitha të mirëplanifikuara nga pushteti botëtore britanik, viktima të së cilave janë qytetarët e thjeshtë, jo pushtetarët.

Për më tepër, fakti që shtetet nuk janë në luftë reale, atëherë roli i sigurimeve sekrete, siç është roli i organizatës terroriste të CIA-s, nuk është që të mbrojë vendin nga armiku i jashtëm, një arsyetim i zakonshëm i shërbimeve inteligjente. Kjo është një teknikë mashtruese e pushtetit britanik.

Qëllimi i vërtetë i shërbimeve inteligjente është kontrolli i vetë popullit, duke i kthyer ata të gjithë kundër të gjithëve. Në shumë raste, luftërat përdoren si mekanizma për t’a konsoliduar rolin e brendshëm të sigurimeve sekrete.

Për shembull, gjatë luftës së ftohtë mes kampit të Britanisë së Madhe e Ameriksë dhe kampit të Bashkimit Sovjetik, të dyja kampet e kanë përdorur situatën politike për të rekrutuar spiunë pafund, për të arrestuar qytetarë të pafajshëm, për të mbyllur biznese, për të shkatërruar karriera njerëzish të ndershëm, e për t’i bindur spiunët e shtetit t’i nënshtrohen çdo urdhëri.

Të njejtën gjë kanë bërë SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Evropa, e të njejtën gjë kanë bërë Bashkimi Sovjetik, Rusia dhe e gjithë bota komuniste. Në fund, e gjithë lufta e ftohtë rezultoi në diçka boshe. Ajo që ngeli ishte spiunizmi dhe mekanizmat e kontrollit të individëve.

Atëherë, meqënëse roli kryesor i shërbimeve sekrete moderne nuk është luftimi i armikut të jashtëm, sepse një gjë e tillë nuk ekziston në një botë të qeverisur nga një qeveri e vetme, por kontrolli dhe shtypja e vetë popullit, vendi ku shteti i ka përqëndruar shërbimet sekrete më së shumti është puna dhe universitetet – që në vetvete lidhet me punën sepse aty fillon e ardhmja e punësimit.

Në ekonominë moderne botërore, e kontrolluar rreptësisht nga pushteti britanik botëror, puna ka rol qëndror. Ajo është mundësia e vetme për të ardhura të domosdoshme për pjesën më të madhe të shoqërisë. Në punë kalohet një pjesë e madhe e jetës, ndoshta më shumë se me familjen. Puna përbën identitetin dhe vendin më të rëndësishëm për shoqërinë moderne.

Të gjithë flasin për punë. Qeveritë premtojnë vende pune më shumë. Partitë politike dhe debatet – edhe pse teatrale, politike janë të përqëndruara rreth punës, vendit të punës, taksat, pensionet, të drejtat e detyrimet e punës etj.

Meqënëse puna ka kaq rol të madh në botën e kontrolluar nga britanikët, dhe ajo është burimi i vetëm i të ardhurave për pjesën dërrmuese të shoqërisë, nuk ka dyshim atëherë që sigurimet sekrete të qeverive moderne janë përqëndruar në vendet e punes sepse qëllimi i këtyre qeverive nuk është lufta ndaj armikut të jashtëm, sepse një i tillë nuk ekziston, por kontrolli dhe luftimi i vetë qytetarëve.

Edhe pse nga pikëpamja teorike ndoshta kam qënë i vetëdijshëm për këtë fakt të hidhur të pushtetit modern britanik, pushtet i cili kontrollon të gjithë botën, eksperienca personale në shtetin e korruptuar kanadez më ka dhënë edhe më shumë të dhëna rreth këtij realiteti të hidhur.

E vërteta e hidhur është se shteti kontrollon çdo vend pune, në sektorin shtetëror e në sektorin privat, punë me dokumente apo pa dokumente, punë me para në dorë apo me bankë, më kontratë apo pa kontratë. Të gjitha punët apo vendet e punës i kontrollon shteti, apo më sakte, sigurimet sekrete të shtetit. Të gjitha departamentet e burimeve njerëzore janë zyra të sigurimeve sekrete, të gjitha pa përjashtim.

Përveç se shteti cakton në mënyrë sekrete se cili të hyjë në punë e cili jo, se çfarë pune mund të punosh e çfarë pune është e ndaluar, se çfarë karriere t’i hysh, pagesat, rrogat, rregulloret, flakjen nga puna, promovimet, gjithashtu shërbimet spiunazhe janë mbrapa shumë problemeve që punëtorët apo punonjësit hasin në punë.

Në mënyrë të gabuar, thuajse të githë njerëzit mendojnë se puna është një kontratë – e shkruar apo gojoje, mes punëdhënësit e punëmarrësit, me anë të së cilës punëmarrësi paguhet nga punëdhënësi për punën apo shërbimin që ofron. Kjo është vetëm pjesa formale.

Një rol tjetër i punës është kontrolli i njerëzve, por kjo nuk pranohet kurrë zyrtarisht. Çdo punëtor apo punonjës në vetvete duhet të shërbej si spiun apo agjent shteti potencial, edhe nëse nuk i vihet emri i tillë. Puna në vetvete duhet të konsiderohet si favor që i bëhet qytetarit nga shteti, e jo si një e drejtë. Prandaj, thuajse asnjë punë nuk jepet mbi baza merite. Vetë proçesi i punësimit është organizuar në mënyrë të atillë që gjërat të bëhet përmes një miku, një partie politike, një bosi, gjoja përmes ryshfetit etj. Shteti sigurohet mirë që çdo person që merr një punë të mos e konsiderojë atë si një të drejtë apo si diçka që parashikohet vetëm nga kontrata, porse ajo duhet të konsiderohet si një favor apo nder që i bëhet qytetarit, e si rrjedhojë, duhet të jetë i gatshëm ta shlyej këtë nder nëse kërkohet nevoja.

Çdo problem pune, çdo ngatërrese, shtypje, presion, çdo ngatërrese mësues-nxënës apo anasjelltas, çdo urrejtje profesor-student apo anasjelltas, çdo konflikt me një bos apo koleg pune etj. kontrollohet nga sigurimet sekrete. Nëse një qytetar ka probleme me shtetin, me gjykatat, apo ndoshta po bën veprime ‘problematike’ – po planifikon të bëj diçka që nuk i pëlqen pushtetit britanik, vendi ku mund të goditet ky qytetar është puna.

Shkurt, hakmarrja e shtetit ndaj qytetarit fillon e mbaron tek puna. Sa e sa njerëz jeta e të cilëve është shkatërruar në puna apo nga vendi i punës. Sa e sa muslimanë janë goditur nga shteti në vendin e punës. Sa e sa njerëz janë luftuar tek vendi i punës.

Unë personalisht, sidomos në shtetin terrorist kanadez, por edhe në Shqipërinë e pushtuar nga terroristët britanikë, problemet më të mëdhaja i kam pasur në punë – në ato pak punë që kam pasur në jetë, apo me njerëz që iu është dhënë një punë. Puna është vendi i spuinëve. Puna është strofulla ku shteti ka investuar pjesën më të madhe të sigurimeve sekrete.

Të gjithë spiunët, agjentët apo terroristët e shtetit me të cilët jam përballur, qoftë në punë e qoftë jashta punë, kanë qënë njerëz që ose janë në punë, ose sapo u është ofruar një punë, ose janë promovuar në punë, apo sapo kanë përfituar diçka nga puna. Aty e shikon të vërtetën e madhe të punës, që nuk qenka asgjë më shumë se një mekanizëm i pushtetit terrorist britanik për të kontrolluar njerëzit.

Po ta shohësh me një sy objektiv se në çfarë gjendje e ka katandisur Perandoria Britanike botën është tmerr i vërtetë. Amerika dhe Britania e Madhe flasin për demokraci, për të drejta njeriu, për fjalë të lirë, për liri individi, për të drejta punësimi, për rregullore, gjykata, ligje, ndarje pushtetesh, pavarësi e gjyqësorit, investigime të pavarura, luftën kundër korrupsionit, por po ta heqësh pak perden e gënjeshtrës së madhe do të shohësh që në prapaskenë është një botë e zezë, një botë bandash qeveritare, një botë terroristësh shtetërorë, një botë gjyqtarësh spiunë, një botë ku çdo vend pune është i kontrolluar nga mafia e shtetit dhe sigurimet sekrete, ku ligjet dhe rregullat janë një qesëndi, ku rregulloret e punës apo të punësimit janë një tallje, ku aplikimet për punë janë një sarkazëm therëse – çdo gjë ndodh mbrapa perdes së sigurimeve sekrete, ku pushteti djallëzor britanik tallet e përqeshet me njerëzit, një botë e cila shkatërron jetë njerëzish, që shtyp, që përçan, që nuk respekton asnjë rregull, që në thelb e lufton njeriun.

Kjo është bota moderne, kjo është Amerika, Kanadaja, Britania e Madhe, Evropa, Rusia, Kina, Arabia Saudite, Argjentina, Turqia, Italia, Maroku, Gjermania, Suedia etj. Kjo është bota e spiunizmit. Kjo është bota e mashtrimit. Është bota e kontrolluar nga paganët shtazorë britanikë. Është botë e kontrolluar nga kafshët që nuk dinë fe e besë, që nuk besojnë në ndonjë ligj apo tabu, por besojnë në shtypje, vrasje fëmijësh, e shkatërrim jetë njerëzish.

Bota e paganizmit flet për liri e demoraci kur në fakt ata janë armiqtë e çdo lirie. Bota e kontrollaur nga britanikët është bota e spiunëve, e skllevërve, e injorantëve, e mashtruesëve, e njerëzve që punojnë ditë e natë se si ta luftojnë njeriun, bota e urrejtjes dhe padrejtësisë.

Kjo është Amerika, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Evropa – bota e terroristëve të pashpirtë; është bota që vret fëmijë e gra. Është bota gjakatare.

Sabri Lushi

Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post