Nëse bëhet për arsye ushtarake, efikasistet, rendiment politik, apo si mallkim e dënim hyjnor, nuk ka dyshim se forma më e lartë e pushtimit që mund t’i bëhet një populli është t’i thuash armikut mik. Këtë ka bërë çdo pushtues përpara saj, këtë ka bërë çdo tiran apo despot përapara, këtë ka bërë çdo forcë çnjerëzore përpara saj, e këtë ka bërë edhe Perandoria Britanike.
Perandoria Britanike është zhdukur si emër thuajse në mënyrë graduale. Nuk ka një datë që të shënojë fundin e saj. Nuk ka një datë që zyrtarisht ky pushtet të ketë marrë fund. Disa thonë se me mbarimin luftës së dytë botërore, në mënyrë krejt të papritur Perandoria Britanike e humbi pushtetin e saj – ia mori Amerika. Disa të tjerë e konsiderojnë krizën e Kanalit të Suezit në vitin 1956 kur ajo u çua në mëngjes dhe pa që nuk e kishte më pushtetin. Por ka edhe ata që mendojnë se kalimi i Hong Kong-ut nga pushteti britanik nën patronazhin e Qeverisë Kineze është në fakt fundi i Perandorisë Britanike.
Arsyeja se pse nuk e dimë ditën e “vdekjes” së Perandorisë Britanike – ndër perandoritë më të mëdhaja në gjithë historinë njerëzore, nuk është se ajo ka vdekur shumë kohë përpara, kur njerëzit ishin analfabetë, dhe nuk kanë arritur ta shënojnë atë ditë në librat e historisë.
E vërteta është se Perandoria Britanike nuk ka vdekur. Vdekja e një perandorie është ngjarje kaq e madhe sa nuk harrohet për breza të tërë për shkak të impaktit që ka, aq më tepër një perandori kaq e madhe si ajo britanike.
E vërteta është se Perandoria Britanike nuk ka vdekur. Ajo është transformuar. Ajo ka kaluar në një nivel më të lartë pushteti. Për herë të parë në gjithë historinë e njerëzimit, qoftë edhe për shkak të rrethanave logjistike – transporti i shpejtë, komunikimi, armët e sofistikuar, revolucioni industrial etj., një fuqi politike ka arritur të kontrollojë të gjithë botën në kuptimin real të fjalës.
Perandoria Britanike, sidomos mbas rënies së Perandorisë Osmane, është transformuar nga të qenurit perandorie klasike në forcë globale, duke kontrolluar politikisht të gjithë globin. Për këtë arsye, ajo ka pasur fuqinë ushtarake dhe politike për të formuar Lidhjen e Kombeve në Paris në vitin 1920, që më pas u transformua në OKB në vitin 1948. Në vetvete organizatat ndërkombëtare nuk kanë kuptim nëse bota ka dy perandori, dy superfuqi, apo dy shtete të pavarur.
E vërteta është se Lidhja e Kombeve apo OKB-ja janë fytyra e re e Perandorisë Britanike – e perandorisë që kontrollon të gjithë botën. Ajo nuk ka nevojë të sillet si perandori sepse pushteti i saj është i pasfidueshëm. Mbas pushtimit të botës, ajo i ka formuar të gjithë ato që ne i njohim si shtete, që nuk janë asgjë më shumë se njësi administrative, funksioni i së cilave, përveç se administrativ, është edhe kontrollues dhe kufizues për liritë fizike e ideologjike të njerëzve.
Ajo ka shpikur të gjitha ideologjitë politike – demokraci, komunizëm, socializëm, fashizëm, liberalizëm, e majtë, e djathtë apo çdo ‘-izëm’ tjetër. Të gjitha mekanizmat politikë, si republikë, parti politike, parlament, president, sekretar i përgjithshëm etj. janë shpikje të saj për të konsoliduar pushtetin e saj absolut.
Kudo që të presh sot, aty është Perandoria Britanike. Institucionet politike, qeveria, presidenti, gjykatat, ligjet nacionale e ato ndërkombëtare, OKB-ja, organizatat e të drejtave të njeriut, partitë politike, blloqet politike ndërkombëtare, traktatet ushtarake e ato tregëtare, madje edhe organizatat terroriste, të gjitha janë manifestim apo një fytyrë prej një mijë e një fytyrave të Perandorisë Britanike.
Nga pikëpamja simbolike, Perandoria Britanike manifesohet përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuara. Londra dhe Washington-i janë kryeqytetet e saj. Ndërsa Britania e Madhe akoma simbolizon pjesën klasike dhe mistike të një perandoria tradicionale, ku qëndron edhe monarku i Perandorisë, SHBA përfaqëson modelin e republikës: një formë pushteti që nuk përputhet me logjikën njerëzore, që nuk ka shpjegim logjik, por që shërben si model për të gjithë formën e re sekrete të pushtetit britanik.
Për më tepër, SHBA bën punën e policit të perandorisë. Ajo shërben si pararojë e Perandorisë Britanike: me propagandën, mashtrimet, tregimin e forcës, modelin e suksesit – “ëndërra amerikane,” dhe yllin ideologjik të botës.
Të shpjegosh apo të kuptosh se si funksionon Perandoria Britanike dhe se sa pushtet ka ajo është punë e mundimshme sepse ajo nuk është më një perandori klasike, por një pushtet unik global, e cila ka inkorporuar e përfshirë në makinerinë e saj të pushtetit: pushtimin ideologjik, gënjeshtren, mashtrimin, forcën ushtarake, diversitetin e fytyrave të saj, kontrollin politik në nivelin mikro – individ pas individi, apo në nivelin makro – shtet pas shteti, kontrollin ekonomik, kontrollin ushtarak, kontrollin e të gjithë bankave dhe institucioneve financiare, kontrollin e mediave, shkollave, universiteteve, dhe akademive shkencore.
Perandoria Britanike ka arritur formën përfundimtare dhe më të lartë të pushtetit.
Forma më e lartë e pushtimit është t’i thuash armikut mik. Nëse për një arsye apo një tjetër guxon t’i referohesh armikut apo manifestimeve të tij politike si armik, një gjë e tillë është krim i pafalshëm sepse pushteti i pushtuesit nuk quhet më i tillë.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku të të vrasë, të të plaçkisë, të të rrënojë me shtëpi e me katandi, e prap t’i thuash armikut mik. Duhet të besosh se armiku po e bën këtë për të mirën tonë, sepse armiku po përhap demokracinë, sepse armiku po lufton kriminelët apo terroristët, sepse armiku është shumë i merakosur për të drejtat tona; madje Amerika kujdeset edhe për gratë e për fëmijët tanë nëse ata kanë të drejta apo jo.
Forma më e lartë e pushtimit është të besosh se pushteti e do lirinë ndërsa ne populli jemi kundër fjalës së lirë, ekzaktësisht u kundërta; të besosh se pushtuesi është viktima ndërsa ne populli jemi kërcënimi dhe rreziku.
Forma më e larët e pushtimit është që armiku të ketë fuqi politike të të vendos një qeveri kukull, dhe të gjitha të ligat t’i marrë ajo qeveri ndërsa armiku përpiqet sikur është aleat me popullin kundër korrupsionit të asaj qeverie, ekzaktësisht siç bën Amerika në Shqipëri e kudo, që na bën sikur është aleate e popullit kundër pushtetit ndërkohë që ajo është vetë pushteti.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku të ketë fuqi ushtarake të kontrollojë të gjitha institucionet politike, ekonomike, ushtarake e mediatike të një vendi, por që njerëzit të mos e kuptojnë. Njerëzit të mendojnë se jetojnë në një shtet të pavarur. Madje ata duhet ta falenderojnë armikun për mirësinë e madhe të pavarësisë kombëtare që ua ka dhuruar, siç është rasti më i freskët – Kosova, që armiku pasi i vrau mirë e mirë, u fut si çlirimtar.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku të përdorë ushtri, shtete, organizata terroriste, organizata kriminanle, parti politike, grupe militare e paramilitare për vrasjen dhe masakrimin e popujve, por prap askush të mos ketë mundësi qa ta demosakojë armikun, që të mos ketë mundësi të thotë, “Prit! Të gjitha këto grupe janë të financuara nga Britania e Madhe dhe Amerika” sepse armiku ka pushtetin absolut.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku të vërë në pushtet Enver Hoxhën, Stalin, Lenin, Mao Ce Dun-gun, Sadam Husejnin, Khomeinin, Mustafa Kemalin, Ahmed Zogun, Fidel Kastron, Napoleon Bonapartin, Millosheviçin e plotë të tjerë si këta e ndërsa populli të mos e kuptoj se i ka vendosur Perandoria Britanike; populli i thjeshtë të mos e kuptoj se këta janë agjentë të armikut.
Forma më e lartë e pushtimit është që të gjitha vendet muslimane të drejtohen nga spiunë e agjentë amerikanë e britanikë, por popullit të mos e kuptojë apo të mos i përceptojnë këta agjentë si të tillë. Madje, populli duhet ta konsiderojë si vlerë faktin që mbretërit arabë kanë studiuar në Londër e në Washington.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku të kontrolloj çdo aspekt të shtetit, deri edhe në nivelin mirko – famijle pas familje, por populli të mos e kuptojë një gjë të tillë, që armiku të kontrollojë edhe dhomat e gjumit, por populli të mos e kuptojë këtë.
Forma më e lartë e pushtimit është që njerëzit ta duan armikun, Amerikën dhe Britaninë e Madhe, më shumë se sa një qytetar amerikan apo anglez e do shtetin e vet.
Forma më e lartë e pushtimit është që armiku t’i mbajë bazat ushtarake në ditën me diell në mes të shtetit, siç janë bazat ushtarake amerikane në Turqi, Arabi Saudite, Egjipt, Jordani, Marok, Algjeri, Irak, Siri, Pakistan, Kosovë, Shqipëri, Katar etj. dhe popullit ta konsiderojë një gjë të tillë si vlerë aq sa po ta nënvizosh një fakt të tillë si manifestim pushtimi, njerëzit të quajnë budalla sepse fjala pushtim nuk ekziston më në fjalorin e njerëzve.
Forma më e lartë e pushtimit është të mos guxosh t’i thuash Amerikës dhe Britanisë së Madhe ‘pushtues,’ por të bërtasësh natë e ditë: zoinistët, Izraeli, Serbia, Irani, Greqia, Taivani, Kina, Rusia, Franca, ISIS, tekfirsat, khawarixhët, grupet kriminale, alienët, al-Kaida, korrupsioni, kjo parti politike apo ajo parti politike. Amerika dhe Britania e Madhe gjithmonë duhet të paraqiten si: simboli i paqes, si shpëtues e çlirues, sikur po lodhen natë e ditë duke vendosur paqen, duke luftuar korrupsionin, duke iu ofruar ndihmë ushtarake popujve. Para ca kohësh dëgjova një analist politik duke thënë se, “Amerika u lodh duke i ofruar mbrojtje ushtarake shumë të lirë Evropës.” Deri në këtë gradë ka shkuar marrëzira apo mashtrimi.
Forma më e lartë e pushtimit është që të jesh i vetmi kërcënim për botën ndërkohë që iu ofrohesh shteteve si mbrojtësi nga këto kërcënime.
Forma më e lartë e pushtimit është të sillesh si bandat e Tiranës në vitet 90-të kur kriminelët e sigurimeve sekrete të Qeverisë Shqiptare shkonin nëpër biznese dhe iu ofronin shërbimin e mbrojtjes nga ‘kriminelët’ ndërkohë që ata vetë ishin kërcënimi i vetëm në qytet. Kështu sillen Amerika dhe Britania e Madhe sepse kanë arritur formën më të lartë të pushtimit. Ato sillet si bandat kriminale të Tiranës në vitet 90-të.
Forma më e lartë e pushtimit është që dijetarët muslimanë të dalin në media e të thonë, “elhamdulilah, aleanca jonë me Amerikën janë simbol i paqes,” “elhamdulilah, ne bëjmë tregti me Amerikën: ne i shesim naftë, ata na shesin armë,” “elhamdulilah, në i kërkojmë ndihmë Amerikës sepse ajo ofron ndihmë ushtarake për kundrejt pagesës,” – përralla që vetëm një popull i pushtuar i qarkullon. Për herë të parë në historinë njerëzore, forca ushtarake nuk quhet pushtim, por mall tregu, që shihet e blihet. Nëse armiku ka fuqi ushtarake, ai ta merr pasurinë me forcë sepes ka armët. Nuk ka nevojë që t’i bie gjatë për t’i marrë ato para. Këtë logjikë mashtrues e thonë vetëm dijetarët nën thundrën e përdhunën.
Forma më e lartë e pushtimit është pushtimi idologjik. Pushtimi më absolut është atëherë kur armiku kontrollon dijetarët, klerikët, profesorët, intelektualët, gazetarët, mendimtarët, burrat e mençur, kryetarët e fiseve, dhe të gjithë ata që kanë një zë në shoqëri, kur të gjithë këta përhapin propagandën e armikut, iu mësojnë shoqërisë se Amerika dhe Britania e Madhe janë miqtë dhe aleatët më të mëdhenj, se Amerika po na mbron nga armiqtë imagjinarë.
Forma më e lartë dhe më e sofistikuar e pushtimit është që armiku të të vrasë, të të përdhunojë, të të shtypë, të ekzekutojë gjatë luftës burrat më të mirë me lista të përpiluara paraprakisht, të të detyrojë të lëshë vendin për disa kohë, të të detyrojë të shkatërrohesh ekonomikisht, dhe më në fund armiku të quhet mik, madje t’i ndërtosh Kasapit të Ballkanit edhe bust në mes të Prishtinës. Ky është rasti i Kosovës, që armiku na është shfaqur si mik e si çlirues. Madje, armiku është bekuar edhe nga hoxhallarët nëpër minbere, “elhamdulilah vëllezër, kemi shtet, dhe falenderuar qoftë Amerika. Kush nuk falenderon krijesat, nuk ka falenderuar Krijuesin,” – argumentohen edhe me hadithet e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të). Nuk është për t’u habitur dhe nuk është për t’i akuzuar hoxhallarët sepse nuk kanë zgjedhje. Kosova është nën formë më të larët të pushtimit, ashtu siç është çdo vend musliman, e ashtu siç është e tërë bota.
Në fakt, forma më përfundimtare e pushtimit është që armiku të shpallet zot, ashtu siç ka vepruar më parë faraoni i Egjiptit duke thënë, “unë jam zoti juaj më i lartë.”
Qëllimi final i armikut është të shpallet Zot, por kjo arrihet në mënyrë graduale. Në fillim na mbush mendjen se armiku është mik e aleat strategjik. Fillon e ndërton buste e statuje. Fillon e vendos foton në çdo zyrë të shtetit. Shkruan kushtetuta dhe na i paraqet sikur të jenë ligje të shenjta. Madje pushteti i armikut, siç është rasti konkrekt i Perandorisë Britanike, konsolidohet dhe sofistikohet kaq shumë sa nuk demonstrohet më në formë klasike, por si pushtet simbolik, si fuqi mistike, sikur ekziston lartë në qiell, sikur po merret me galaktikat, me hënën, me diellin, me jetën në Mars, dhe me luftën me yje. Armiku ndodhet në qiell tashmë, pikërisht në atë qiell mbi të cilin ndodhet Zoti.
Çdo pushtim apo çdo pushtet shkon deri në atë nivel sa e konsideron veten zot ndërsa ligjin e tij si më të përsosurin. Arroganca e pushtetit shkon deri në atë masë sa e ndalon çdo fe tjetër, apo e tjetërson atë, dhe lejon vetëm fenë e tij. Pikërisht, këtë ka bërë dhe po bën Perandoria Britanike, që, ose e ka ndaluar fenë plotësisht në vende të caktuara, ose e ka tjetërsuar e deformuar atë.
Pushteti Britanik – Amerika dhe Britania e Madhe dhe sekularizmi i tyre, luftën më të madhe e ka me fenë, sidomos me fenë islame. Ky pushtet arrogant kërkon ta ndalojë fenë plotësisht ndërsa Zotin Krijues kërkon ta ndalojë, të fyej, të nënçmojë publikisht, nëpër shkolla, nëpër media. Figura e Zotit Krijues – Allahut, duhet të ulet. Nuk është i rastësishëm përhapja e ateizmit kaq shumë nëpër botë.
Kjo që po bën pushteti britanik e ka bërë çdo pushtet tjetër arrogant përpara tij. Nuk është e habitshme që sot edhe në Gadishullin Arabik fyhet e shahet Zoti haptas pavarësisht justifikimeve politike, se “dëgjoni vëllezër, ajo është toka e teuhidit, por çdo gjë po bëhet për t’i bërë pak qejfin Amerikës bre, e ke parasysh…”
Megjithatë, dikushi mund të argumentojë se ç’rëndësi ka nëse pushtetin thellë thellë e ka Britania e Madhe me Amerikën. Në fund të fundit, çdo pushtet e çdo qeveri nga natyra është ‘pushtues’ me ligjet e tyre dhe me taksat që paguajmë. Po ashtu, a nuk sillen fetë ashtu siç sillet pushteti britanik?! Në fund të fundit, feja na thotë, “Allahu është zoti i vetëm, dhe ligji i Tij është më i përkryeri,” ekzaktësisht siç na thotë Perandoria Britanike.
Ky argumentim është i saktë dhe logjik. Pushteti nga natyra është pushtues – shtypën njerëzit, mbledh taksa, nxjerr ligje, dhe përdor forcën ushtarake e policore për të kontrolluar njerëzit. Problemi i pushtetit britanik nuk është se ai mbledh taksa, cakton kryeministrat e presidentët tanë, dhe përdor forcën ushtarake e policore për të na kontrolluar neve. Problemi qëndron në faktin se nuk del haptas për ta bërë një gjë të tillë, e si pasojë, nuk mban asnjë përgjegjësi, as përgjegjësi politike, as morale, e as ligjore. Në fund të fundit, nëse Amerika dhe Britania e Madhe do të deklaronin publikisht se ata e kanë pushtetin se janë të fortë, se ata i caktojnë kryeministrat, presidentët, ministrat, gjykatësit, mbretërit arabë, ata kontrollojnë ushtritë, ekonominë, universitetet, profesorët, shërbimet sekrete, klerikët fetarë etj., këtu do të mbaronte i gjithë diskutimi sepse të paktën e dimë se kush e ka pushtetin dhe se kush i mban përgjegjësitë. Ky është pushtim klasik, dhe deri diku është i drejtë.
Pushteti britanik ka arritur nivelin më të lartë: aq sa është haptas e kudo, por prap ai është i fshehur.
Ndërsa sa i përket asaj që feja bën të njejtën gjë, po është e vërtetë, por ka dallim me Zotit Krijues i gjithçkaje dhe pushtetit britanik, që është pushtet mashtruesish dhe magjistarësh.
Nëse Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe janë fuqiplotë, kanë krijuar qiejt e tokën, japin jetën dhe shkaktojnë vdekjen, nëse ata e kontrollojnë diellin dhe hënën, nëse ata kanë çelësat e sekretet të qiejëve e të tokës, ateherë ata e meritojnë të konsiderohen Zoti i vërtetë. Por, Amerika dhe Britania e Madhe janë pushtet mashtrues dhe tiranik si çdo pushtet para tyre. I gjithë pushteti i tyre bazohet në magji, gënjeshtër, dhe vetëm gënjeshtër.
Nëntor 2023