Home » Muslimani sot duhet të merret me dituri, e cila kërkon pasuri, para, liri dhe ndërgjegje politike

Muslimani sot duhet të merret me dituri, e cila kërkon pasuri, para, liri dhe ndërgjegje politike

by Kukes Post
0 comments

Sa herë kur muslimanët kanë probleme, janë nën presion, po vriten, arrestohen, po goditen politikisht, iu shkatërrohet biznesi nga shteti, iu dëmtohet ekonomia nga qeveritë armike nën të cilat jetojmë, dëgjojmë zëra: “teuhidi, teuhidi,” “merruni me dituri o vëllezër,” “dituria mbi gjithçka,” “përhapni sunnetin e Profetit Muhammed (ﷺ),” “mos u merrni me politike o vëllezër,” etj.

Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha këto fjalë janë të sakta në vetvete. Ditura është gjëja e parë dhe mbi gjithçka. Nuk ka dyshim se teuhidi apo monoteizmi është maja, dhemeli, gjëja e parë dhe gjëja e fundit e fesë.

Problemi është se këto janë fjalë të sakta, por të thëna shpesh në kontekstin e gabuar dhe për qëllimin e gabuar. كلة حق يراد بها باطل

Kur thonë se merruni me dituri apo me përhapjen e teuhidit – thelbit të fesë, lënë për të treguar se armiku është budalla, është naiv, sikur nuk e di armiku se dituria është gjëja më e rëndësishme, sikur rruga për diturinë është e shtruar, sikur përhapja e sunnetit të Profetit Muhammed (ﷺ) nuk luftohet politikisht nga qeveritë armiku ku jetojmë.

Nëse ka një gjë që armiku e lufton më së shumti sot është dituria, por ajo nuk luftohet vetëm duke të të thënë haptas se, “ne e luftojmë diturinë.”

Përkundrazi, armiku bën sikur as që e ka mendjen tek dituria, por e lufton atë me mënyra të tjera: ekonomikisht, me anë të agjentëve të shtetit, duke të të luftuar burimet financiare, duke kontrolluar universitetet, duke kontrolluar xhamitë, duke e bërë të vështirë rrugën e diturisë në maksimum, duke promovuar dijetarë të gabuar, të cilët marrin zë publik më shumë se duhet.

Muslimani sot duhet të merret me dituri, e cila kërkon pasuri, para, liri, ndërgjegje politike, përballje me shtetin, përballje me shoqërinë, luftë për pavarësi ekonomike, luftë me organet e spiunazhit të shteteve ku jetojmë, luftë me propagandën anti-islame etj.

Të thuash merru me dituri është si t’i thuash dikujt merru me stërvitje ushtarake në një shtet diktarorial, dhe të mos i thuash se në çfarë aktiviteti të rrezikshëm je përfshirë.

Dituria, politike, ekonomia, përballja aktive me shtetin, me qeverinë, me shoqërinë, dhe madje vështirësitë ligjore shkojnë bashkë, nuk mund të ndahen. Armiku nuk është budalla e naiv. Jetojmë në kohën e informacionit.

Këtë të paktën kam mësuar nga jeta e Profetit Muhammed (ﷺ), jo nga dijetarët që nuk janë përballur me probleme reale në jetë, e kam fjalën për ata që nuk janë burgosur ende sepse një shumicë e tyre jetojnë nëpër çeli burgjesh.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post