Duke u bazuar në hadithin e famshëm të transmetuar nga Imam Muslimi, hadithi i Temim ed-Darimi, se Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë “feja është sinqeritet (e këshillë),” dua t’iu bëjë një thirrje publike disa hoxhallarëve e imamllarëve shqiptarë, roli publik i të cilëve kohët e fundit ka qënë shumë i dyshimtë e problematik pikërisht në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe barbarëve të tjerë perëndimorë, përfshirë edhe monarkinë britanike.
Në mënyrë haptas dhe publike, sidomos nëpër rrjete sociale, ka hoxhallarë të korruptuar të cilët ose mbrojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, ose në mënyrë të tërthortë këta servilë pushteti, të cilët e kanë kthyer fenë në biznes e matrapazllëk, përsërisin gënjeshtrat dhe propagandën e pushtuesëve amerikanë e britanikë.
Këta hoxhallarë të turpshëm, të cilët derdhin lotë krokodili për masakrat në Palestinë, duhet ta dinë se Amerika dhe Britania e Madhe janë armiqtë më të mëdhej e më të përbetuar të muslimanëve. Janë pikërisht këta barbarë që na e kanë shkatërruar perandorinë tonë osmane, janë pikërisht këta kriminelë që kanë vrarë e prerë me miliona muslimanë, që kanë masakruar me miliona gra e fëmijë, që kanë asgjësuar, arrestuar, e dëbuar me miliona hoxhallarë e dijetarë muslimanë përgjatë shekullit të fundit; janë pikërisht këta terroristë që kanë shkatërruar qytete e vende muslimane njëri pas tjetrit, janë pikërisht këta të pabesë që kanë vënë në krye të çdo vendi musliman një agjent të tyre, janë pikërisht këta batakçinj që nuk respektojnë as një lloj marrëveshje, dhe janë pikërisht këta barbarë nga të cilët ne kërcënohemi sot.
Habitem se si këta hoxhallarë e imamllarë të turpshëm, që duket sikur nuk iu ka ngelur as din e as iman, marrin guximin të mbrojnë imazhin e qeverive terroriste, siç është qeveria terroriste amerikane dhe ajo britanike, të cilat i kanë duart e lyera me gjak fëmijësh e dijetarësh.
Nga ana tjetër, nuk habitem fare me këta hoxhallarë e imamllarë, që duket qartë se kush i ka vënë në atë pozicion, sepse ishin pikërisht këta ushtarë të pushteteve terroriste që iu bënin thirrje muslimanëve para një dekade të shkonin e të bënin xhihad në Siri, xhihad i cili rezultoi në një kurth amerikano-britanik për vrasjen e rinisë muslimane.
Ndërkohë që muslimanët – burra në kulmin e moshës së tyre, po rekrutoheshin nga CIA dhe shërbimet serkrete evropiane në mënyrën më të pabesë, përfshirë edhe shërbimet sekrete shqiptare, kosovare, turke, saudite, dhe ato maqedonase për t’i dërguar në Siri e për t’i ekzekutuar atje, hoxhallarët shqiptarë ligjëronin nëpër minbere dhe qanin me lotë krokodili duke iu bërë thirrje të rinjëve të shkonin në Siri sepse atje ka xhihad.
Xhihadi i Sirisë nuk ishte asnjë gjë tjetër veçse një kurth amerikano-britanik kundër rinisë muslimane. Siç duket, terroristët perëndimorë nuk po gjenin mënyrë tjetër për asgjësimin e një kontigjenti shumë të vyer musliman, dhe rruga më ‘legjitime’ për vrasjen e tyre ishte dërgimi në Siri, ku mund të jenë ekzekutuar nga skuadrat e vdekjes së ushtrisë amerikane.
Iu bëj thirrje hoxhallarëve e imamllarëve shqiptarë që të heqin dorë nga roli i tyre i turpshëm duke mbrojtur imazhin e qeverisë terroriste amerikane dhe asaj britanike. Heqni dorë nga mbrapshtirat tuaja. Heqni dorë nga roli juaj i korruptuar. Xhamia ka vetëm një rol fisnik: që t’i kthej njerëzit tek drita e Allahut, tek e vërteta, tek e drejta, tek liria e vërtetë, tek morali, tek adhurimi i Zotit një e i vetëm, dhe tek sinqeriteti.
Xhamia nuk duhet të jetë vend biznesi. Xhamia nuk duhet të kontrollohet nga shteti e as nga shërbimet sekrete të qeverive armike e shtypëse. Marrëdhënie e hoxhallarëve dhe imamllarëve me shtetin duhet të jetë transparente dhe zyrtare. Mes shteteve që i ka formuar Perandoria Britanike dhe xhamive duhet të ketë vetëm marrëdhënie ligjore dhe zyrtare, jo sekrete.
Për ta mbyllur, hoxhallarët duhet të jenë njerëz të sinqertë e të drejtë. Roli i tyre duhet të jetë qartësisht fetar, dhe të mos bëjnë ushtarin e Amerikës e as të Britanisë së Madhe e as të Monarkisë Britanike nëpër minberet e nderuara të xhamiave tona. Heqni dorë nga pozicioni juaj batakçi e i turpshëm.
Sabri Lushi
Nëntor 2023