LOGIN
Home » KUSH E KONTROLLON REGJIMIN POLITIK SHQIPTAR?

KUSH E KONTROLLON REGJIMIN POLITIK SHQIPTAR?

by Kukes Post
0 comment

Ndërkohë që principata greke dhe ajo serbe drejtoheshin nga mëkëmbës të mbretëreshës britanike Viktoria e më pas të mbretërve Edward VII e George V, shqiptarët ishin populli i vetëm i Ballkanit të cilët po bënin rezistencë kundër Perandorisë Britnanike, qëllimi final i së cilët ishte ta shkatërronte Perandorinë Osmane dhe t’a fuste nën kontroll edhe botës islame.

Shqiptarët ndoshta luftonin pro Perandorisë Osmane më me zell se sa vetë turqit e arabët për shkak se tashmë kjo perandori iu përkiste atyre më shumë se ata i përkisnin perandorisë. Shqiptarët ishin të investuar në Perandorinë Osmane politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, e fetarisht. Ishte pikërisht kjo perandori që iu kishte sjellur krenari botërore politike. Ishte pikërisht kjo perandori që i bëri ata udhëheqës të Egjiptit. Ishte pikërisht kjo perandori që iu dha atyre nder, krenari, e famë politike. Nën flamurin e kësaj perandorie shqiptarët kishin mundur ushtrinë britanike në Egjipt në fillim të shekullit të 19-të.

Ashtu si çdo gjë ka një fillim e një fund, edhe Perandorisë Osmane po i vinte fundit në fillim të shekullit të 20-të. Në vitin 1912 tre qytetet kryesore shqiptare të Perandorisë Osmane në Ballkan ranë në pushtimin britanik, pikërisht Shkodra, Janina, dhe Selaniku. Kjo përbënte fundin e pushtetit të shqiptarëve muslimanë në Ballkan.

Duke e trajtuar si plaçkë lufte, monarkia britanike vendosi në Konferencën e Londrës që shqiptarët t’i copëtojë në disa shtete sepse duke qënë bashkë, edhe pse të pushtuar nga britanikët, prap ata mund të bëheshin forcë politike e rëndësishme. Kështu lindi Shqipëria e copëtuar e vitit 1913 e parashikur të ekzistonte si një mini shtet, me një sipërfaqe prej rreth 28 mije km2.

Nga viti 1912 deri në vitin 1920 nuk mund të thuhet se ka pasur një qeveri shqiptare, por një forcë ushtarake britanike e cila ka qënë aktive gjithë ato vite në Ballkan duke vrarë shqiptarë e duke masakruar çdo familje e cila akoma nuk i ishte dorëzuar regjimit pushtues britanik, një nga regjimet më të egra që ka parë bota.

Qeveria e parë shqiptare e formuar nga britanikët është qeveria e dalë nga Konferenca e Lushnjës e vitit 1920 e cila i dha formë përfundimtare shtetit modern shqiptar nën pushtimin britanik. Mbas kësaj konference, Shqipëria është udhëhequr nga dy individë kryesore, nga Ahmet Zogu e nga Enver Hoxha – që të dy agjentë të mbretërisë britanike. Që të dy këta individë i kanë shërbyer Perandorisë Britanike me devotshmëri të plotë në zbatimin e planit britanik për shkatërrimin e popullit shqiptar dhe për vrasjen e muslimanëve, luftë e cila kulmoi me ndalimin e fesë islame nga qeveria e Enver Hoxhës.

Pra, mbas pushtimit të plotë të shqiptarëve në vitin 1912 kur ranë Shkodra, Janina e Selaniku nën thundrën e egër të britanikëve, Shqipëria moderne si shtet është formuar në vitin 1920. Gjatë periudhës nga viti 1912 deri në 1920, lufta britanike për të vrarë çdo shqiptar që nuk pranonte pushtetin britanik ka vazhduar pa pushuar. Masakrat ndaj shqiptarëve gjatë asaj dekade kanë qënë ndoshta të përafërta me gjenocidin e Bosnjës e Gazës, apo me luftën e Irakut, Afganistanit e Sirisë. Shqiptarët muslimanë janë persekutuar, vrarë, shtypur, dhe izoluar ekonomikisht deri në vdekje nga uria nga pushteti barbar britanik, sidomos duke pasur parasysh historinë e rëndësishme të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane.

Kështu që, mbas pushtimit të shqiptarëve në vitin 1912, mbas masakrave britanike të vazhdueshme, dhe mbas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920, regjimi politik i shqiptarëve ishte dhe vazhdon të jetë totalisht nën kontrollin e britanikëve.

Regjimi politik shqiptar – presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, gjykatat, ushtria, policia, ligjet, parlamenti, universitetet, akademia e shkencave, kryetarët e bashkive, ministrat, dhe madje edhe komunitetet fetare, të gjitha këto kontrollohen nga monarkia britanike, që për fat të keq ka qëllur të jetë një monarki e egër e barbare, e cila kontrollon me dorë të hekurt, e cila kontrollon përmes një pushteti absolut, e cila është e zhveshur nga çdo vlerë morale e fetare, e cila nuk beson në Zot, e cila nuk beson në vlera humane.

Është fati ynë i keq që drejtohemi nga britanikët – nga ky pushtet i egër, i pashpirët, i cili funksionon si mafia, në mënyrë sekrete e përmes një sistemi spiun.

Ja pra kush na udhëheq ne. Na udhëheq një regjim politik britanik. Nuk janë shqiptarët ata që e zgjedhin kryeministrin shqiptar, as presidentin, as liderin e opozitës, as gjykatësit, as prokurorët, as gjeneralët e ushtrisë, e as profesorët, por është pushteti britanik barbar, një pushtet i cili na pushtoi në vitin 1912 dhe vazhdon të ushtroj kontrollin politik me dorë të hekurt.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post