Home » PUSHTETI MODERN, SOVRANITETI, DHE MARRËZIA E SEKULARISTËVE

PUSHTETI MODERN, SOVRANITETI, DHE MARRËZIA E SEKULARISTËVE

by Kukes Post
0 comments

Për ta shprehur në terma më të thjeshtë, në një gjuhë që kuptohet më kollaj, pushteti nuk është asgjë tjetër veçse një grup njerëzish mbi një grup tjetër. Kjo është natyrshmëria e pushtetit, dhe kjo është natyrshmëria e shoqërisë njerëzore.

Pushteti nuk është institucion, as koncept abstract, as zyrë, karrige apo protokoll. Pushteti, pra, është në vetvete një grup njerëzish mbi një grup tjetër. Grupi që ka pushtetin mund të jetë në atë pozicion rastësisht, ose për shkak të pasurisë, racës, forcës fizike, mençurisë, devotshmërisë, djallëzisë, poshtërsisë, apo trashëgimisë, por asnjëherë nuk është në atë pozicion si rrjedhojë e votës apo zgjedhjeve. Mekanizmi i votës është gënjeshtra më e madhe dhe më mashtruese e pushtetit sekularist britanik.

Qëllimi kryesor dhe më i përgjithshëm i pushtetit është kontrolli i njerëzve dhe mbajtja e rendit. Kjo është puna e pushtetit, e çdo lloj pushteti, i mirë apo i keq, sekularist apo jo. Pushteti nuk qortohet se pse kontrollon njerëzit; kjo është puna e tij. Me fjalë të tjera, shoqëria njerëzore është e krijuar apo e dizenjuar në atë formë që gjithmonë një grup do të dominojë mbi të tjerët dhe qëllimi i dominimit është kontrolli. Tendenca për pushtet është pak a shumë tendencë instiktive, diçka e ngulitur në ADN-në e njeriut.

Pra, që pushteti është tendencë instiktive njerëzore, ashtu siç është burri kryetari i familjes – edhe pushteti është deri diku një riprodhim i hierarkisë familjare, kjo është diçka askiomatike, por çështja qëndron tek llojet e tij.

Pushteti mund të jetë i drejtë apo i padrejtë, i mëshirshëm apo tiran e despotik, transparent apo sekret, me ligje të drejta e të mira apo me ligje barbare e shtypëse.

Ligji është instrumenti kryesore i pushtetit dhe demonstrimi më i qartë i forcës së tij. Ligjet asnjëherë nuk i bëjnë njerëzit ose masat. Ka dy burime kryesore për përpilimin e tyre. Burimi i parë është shpallja hyjnore. Në fakt, një prej qëllimeve kryesore që Allahu ka zbritur libra të shenjtë ka qënë ligji. Se çfarë përbën krim, si trajtohen e dënohen krimet, si proçedohet me hetimin e tyre, si ndahet pasuria, trashëgimia, martesa, divorci, marrëdhëniet me pushtetin, padrejtësitë mes njerëzve dhe trajtimi penal i tyre, marrëdhëniet mes tyre etj. janë objekt i ligjit hyjnor.

Burimi tjetër i ligjeve është kur ato shkruhen e përpilohen nga vetë grupi që ka pushtetin. Logjikisht dhe natyralisht është krejt normale që këto lloj ligjesh të reflektojnë anësinë dhe interesat e këtij grupi. Në përgjithësi, kur ligjet përpilohen nga vetë grupi i pushtetit, ato kërkojnë të përmbushin dy objektiva kryesore. E para, që të rrisin kontrollin mbi njerëzit e të konsolidojnë pushtetin e tyre, dhe e dyta, ta maksimizojnë pasurinë e tyre dhe ta shfrytëzojnë ekonomikisht popullin sa më shumë.

Në këtë aspekt, sekularizmi është forma më e keqe dhe më e padrejtë e pushtetit. Duke marrë parasysh se kur pushtetin e kanë sekularistët, grupi që mban pushtetin nuk është asgjë tjetër veçse një bashkësi njerëzish që nuk kanë as moral, as fe, as traditë pozitive, as besë, as mëshirë, as ndonjë burim shpirtëror që t’i drejtohen për udhëzim, atëherë ligjet sekulariste që nxirren nga ky grup janë ligjet më të padrejta, më shkatërruese për shoqërinë, më dritëshkurtëra, më barbare e despotike që mund të imagjinohen.

Përkundër asaj që mund të përceptojnë njerëzit, ligjet sekuariste janë të shkruara nga grupi që ka pushtetin, pra nga një grup shumë i vogë njerëzish, por, ndryshe nga rastet e tjera të formave të pushtetit, ky grup është bashkësia më e keqe e shoqërisë sepse pushteti i tyre nuk lejon t’i bashkohet atij askënd që nuk është zhveshur nga vlerat e morali.

Me fjalë të tjera, pushteti sekularist jo vetëm që është pushtet klasik – një grup njerëzish mbi të tjerët, por është forma më e pamoralshme dhe më e padrejtë e tij.

Duke e distancuar veten plotësisht nga Zoti dhe librat e shenjtë, nga morali e mëshira që feja nxit, madje duke e konsideruar ndarjen e pushtetit nga Zoti dhe hyjnorja si vlerë, pushtetarët sekularistë janë njerëzit më të rrezikshëm, më të pamoralshëm, më despotik, më të pashpirtë, më dritëshkurtër, më të cënguar, më tiranë, e më mendje-ngushtë nga të gjitha grupet e tjera të pushtetit.

Sekularistët nuk janë një bashkësi e rastësishme. Ata janë shërbëtorët e pushtetit të Perandorisë Britanike dhe të punësuarit e saj. Sekularizmi nuk është një lëvizje filozofike, që ka lindur nga dëshira e pavarur e njerëzve për të shpikur një formë të re pushteti; përkundrazi, sekularizmi është pushtet konkret i Perandorisë Britanike.

Ideja se sekularizmi është një mendësi, një lëvizje filozofike, një qasje ndaj pushtetit që buron nga ADN-ja e njeriut ashtu siç buron nevoja e tij për të besuar në Zot, kjo është thjesht një ambalazhim që Perandoria Britanike ka zgjedhur për ta ushtruar pushtetin e saj.

Mes sovranitetit të Zotit për t’i bërë ligjet dhe tiranisë së njeriut mbi njeriun, sekularizmi bën pjesë tek grupi i dytë dhe është forma më ekstreme. Për ta ilustruar gjeometrikisht, format e pushtetit i ngjajnë një boshti ku në njërën anë është forma e sovranitetit të Zotit, dhe në anën tjetër është sovraniteti i njeriut mbi njeriun.

Në përgjithësi, pushtetet janë forma mes dy skajeve, që përbëhen nga një përzierje e njërës me tjetrën. Ka pushtete që i japin më shumë vend sovranitetit të Zotit, dhe ka pushtete të tjera që i japin më shumë sovranitet grupit pushtetar – njeriut mbi njeriun.

Për fat të keq, sekularizmi është pika ekstreme e pushtetit ku grupi pushtetar ia ka dhënë vetes të gjithë sovranitetin apo të drejtën për të bërë ligje. Për këtë arsye, sekularizmi është pushteti më i rrezikshëm e më barbar, që shumë rrallë e ka parë historia. Është pushtet absolut dhe që e ka vendosur sovranitetin e grupit pushtetar në piedestal.

Një sqarim në kontekst: sovranitetin kurrë nuk mund ta ketë populli. Kjo është thejsht propagandë apo një taktikë mashtruese e pushtetit britanik sekularist. Njerëzit kanë pushtet në një koncept më të përgjithshëm, por jo sovranitet. Populli nuk bën ligje. Koncepti popull, siç konceptohet nga sekularistët, është në fakt koncept abstrakt, është një madhësie e pamatshme e jo konkrete. Cili është populli? Burrat apo gratë? Pleqtë apo fëmijët? Të pasurit? Të varfërit? Skllevërit? Emigrantët pa letra? Po ata që nuk dinë as shkrim e as lexim? Shkencëtarët? Ata që kanë një zë në shoqëri? Ata që kanë audiencë? Ata që janë familje të mëdha apo të vogla? Cili është pra populli dhe a mund të bëjë ligje populli?

Të thuash se populli është sovrani është marrëzia më e madhe e tallja më therëse me njerëzit, por arsyeja se pse sekularistët e kanë përhapur idenë se populli është sovrani është fshehja e pushtetit të tyre. Ndryshe nga format e tjera të pushtetit, sekularistët janë gënjeshtarë e mashtrues. Ata aq sa e demonstrojnë pushtetin, në të njejtën kohë mundohen ta fshehin atë me marrëzira të tilla se populli është sovrani e se pushtetin e kanë institucionet.

Si përmbledhje, pushteti nuk është asgjë tjetër veçse një grup njerëzish mbi një grup tjetër. Përbërja e secilit grup nuk ka domosdoshmërisht ndonjë shpjegim logjik. Në fakt, nga pikëpamja fetare, asnjë grup nuk ka epërsi apo avantazh të plotë mbi tjetrin, porse ekzistenca e një grupi njerëzish mbi të tjerët është sprovë, dhe njëkohësisht përmbush objektivin e kontrollit të domosdoshëm të njerëzve.

Bashkësia e njerëzve që kanë pushtetin mund të jetë gjetur në atë pozicion rastësisht, për shkak të veçorive fizike, psikologjike, me trashëgimi pushtetare etj., por shoqëria njerëzore është krijuar e atillë që instiktivisht gjithmonë një grup do të jetë mbi tjetrin.

Natyralisht, pushteti kërkon ligje dhe ushtrohet përmes ligjeve, që vijnë nga dy burime: hyjnore apo njerëzore. Në pjesën më të madhe, pushtetet adoptojnë një formë të përzier të ligjeve, ku pjesërisht zbatohet sovraniteti i Zotit e pjesërisht i grupit pushtetar.

Sa i përket sovranitetit, kjo nënkupton fuqinë apo autoritetin për të bërë ligje. Populli nuk mund të jetë kurrë sovrani. Kjo është marrëzi dhe absurditet. Populli është nocion abstrakt. Në kontekstin e ligjeve, është qesharake të thuhet se populli është sovrani. Edhe nëse popullit do t’i jepej mundësia të votonte për çdo ligj, prap kjo nuk është asgjë tjetër veçse një maskaradë e teatër tallës politik.

Marrëzia se populli është sovrani është shpikur nga sekularistët apo pushteti britanik si një mënyrë për ta fshehur pushtetin apo për t’i mashtruar njerëzit, sidomos ata njerëz që në fillim e kuptonin mirë konceptin e sovranitetit e që Zoti është Sovrani i vërtetë.

Ashtu siç sekularistët kanë gënjyer e mashtruar rreth koceptit të sovranitetit, ata kanë gënjyer e mashtruar për shumë gjëra të tjera. Thelbi i sekularistëve është gënjeshtra e mashtrimi. Kjo është ajo çfarë i bën ata shumë të rrezikshkëm. Sekularizmi është forma më barbara e më tiranike e pushtetit, për fat të keq.

Sabri Lushi

Janar 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post