Misioni i vërtetë i Anjezës nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit politik të Perandorisë Britanike. E lindur në Shkup, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, në vitin 1910, ajo pretendon se që në moshë të re ishte magjepsur me historitë e misionareve katolike në Bengal – zonë gjeografike e kulturore që korespondon pak a shumë me Bangladeshin e sotëm, edhe pse këtë zonë nuk e lidhte asgjë me Shkupin e asaj kohe.
Në biografinë e saj nuk jepen detaje se si ajo u njoh me këto histori misionaresh irlandeze të Perandorisë Britanike, kush ishin mësuesit e saj, dhe kush e frymëzoi atë t’i bashkohej misionit prej misionareje në një prej territoreve më të rëndësishme të asaj kohe për Perandorinë Britanike: në Indi.
Në moshën 18 vjeçare, Anjeza i bashkohet Institutit të Virgjëreshës së Bekuar Marie (The Institute of the Blessed Virgin Mary), e njohur ndryshe si Loreto Sisters, në Dublin të Irlandës, Perandoria Britanike. Një vit më vonë, në 1929, Anjeza mbërrin në Indi ku menjëherë iu bashkua shkollës Tereza në të cilën mësoi gjuhën bangale dhe njëkohësisht punoi edhe si mësuese. Më pas, ajo do ta ndërronte emrin në Teresa për nder të misionares së famshme franceze Thérèse of Lisieux.
Për ta vendosur në një kontekst më të gjërë politik, misioni i Nëtë Terezës i ngjan misionit tipik të ushtarëve ideologjikë e misionarëve me funksion të dyfishtë të Perandorisë Britanike. Edhe pse mbas Revolucionit Francez kisha katolike e humbi fuqinë politike, ajo përsëri ka luajtur një rol të rëndësishëm për të bërë punët e pista të Perandorisë Britanike.
Roli politik i Nënë Terezës kuptohet më mirë po ta krahasojmë me rolin e misionarëve katolikë në Kanada gjatë gjenocidit kriminal e kulturor kundër fiseve vendase përgjatë një periudhe një shekullore e gjysëm.
Kur Kanada u shpall konfederatë e pavarur në vitin 1867 si pjesë e politikave ri-organizuese territoriale të Perandorisë Britanike, qeveria e parë kanadeze e kryesuar nga kryeministri John A. Macdonald përpiloi një plan konkret për asimilimin me forcë fëmijëve të fiseve indigjene në kulturën mbizotëruese britanike.
Si pjesë e planit, Qeveria Kanadeze ndërtoi shkolla rezidenciale (shkolla me konvikt) me qëllim që të përdoreshin për asimilimin kulturor të fëmjëve indianë (indigjenë). Rrjedhimisht, më mijëra fëmijë u morën me forcë dhe u vendosën në këto shkolla ku ishin të detyruar të mësonin gjuhën dhe kulturën angleze, të heqnin dorë nga gjuha e tyre, dhe të konvertoheshin me forcë së katolikë.
Edhe pse katolikët në Kanada ishin inferiorë politikisht dhe e kishin të ndaluar me ligj që të mbanin poste politike, ata u përdorën nga Perandoria Britanike për t’i administruar këto shkolla, me fjalë të tjera, u përdorën për të bërë punët e pista të Perandorisë, në këtë rast, për t’i asimiluar me forcë fëmijët e fiseve autoktone në kulturën britanike, apo siç njihej ndryshe, të Njeriut të Bardhë.
Përpara disa vitesh, Qeveria Kanadeze e ka pranuar këtë gabim të madh, dhe e ka quajtur procesin e asimilimit të fëmijëve indigjenë me forcë në kulturën e Njeriut të Bardhë si një gabim të madh, si një njohë e zezë e historisë së Perandorisë Britanike, dhe si një gjenocid kulturor.
Megjithatë, Qeveria Kanadeze është munduar t’i hedhë fajin më shumë kishës katolike edhe pse këto shkolla famëkeqe ishin të financuara nga Qeveria Kanadeze. Madje, përpara dy viteve, Papa Françesko zbarkoi në Kanada në një vizitë një javore ku iu kërkoi falje në emër të kishës katolike të gjithë familjeve kanadeze indigjene që kishin qenë viktima të politikave qeveritare asimiliuese. I detyruar me forcë e si një shërbëtor i mundur, Papa mori përsipër gjynahet e Qeverisë Kanadeze.
Ky ka qenë misioni kryesor i katolikëve brenda Perandorisë Britanike: të bëjnë punët e pista të kësaj perandorie, të asimilojnë njerëzit me forcë në kulturën britanike, e të përgadisin spiunë e agjentë për perandorinë, ashtu siç bën Amerika sot me OJF-të e saj e me sorosizmat e saj nëpër botë. Misionarët katolikë ishin thjesht misionarë të Perandorisë Britanike, por të kamofluar me petkun e kishën – një institucion që tashmë e kishte humbur luftën.
Nënë Tereza nuk udhëtoi për në Indi në emër të Jezusit, apo për t’i thirrur njerëzit tek mesimet e Jezusit (paqja e Allahut qoftë mbi të). Përkundrazi, kisha është përdorur nga Perandoria Britanike si një strategji politike për rekrutimin e spiunëve e agjentëve në emër të Perandorisë, dhe si një identitet i tërthortë për bërjen e shumë punëve të pista në emër të Perandosisë: për asimilimin e njerëzve, për krime e vrasje, për shkatërrime, për kontroll politik etj.
Kisha katolike është përdorur nga Perandoria Britanike si një kafshë trasporti për të kaluar lumin. Në fund të fundit, më mirë të shajnë kishën në fund, se Perandorinë. Shumë mëkate e krime të Perandorisë Britanike, në fund i janë atribuar kishës katolike, dhe kështu Perandoria e ka ruajtur imazhin e saj.
Pikërisht, ky ka qenë misioni i Nënë Terezës: t’i shërbejë Perandorisë Britanike, jo kishës. Kisha është përdorur si një gomar për t’i hipur; aq më tepër që misioni i saj nuk ka të bëjë aspak me Shqipërinë apo me origjinën e saj shqitpare. Është jo vetëm turp, por edhe përdhosje e realitetit historik fakti që emri i saj venerohet në Republikën e Shqipërisë me të cilën Nënë Tereza nuk ka asnjë lidhje: nuk ka lindur në Shqipëri, nuk i ka shërbyer Shqipërisë, dhe nuk ka përfaqësuar Shqipërinë në misionin e saj në Indi. Ajo ka përfaqësuar Perandorinë Britanike.
Emri i saj duhet të hiqet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nga sheshi përpara godinës së Universitetit Politeknin, dhe nga spitali universitar i Tiranës. Ajo lindi në rrethana krejt të panjohura e të paqarta, dhe vdiq si shërbëtore e Perandorisë Britanike duke veshur petkun e kishës.
Gusht 2024