Para ca ditësh apo javësh, qeveria shqiptare e ktheu çështjen e pensionistëve në temë dite duke i rritur pensionet në pamje të parë qesharake, por që, siç duket, kishte për qëllim që t’ua kujtonte atyre faktin se kush po i mban me bukë.
Gjithsesi, vlen të nënvizohet fakti se për fat të keq pensionistët përfaqësojnë një klasë shoqërore shumë problematike nga ana ideologjike. Në fund të fundit, pensionistët janë ata qytetarë të cilët kanë pasur një marrëdhënie pune me shtetin. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se këta njerëz kanë qenë shërbëtorë të shtetit, i kanë shërbyer shtetit, i janë servilosur shtetit, kanë marrë pjesë në zullumin e shtetit, kanë përhapur propagandën e shtetit, shumë prej tyre kanë përhapur ateizmin – si ideologjia zyrtare e shtetit, i kanë shërbyer si spiunë shtetit, kanë përhapur politikat anti-fetare dhe anti-familje të shtetit, e kanë përqafuar ideologjinë e shtetit, dhe kanë kontribuar në shkatërrimin ideologjik të shoqërisë.
Përkundër faktit se pensionistët janë njerëz të moshuar, dhe për këtë meritojnë respekt (për shkak të moshës), ky grup nuk meriton asnjë respekt ideologjik. Pensionist do të thotë shërbëtor i shtetit. Pensionist do të thotë një njeri që simbolizion modelin e gabuar të ndërtimit të shoqërisë. Pensionist do të thotë njeri i cili e ka kaluar jetën duke i shërbyer jo Zotit, por shtetit – një entitet të cilin e kanë themeluar britanikët (shkatërruesit e botës).
Pa u munduar t’i fus të gjithë në një thes, pensionistët janë kontigjenti që ka kontribuar në shkatërrimin e shoqërisë për faktin se i kanë shërbyer jo të vërtetës, por shtetit, spiunizmit të shtetit, dhe ideologjisë ateiste të shtetit, aq më tepër që shumica e pensionistëve të sotëm kanë punuar gjatë kohës së regjimit britanik të Enver Hoxhës.
Edhe në ditët e fundit të jetës së tyre, pensionistët i shërbejnë shtetit me devotshmëri, dhe vazhdojnë të përhapin ideologjinë djallëzore të shtetit. Pensionistët janë njerëz pa bereqet dhe të destinuar ta përfundojnë jetën ashtu siç e kanë nisur: shërbëtorë të rëndomtë të shtetit. Në këtë aspekt, e meritojnë talljen që ua bën shteti – zotin të cilin e kanë adhuruar gjithë jetën.
Sabri Lushi
Nëntor 2024