Home » QEVERIA BOTËRORE, RREZIKU DHE PASOJAT NEGATIVE TË SAJ

QEVERIA BOTËRORE, RREZIKU DHE PASOJAT NEGATIVE TË SAJ

by Kukes Post
0 comments

Fillimi i shekullit të 20-të solli ndryshime të mëdha në panoramën politike të botës. Pas tradhtive të brendshme e sulmeve të jashtme, ra Perandoria Osmane, një prej pushteteve më të gjata të historisë së fesë islame dhe kalifati i fundit që nga koha e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Më 3 mars të vitit 1924 u mbyll edhe institucioni i kalifit që tashme ishte kthyer në një simbol të trishtë të fundit të kalifatit të muslimanëve.

Perandorisë Osmane iu dha goditja e fundit gjatë luftë së parë botërore nga Perandoria Britanike e cila ishte në kulmin e fuqisë së saj politike. Zyrtarisht bota hyri në një fazë të re. Rendi botëror ndryshoi në mënyrë të rrënjësishme. Bota ra në dorën e një pushteti politik për herë të parë.

Rënia e Perandorisë Osmane nuk ishte thjesht rënia e një shteti, por ishte rënia e pushtetit të muslimanëve, ishte rënia e kalifatit islam, ishte rënia e kundra-peshës politike të Perandorisë Britanike, dhe mbi të gjitha ishte rënia e fuqisë ushtarake të muslimanëve. Ishte, me pak fjalë, një ditë e zymtë për umetin islam dhe një fatkeqësi të cilën vazhdojmë ta vuajmë edhe sot.

Pas shembjes së Perandorisë Osmane, tokat e umetit islam ranë në kontrollin e Perandorisë Britanike, e cila i copëtoi si plaçkë lufte, i copëtoi në shtete e krahina, në zona administrative e në qendra kontrolli ku në krye të secilës vendosi agjentët dhe mercenarët e saj spiunë. Ishte, me pak fjalë, një ditë e zymtë për umetin islam dhe një fatkeqësi të cilën vazhdojmë ta vuajmë edhe sot.

Rënia e Perandorisë Osmane ishte gjithashtu edhe rënia e ushtrisë së pavarur të muslimanëve, rënia e universiteteve të pavarura (të pakontrolluara nga armiku), ishte rënia e akademisë së pavarur, e shkencës së pavarur, e fuqisë ekonomike të pavarur, e kompanive muslimane të pavarura, e shtëpive botuese të pavarura, dhe e politikave muslimane të pavarura. Ishte, me pak fjalë, një ditë e zymtë për umetin islam dhe një fatkeqësi të cilën vazhdojmë ta vuajmë edhe sot.

Që pas rënies së Perandorisë Osmane muslimanët nuk kanë bërë më luftë me armikun sepse nuk kanë ushtri përveçse luftëra kryengritëse guerile të modelin britanik, luftëra të cilat i ka kontrolluar armiku gjithsesi. Muslimanët nuk kanë ushtri sepse janë të ndarë në shtete të cilat i ka formuar armiku dhe i kontrollon armiku, pra Perandoria Britanike dhe qeni i saj i prehërit – Qeveria Amerikane.

Qeveria botërore britanike, e cila është formuar direkt mbas rënies së Perandorisë Osmane, në fillim është manifestuar si Liga e Kombeve e më pas si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ajo ka sjellur pasoja negative jo vetëm për muslimanët, por për çdo qytetar; madje, vetë koncepti i shtetit modern përbën një çorientim politik për vetë shoqërinë njerëzore.

Nën Qeverinë Botërore, nuk ka më kuptim koncepti i besëlidhjes politike, i nacionalizmit, apo i kompaktësisë patriotike. Qeveritë nacionale apo shtetet nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve. Liderët tanë nuk i zgjedhim ne, por ata që kanë pushtetin botëror. Ligjet nuk i bëjnë parlamentet lokale apo shtetërore, por i bën Qeveria Botërore apo OKB-ja.

Nën Qeverinë Botërore, qytetari nuk ka më vlerë specifike, armiqtë nuk ekzistojnë më, nuk ka shtete armike, nuk ka luftëra të vërteta, nuk ka kërcënime të pavarura për marrjen e pushtetit. Rrjedhimisht, qytetarët nuk kanë një vlerë të pazëvëndesueshme në sytë e qeverisë sepse nuk kanë një armik që ta detyrojë qeverinë të jetë e sinqertë me popullin e vet.

Qeveria Botërore (Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane) kanë vetëm një objketiv: si t’i mbjanë qytetarët e botës në gjumë dhe si t’i mbajnë ata nën kontroll, gjë që nuk është shumë e vështirë duke marrë në konsideratë se ata kanë në dorë pushtetin absolut.

Për këtë arsye, bota ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë diktatura të pakuptimta apo pushtete sharlatanësh jo racionalë sepse të gjitha qeveritë nacionale i shërbejnë Qeverisë Botërore, vrasin në emër të saj, burgosin në emër të saj, dhe shkatërrojnë jetë njerëzish në emër të saj. Diktatorët sharlatanët nuk kanë luftuar në emër të interesave të tyre personale që të ketë sado pak kuptim diktatura e tyre.

Qëllimi i Stalinit nuk ishte të ndërtonte një Perandori Sovjetike, por t’i shërbente Qeverisë Botërore të Perandorisë Britanike.

Qëllimi i Mustafa Kemalit, Enver Hoxhës, Ahmed Zogut, Sllobodan Millosheviçit, Hitlerit, Musolinit, Mao Zedong-ut, Fidel Kastros, Bashar al-Assadit, Sadam Husenit, Khumejnit, Gamal Abdel Nasser, Anwar Sadatit, dhe i të gjithë presidentëve tiranikë amerikanë ishte t’i shërbenin agjendave britanike, të bënin luftë në emër të Qeverisë Botërore, të burgosnin në emër të Perandorisë Britanike, dhe të konsolidonin pushtetin komunist britanik në botë. Këta kriminelë nuk pyesnin për popujt e tyre sepse nuk kishin ardhur në pushtet nga mandatimi popullor, por nga emërimi politik britanik.

Nën Qeverinë Botërore, qytetari nuk ka më vlerë, nuk ka as vlera ushtarake, as intelektuale, as rol të pazëvendësueshëm politik. Sipas Qeverisë Botërore Britanike, qytetarët janë thjesht skllevërit e saj që duhen mbajtur nën tutelën e pushtetit global duke përdorur çdo mënyrë.

Qeveria Botërore Britanike përdor çdo mënyrë të mundshme për t’i mbajtur njerëzit nën kontroll, sidomos muslimanët. Ajo përdor gënjeshtrat, mashtrimet politike, kufijtë artificialë mes shteteve, presionin politik, kriza ekonomike, luftëra teatrale, dimensione të dryshme pushteti, përçarje, ndarjen e popujve në grupe politike e ideologjike antagoniste në mënyrë që njerëzit të rrinë të angazhuar në debate e ngatërresa me vete, dhe kërcëmime ushtarake fallso.

Nga të gjithë popujt, Qeveria Botërore frikësohet më së shumti nga muslimanët sepse vetëm feja islame është ideologjia apo feja që mund të shërbejë si burim rezistence kundër tutelës politike britanike. Vetëm muslimanët kanë kapacitetin ideologjik për t’u çliruar nga pushteti tiranik amerikano-britanik, prandaj umeti islam mbahen në kontroll të rreptë nga këta sekularistë britanikë.

Për ta mbyllur, që nga rënia e Perandorisë Osmane bota ka rënë nën kontrollin e Perandorisë Britanike që e ka maskuar pushtetin e saj global me institucione të tjera, siç është OKB-ja dhe institucione të tjera internacionale.

Qeveria Botërore i ka dhënë botës disa avantazhe, siç është tregtia globale dhe zhvillimet teknologjike, por ka sjellur edhe shumë pasoja politike, siç është zullumi, krizat ekonomike, dhe gjenociet e pakuptimta. Qeveritë nuk kanë më nevojë për besëlidhje të sinqertë me qytetarët e tyre. Njeriu është thjesht një vegël apo skllav që shteti më shumë e trajton si spiun apo shërbëtor për të t’i mbajtur njerëzit të angazhuar se sa ka nevojë për ta.

Sistemi politik global ka bërë që për nevoja politike të përhapet gënjeshtra, mashtrimet, luftërat teatrale, imoraliteti, armqitë e rremë, ndarja në shtete në mënyrë krejt fiktive, nacionaliteti i rremë, monopolet ekonomike, korrupsioni politik, padrejtësia, tradhtia, mungesa e vizionit politik nacional, përhapja e spiunizmit, dhe luftimi i fesë.

Feja e Qeverisë Globale Britanike është komunizmi e ateizmi ndërsa kodi moral i saj është mashtrimi, gënjeshtra, tradhtia, shtypja, burgosja, vjedhja e burimeve natyrore, përzënie e njerëzve nga një shtet në tjetrin, dhe përhapja e injorancës ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të ushqhet me gënjeshtrat e mediave të pushtetit global britanik. Është, me pak fjalë, një kohë e zymtë për umetin islam dhe për të gjithë njerëzit, dhe një fatkeqësi të cilën vazhdojmë ta vuajmë edhe sot.

Sabri Lushi

Dhjetor 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post