Home » Ky është shteti terrorist kanadez

Ky është shteti terrorist kanadez

by Kukes Post
0 comments

Ky është shteti terrorist kanadez. Ky është shteti që pretendon se ka demokraci, që ka rend ligjor, dhe marrëdhënie qytetare formale mes shtetit dhe popullit. Ky është shteti armik i fjalës së lirë. Ky është shteti që në bazë të organizimit politik ka spiunazhin dhe korrupsionin. Këta janë palaçot e botës, të ngjashëm me ata që vrasin fëmijët e gra në Gaza.

Për një aksident minimal, që ndodhin me dhjetra e mijëra në këtë shtet, çdo ditë i cili ka ndodhur mes meje dhe një agjenti të shtetit kanadez dy vjet më parë, ky spiun i shtetit të ndyrë kanadez kërkon në gjykatë 400 mijë dollarë dëmshpërblim, pa përmendur kompensime të tjera, dhe e gjitha kjo për një gërvishtje makine.

Po pse çështja shkon në gjykatë kaq vonë? Kjo ndodh për arsye politike, si pjesë e luftës së këtij shteti diktatorial kundër fjalës së lirë.

Normalisht, aksidente të tilla trajtohen në mënyrë standarte nga kompanitë e sigurimeve dhe palët nuk mund të kërkojnë çfarë të duan. Në një ditë me akull, aksidente të tilla ndodhin në Edmonton me dhjetra, dhe të gjitha trajtohen në mënyre standarte.

Në aksidentin e vetëm që kam pasur në këto 10 vite, aksident minimal, shteti terrorist kanadez kërkon ta përdor për presion politik.

Kjo është Kanada: shteti palaço, shteti i zullumit dhe i shtypjes politike, shteti i mbretit Charles terroristit.

Nuk është për t’u habitur. Paganët nuk kanë drejtësi. Qëllimi i sistemit gjyqësor dhe i gjykatave është mbajtja nën presion sa më shumë e qytetarëve.

Po ta dija 1% të kësaj që di sot për shtetin terrorist kanadez nuk do të kisha emigruar në këtë shtet batakçi edhe sikur të më premtonin punë të sigurtë e të më prisnin në aeroport me tapet.

Këta janë mashtrues terroristë, dhe nuk mund t’i njohësh pa u përballur me ta. Këta janë terroristët e botës. Këta britanikë janë hajdutët e botës.

Sabri Lushi – Canada

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post