Home » SPAK-U: NJË CELULË E CIA-S DHE ANA E ERRËT E KËSAJ BANDE

SPAK-U: NJË CELULË E CIA-S DHE ANA E ERRËT E KËSAJ BANDE

by Kukes Post
0 comments

SPAK-U: NJË CELULË E CIA-S DHE ANA E ERRËT E KËSAJ BANDE

Sa i përket arrestimit të politikanëve shqiptarë, kjo është një temë që as që do të më interesonte sepse në fund të fundit Shqipëria mbet një vend i pushtuar nga okupatorët amerikanë dhe ata britanikë që nga vitit 1912.

Megjithatë, e mendoj shumë të arsyeshme ta bëjë një koment rreth SPAK-ut dhe qëllimit të formimit të kësaj bande.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është formuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2019, dhe është e kuptueshme se është bërë me miratimin apo mandatimin e Monarkisë Britanike.

Që në gjenzën e këtij njësiti investigativ, Qeveria Amerikane e ka promovuar formimin SPAK-ut si një hap të rëndësishëm për politikën e Republikës së Shqipërisë, porse si çdo gjë tjetër që bëjnë amerikanët, më shumë i është kushtuar rëndësi propagandës dhe imazhit se sa thelbit.

Pra, SPAK-u është investim amerikan, me fjalë të tjera, është organizatë e CIA-s [e organizatës më të korruptuar në botë, përgjegjëse për shkatërrim vendesh, për përhapje korrupsioni, dhe për destabilizim kombesh].

Kështu që, mjafton fakti se SPAK-u është investim amerikano-britanik që ky njësit i drejtësisë të mos ketë besueshmëri. Çdo gjë që bën Amerika, e bën për qëllimin e gabuar. Kjo është një e vërtetë aksiomatike dhe e padiskutueshme.

Për mendimin tim, SPAK-u nuk është formuar nga Amerika për të luftuar korrupsionin. Republika Amerikane është simboli i korrupsionit në botë, qoftë sistemi gjyqësor amerikan, qoftë administrata shtetërore, qoftë ambasadat amerikane nëpër botë, e qoftë ekonomia amerikane. Vetë ligjet amerikane janë të korruptuara, shtypëse, e abusive.

Përkundrazi, SPAK-u është formuar nga SHBA për ta mbrojtur korrupsionin, për ta legjitimuar atë, për ta mbuluar të keqen e politikanëve, dhe për t’iu hedhur shqiptarëve hi në sy. Amerika ka ngritur një sistem politik global që nuk lejon askënd tjetër të bëhet pjesë e tij veçse të korruptuarit, imoralët, hajdutët, dhe shërbëtorët e së keqes.

Nëse një njeri ka sadopak moral, dinjitet njerëzor, apo besë, Amerika nuk e pranon një zyrtar të tillë t’i bashkangjitet adminstratës amerikano-britanike botërore.

E vërteta e madhe është se qëllimi i SPAK-ut është t’i mashtrojë shqiptarët, t’iu japë përshtypjen se politikanët po përballen me llogaridhënie, dhe mbi të gjitha, ka për qëllim t’i bëjë presion çdo politikani, gjyqtari, prokurori, punonjësi të administratës apo qoftë edhe klerikëve fetarë që refuzojnë t’u binden urdhërave të eprorëve të tyre, sidomos kur këto urdhëra vijnë nga pushteti i vërtetë amerikano-britanik.

Sistemi politik amerikano-britanik nuk pranon mendim ndryshe, nuk toleron hezitim në mos-zbatimin e urdhërave qoftë edhe kur ato urdhëra janë jo të moralishme (apo qoftë edhe të paligjshëm). Pushteti amerikano-britanik është pushtet diktatorial. Nëse të jep urdhër të ulësh pantallonat, të tradhëtosh, t’i presësh në besë familjarët apo shokët e kolegët, të shkatërrosh jetë njerëzish, e madje edhe të vrasëh dikë me pa të drejtë, atëherë urdhëri duhet të të zbatohet pa diskutim e pa hezitim.

Sipas përkufizim amerikan, korrupsion konsiderohet mos-zbatimi i urdhërave informalë që japen nga pushteti diktatorial. Sa i përket korrupsionit të shfrytëzimit të postit politik apo adminstrativ, Amerika dhe Monarkia Britanike nuk e kanë fare merak këtë. E vërteta është se akush nuk mund të vjedhë gjë e nuk mund ta shfrytëzojë postin përveç se nëse kjo jepet si dhuratë apo lëshim nga pushteti nga lart.

Asnjë qindarkë nuk vidhet pa lejen e pushtetit. Nuk është ky meraku i Mbretit Charles III, dhe ky nuk është as meraku i CIA-s. Meraku i tyre është nëse pushtetarët refuzojnë t’i zbatojnë urdhërat verbazi, edhe kur ato urdhëra janë të pamoralshëm apo me pasoja problematike.

Për ta mbyllu, qëllimi i SPAK-ut nuk është lufta ndaj korrupsionit. Të luftosh korrupsionin nuk kërkohet një njësit i posaçëm juridik. Korrupsioni – në kontekstin siç populli e percepton, pra vjedhje pasurie me pa të drejtë dhe shfrytëzim posti, luftohet me një vendim politik të kryeministrit dhe efektet e këtij vendimi arrijnë në masën 100% brenda një jave.

Shqipëria nuk ka korrupsion. Shqipëria ka ligje të korruptuara. Vetë SPAK-u është simboli i korrupsionit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e korruptuar. Ligji i arsimit është i korruptuar. Struktura shtetërore është e korruptuar. Sistemi ekonomik është i korruptuar. Akademia e shkencave është e korruptuar. Vetë koncepti i republikës është koncept mashtrues. Sistemi gjyqësor është i korruptuar sepse zbaton ligje gë korruptuara.

SPAK-u është celulë e CIA-s që ka dy qëllime: të mashtrojë, dhe ndoshta t’i bëjë presion çdo politikani apo zyrtari të lartë që refuzon të korruptohet, që refuzon t’i zbatojë urdhërat e mbrapshtë të pushtuesëve tanë amerikano-britanikë.

SPAK-u duhet ekspozuar si organizatë terroriste e Amerikës dhe si rrezik kombëtar për vetë faktin se është formuar nga nëna e korrupsionit të botës, dmth, Amerika. Kjo celulë duhet ta pushojë aktivitetin e saj mashtrues dhe propagandues, aktivitet i cili nuk ka për qëllim t’ua përmirësojë jetën shqiptarëve, por t’i mashtrojë ata.

Shqipëria është vend tepër i pasur me burime energjetike. Ku është energjia shqiptare? Ku po shitet ajo? Përse ligjet shqiptare po e shkatërrojnë vendin tonë, ekonominë, dhe familjen? A nuk është vetë shteti që po e shkatërron këtë vend me ligje abuzuese të imponuara nga Amerika dhe Britania e Madhe? Ky është problemi që kemi ne sot. Problemi janë ligjet, jo moszbatimi i ligjeve. Problemi është modeli i sistemit politik britanik.

Sabri Lushi

Shkurt 2025

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post