LIRIA E TERRORIZMIT PËRBALLË MUNGESËS SË LIRISË SË BIZNESIT
Qeveria botërore sekulariste amerikano-britanike kërkon të na mbush mendjen se terrorizmi është biznes i pavarur, i ideuar e i ndërmarrë nga individë të rëndomtë, të pavarur, apo nga organizata të themeluara nga njerëz të ardhur nga poshtë – nga masat, pa ndonjë trajnim shtetëror. Për këtë arsye, makineria e propagandës amerikano-britanike dhe e qeverive të tyre spiune nëpër botë përhapin dezinformime të tilla si “koka e terrorizmit,” “organizatë terroriste e themeluar nga ky apo ai individ.”
E vërteta e thjeshtë është: terrorizmi jo vetëm që është biznes shtetëror, por është aktiviteti më i kontrolluar i shtetit. Është vetë shteti që i përhap idetë e terrorizmit, që i rekruton dhe trajnon individët, që e mbikëqyr procesin e terrorizmit nga gjeneza e deri në ekzekutim të sulmeve. Terrorizmi është biznes shtetëtor. Është monopol. Kurrë nuk e bëjnë atë individët e thjeshtë. Është biznes që kërkon një koordinim të shumë departamenteve shtetërore dhe të inkorporimit një logjistike të paparë.
Nga ana tjetër, sikur vetëm një pjesë të lirisë që gëzojnë terroristët të na e jepte shteti modern për të bërë biznese ekonomike, për të punuar, për të bërë ndërmarrje apo aktivitete ekonomike të pavarura, jeta jo vetëm që do të ishte bërë më e lehtë për shoqërinë njerëzore, por bota do të dëshmonte më shumë drejtësi e zhvillim.
Kur vjen puna tek puna, biznesi, ndërmarrjet ekonomike, apo aksesi tek shërbimet e shtetit modern, vëmë re një kontroll të hekurt të pushtetit global amerikano-britanik: në çdo kompani, zyrë, lagje, shkollë, fshat, qytet, shtet, madje edhe në rrugë si lypës apo si i pastrehë ndodhet kontrolli i hekurt shtetëtor me anë të spinëve e agjentëve.
Shteti modern është pushteti i kontrollit të hekurt.
Shteti modern operon me dy dimensione në të njejtën kohë: me anë të pushtetit zyrtar, i cili paraqitet gjithmonë si viktimë e i dobët, dhe me dimensionin e fshehtë – me anë të spiunëve, agjentëve, dhe kontrollit informal të hekurt.
Shteti modern është i ndërtuar mbi parimet e Iblisit (djallit): vepron në mënyrë të fshehtë kur vjen puna tek zullumi, terrorizmi, kontrolli ekonomik, dhe goditja politike e njerëzve sepse kështu nuk mban përgjegjësi; nga ana tjetër, kur vjen puna tek anët pozitive: aty shteti paraqitet si mbrojtësi i qytetarëve, dhe sillet si një nënë e madhe.
Shkurt: bota nuk ka parë pushtet më zullumqar e më të padrejtë se pushteti amerikano-britanik global. Ata e kanë pushtetin sot, dhe Allahu nga urtësia e Tij e lejon pushtetin të qarkullojë nëpër kombe e nëpër qytetërime të ndryshme. Sot është radha e sekularistëve perëndimorë apo e komunistëve amerikano-britanikë. Po e shohim çdo ditë se çfarë pushteti kanë ndërtuar: pushtetin e mashtrimit, shtypjes, vrasjeve të grave e fëmijëve, të mizorisë, të zullumit të pashembullt, dhe të batërdisë njerëzore. Këta njerëz pa din e iman po e shkatërrojnë shoqërinë njerëzore.
Zoti i Madh na ruajttë nga këta zullumqarë e nga ky pushtet i lig spiunët dhe mercenarët e të cilit i takojmë në çdo cep rruge.
Sabri Lushi
Maj 2025