Home » U VRA NJË GJYQTAR I PUSHTETIT TË ZULLUMIT, POR SA NJERËZ KA VRARË VETË SHTETI SHQIPTAR?!

U VRA NJË GJYQTAR I PUSHTETIT TË ZULLUMIT, POR SA NJERËZ KA VRARË VETË SHTETI SHQIPTAR?!

by Kukes Post
0 comments

U VRA NJË GJYQTAR I PUSHTETIT TË ZULLUMIT, POR SA NJERËZ KA VRARË VETË SHTETI SHQIPTAR?!

 

Dje me datë 6 tetor, 2025, e vra një gjyqtar. Nuk kam nevojë të pyes, të lexojë, apo të hulumtojë për individin e veshur me rrobat e gjykatës: ata të gjithë janë punonjës të një pushteti të padrejtë e të larë në gjak, sidomos kur vjen puna tek gjykatat – ato janë simboli i padrejtësisë dhe zemra e korrupsionit.

 

Megjithatë, si musliman e dënoj krimin, e dënoj aktin e vrasjes së zyrtarëve shtetërorë, e dënoj mënyrën e të kërkuarit drejtësi, dhe e dënoj vetëgjyqësinë. Të jetë si të jetë puna, edhe nëse shteti është i padrejtë, është më mirë se mungesa e tij. Kaosi është një e keqe më e madhe.

 

Në të njejtën kohë, përtej zhurmës së mediave dhe rolit viktimizues që po luan shteti, është momenti për t’i thënë disa të vërteta të mëdha në lidhje me pushtetin e padrejtë të Tiranës.

 

Shteti shqiptar që nga pushtimi britanik i vitit 1912 ka ndërmarrë krime, ka vrarë, ka persekutuar, ka burgosur njerëz të pafajshëm, ka dëbuar qytetarë autoktonë nga vendi i tyre, ka nxitur konflikte, ka nxitur vrasje mes qytetarëve të pafajshëm, ka shkatërruar biznese, ka lënë njerëz pa bukë, ka shfarosur familje të tëra, ka ndaluar fenë për më shumë se dy dekada, ka vjedhur paratë e shqiptarëve përmes firmave piramidale, ka nxitur luftën civili të viti 1997, dhe ka konfiskuar pronat private gjatë regjimit terrorist komunist të modelit britanik.

 

Pikërisht, kur flitet për konceptin e pronës dhe të drejtës së pronës, shteti është i larë në gjak. Është vetë shteti që e ka kurdisur këtë kaos e zullum duke zaptuar pronat private gjatë regjimit terrorist britanik të Enver Hoxhës. Është vetë shteti që i ka nxitur shqiptarët përmes spiunëve e agjentëve të shërbimeve sekrekte të Tiranës e përmes propagandës shtetërore që njerëzit t’i braktisin shtëpitë e tyre nëpër fshatra e të përfundonin në qytetarë pronë-zhvatës në rrethinat e Tiranës, Durrësit etj; të përfundonin në ndërtues shtëpish pa leje. Ky është shteti shqiptar, dhe këta janë britanikët e Tiranës.

 

Sa i përket të drejtës për të punuar, për të jetuar i lirë në Shqipëri, apo për të nxjerrë bukën e gojës, shteti është armiku i zhvillimit dhe fshihet mbrapa çdo ngatërrese, mbrapa çdo konflikti, dhe ka gisht në çdo vrasje për motive pronësie.

 

Nëse ti je një qytetar që kërkon të punosh me ndershmëri, të mbash fëmijët me bukë, e të të bëhesh pjesë e shoqërisë së ndershme, atëherë shteti shqiptar do të jetë armiku, pengesa, dhe problemi.

 

Spiunët e shtetit britanik të Tiranës i gjen në çdo cep të Shqipërisë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo lagje, e në çdo rrugicë. Ata janë aty për të nxitur konflikte. Shteti është aty për të penguar zhvillimin sepse duket qartë se misioni i pushtimit britanik të 1912 ka pasur vetëm një objektiv: për ta shfarosur popullin tonë, sidomos për shkak të të shkuarës nën Perandorinë Osmane.

 

Të gjithë ne jemi dëshmitarë se si shteti shqiptar para disa muajsh u mundua të nxiste konflikte politike në veri e në jug. Përveçse shteti i kishte lejuar ndërtimet pa leje në Theth e gjetkë, dhe përveç se shteti ndërmori një fushatë të zhurmshme të prishjes së këtyre ndërtimeve, duke treguar dhëmbët e modelit britanik të pushtetit, ishte përsëri shteti me spiunët e agjentët e tij që bënin thirrje për aplikimin e Kanunit, sidomos kur këta spiunë vinin nga Amerika nën autorizimin e CIAs – organizatës terroriste më të madhe në botë, sepse Amerikës i interson lufta, shkatërrimi, konflikti, kaosi, dhe degjenerimi.

 

Aplikimi i Kanunit do të thotë aplikim i dy standartëve, do të thotë abuzim ligjor, mashtrim të qytetarëve, dhe infrastrukturë të agjenturës shtetërore për të nxitur konflikt, për të abuzuar me nevojën legjitime të njerëzve për të kërkuar drejtësi.

 

Tirana britanike bënte thirrje në mënyrë indirekte për zbatimin e Kanunit sepse kështu nxit vrasje e konflikte të përgjakshme, dhe kështu ia atribuon zullumin një ligji imagjinar, siç është Kanuni mashtrues i britanikëve të Tiranës.

 

Ku është Kanuni? Ç’është Kanuni? Kush e ka shkruajtur atë? Kush e zbaton atë? Cili është organi përmbarues i Kanunit? Cila është baza ideologjike e Kanunit? Kush janë ekspertët e Kanunit? Ku është kopja origjinale e Kanunit? Apo këtë Kanun zullumqar e kanë shkruajtur britanikët e Tiranës në vitin 1912? Po vrasja e gjyqtarit a u bë sipas Kanunit zullumqar dhe sipas modelit të vetëgjyqësisë kanunore britanike?

 

Sa e sa njerëz janë vrarë këto vite në konflikte pronësie, e sa e sa të tjerë kanë harxhuar energji e para pafund në konflikte pronësie. Ajo ç’ka e bën situatën më të dhimbshme e më irrituese është se shteti dhe spiunët e tij fshihet në çdo konflikt, pas çdo ngatërrese, e pas çdo zullumi.

 

Për ta mbyllur, gjyqtarët janë simboli i korrupsionit, gardianët e zullumit, dhe mëkëmbësit e pushtetit të modelit britanik. Ata gëzojnë shumë pushtet. Ligji, edhe pse i padrejtë, nuk është kontura e pushtetit të tyre, por një çek i bardhë për ta mbushur si të duan. Modeli i pushtetit britanik është model i cili e fshet totalitarizmin dhe tiraninë e tij tek gjykatat.

 

Pushteti është i padrejtë, por padrejtësia e të tjerëve nuk na jep të drejtë neve që të hakmerremi me mënyra të padrejta. Ky, të paktën, është një parim i padiskutueshëm i fesë hyjnore islame. Gjyqtarët nuk mund të vriten, as zyrtarët e tjerë të shtetit sepse kjo i jep qeverisë, mes të tjerash, arsye për të marrë masa drastike tiranike për ta shypur popullin edhe më shumë, dhe, njëkohësisht, për të bërë viktimën ndërkohë që vetë shteti është i larë në gjak.

 

Padrejtësia shtetërore duhet adresuar politikisht, duhet adresuar në mënyrë intelektuale, me laps në dorë e jo me plumba, me mendje, e jo me emocione, me dije, e jo me Kanun, me botime librash po të jetë nevoja, e jo me modele amerikano-britanike komuniste, me durim, e jo me ngutje. Bejeta me zullumin e shtetit është betejë e gjatë sa jeta, kështu që kërkon durim e mençuri.

 

Sabri Lushi

 

Tetor 2025

You may also like