Home » PËRSE AMERIKANO-BRITANIKËT E URREJNË FJALËN E LIRË?!

PËRSE AMERIKANO-BRITANIKËT E URREJNË FJALËN E LIRË?!

by Kukes Post
0 comments

Fjala është pushtet. Komunikimi publik është mjet i domosdoshëm i fuqisë politike. Përmes fjalës, përhapet e mira, mund të ndryshojnë njerëzit, mund të influencohen, edukohen, bashkohen, apo mund të kthehen tek dimensioni i arsyes, ashtu sikurse përmes fjalës mund të përhapet e keqja, mund të shkatërrohen kombet, nënshtrohen, sllavërohen, dhe mund të bien në gropë të errësirës së padrejtësisë.

Fjala është pushet.

Për këtë arsye, pushteti politik e urren fjalën e lirë sepse e shikon atë si kërcënimin më të madh, si armën më të rrezikshme në duar të njerëzve.

Për të qenë të drejtë në gjykim, amerikano-britanikët nuk janë më tiranë se të tjerët sa i përket fjalës së lirë. Edhe sikur botën ta drejtonin muslimanët, pushtetarët gjithmonë do t’i druheshin fjalës së lirë sepse ajo u cënon pushtetin.

Kështu që, amerikano-britanikët nuk bëjnë përjashtim. Ata e urrejnë fjalën e lirë ashtu siç është rasti me të gjitha pushtetet e tjera paraardhëse. Megjithati, pushteti sekularist botëror amerikano-britanik bën një përjashtim vetëm në një aspekt: kanë zgjedhur një mënyrë shumë dinake e djallëzore për ta luftuar fjalën e lirë.

Në pamje të parë, tiranët sekularistë jo që nuk e luftojnë fjalën e lirë apo komunikimin publik, por ata pretendojnë se e mbrojnë me ligj. Madje, legalizimi i fjalës së lirë dhe mbrojtja kushtetuese e saj mbahen si motot e civilizimit perëndimor.

Amerikano-britanikët e kanë kthyer censurën në një sistem hermetik. Kontrollin nuk e realizojnë me anë të policisë së rendit, policisë sekrete duke trokitur në dyer, apo përmes policisë së mendimin nëpër shkolla e universitete. Kontrolli fillon që në themel. Duke pasur kaq kontroll të madh mbi shoqërinë – njeri pas njeriu, dhe duke pasur një monopolik absolut mbi ekonominë dhe burimet natyrore, pushteti amerikano-britanik nuk lejon askënd të mësojë gjuhë, komunikimin, aftësi për të bërë hulumtime, apo për t’u thelluar në lexim përveçse për ata që sistemi është i garantuar se aftësinë komunikuese do ta përdorin për pushtetin.

Me fjalë të tjera, pushteti sekularist ka zgjedhur t’i pajis me aftësi komunikouese – shkrim e komunikim publik, vetëm shërbëtorët e vet. Me liri të fjalës, ata nënkuptojnë se shërbëtorët e tyre të cilët janë edukuar në mënyër speciale nga pushteti janë ‘të lirë’ të komunikojnë, të shkruajnë, botojnë libra, e të formësojnë opinionin publik.

Përveç kontrollit të rreptë të arsimit, pushteti amerikano-britanik përdor edhe mekanizma të tjerë për censurimin e fjalës së lirë apo për dekurajimin e masave që të mos merren me komunikim publik. Ndër këto mekanizma janë, për shembull, ulja e rëndësisë apo prioritetit të lëndës së gjuhës nëpër shkolla, punësimi i mësuesëve të paaftë profesionalisht për të dhënë lëndën e gjuhës, standartizimin jo optimal të gjuhëve nacionale, dukerajimin e njerëzve nga të mësuarit të gjuhës si mjet politik duke dhënë përshtypjen se shteti nuk e ka problem aspak fjalën e lirë – efekti i kundërt i mollës së ndaluar.

Pra, amerikano-britanikët kanë zgjedhur për ta luftuar fjalën apo komunikimin publik që në themel. Ata kontrollojnë vetë gjuhën, të gjitha mediat, shkollat, universitetet, studentët, madje edhe institucionet fetare.

Në ato pak raste kur ndonjëri mund ta përvetësojë aftësinë komunikuese, qoftë me shkrim e qoftë publike në mënyrë gojore me audiencën, sistemi politik ngre alarmin për censurë.

Për ta mbyllur, ashtu sikurse të gjitha pushtetet politike, edhe pushteti global sekularist amerikano-britanik e urren lirinë e fjalës. Tiranët e urrejnë lirinë e fjalës sepse fjala ëshët armë. Një popull i armatosur me aftësinë e komunikimit prëmes fjalës së lirë nuk mund të kontrollohet lehtësisht.

Fjala mund t’i ndryshojë njerëzit, mund të zgjojë nga gjumi. Qeveritë moderne sekulariste e konsiderojnë fjalën e lirë halë në sy. Pushtetarët tiranë nuk mund ta tolerojnë fjalën e lirë sepse ajo u cënon pushtetin.

Fjala është pushtet. Ajo është armë; është armatosja më e mirë për popullin e shtypur, dhe mjeti i vetëm për të rezistuar kundër tiranisë sekulariste, kundër zullumit të pushtetit, dhe kundër politikave shkatërruese të qeverisë globale amerikano-britanike.

Sabri Lushi

Janar 2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like