Më 28 shkurt 2026, SHBA-të dhe baza militare britanike e quajtur Izrael vendosën të sulmojnë shtetin e pavarur të Iranit. Sulmi ishte surprizë, i shpejtë dhe u njoftua në media vrasja e Liderit Suprem Iranian, Ali Khamenei, por çuditërisht lufta nuk mbaroi.
Kjo luftë ka ngjallur mjaft debate dhe në Shqipëri, pasi Shqipëria publikisht ndjek politikën zyrtare të SHBA-ve (aleati strategjik) dhe Parlamenti Shqiptar nuk nguroi që të shpallë Iranin Shtet Sponsor të Terrorizmit.
Me të drejtë Shteti Shqiptar është pozicionuar dhe kjo për katër arsye:
- Aleati strategjik i Qeverisë Shqiptare – Amerika, është në luftë dhe rrjedhimisht ne duhet të ndjekim politikën zyrtare amerikane.
- Shqiptarët janë krenarë që kanë shpëtuar disa dhjetra hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, dhe ne në atë kohë u paskëshim dhënë Besën hebrenjve, dhe besa besë e fjalë fjalë jemi të guximshëm dhe të detyruar që të mbështesim pa rezerva çdo fushatë ushtarake të Izraelit.
- Shqiptarët unikisht mbajnë në një bazë në Durrës opozitën e regjimit të Iranit, dhe padyshim që kjo na mvesh detyrimin që të qasemi ndaj Iranit njëlloj siç qaset grupi i muxhahedinëve në Durrës.
- Shqipëria para disa viteve dëboi Ambasadën Iraniane në Tiranë, rrjedhimit kjo tregon që jemi në një linjë të ashpër dhe tip – lufte me Iranin.
Personalisht bëj pjesë tek ata shqiptarë që e kuptoj reagimin dhe qëndrimin e qeverisë sonë ndaj shtetit të Iranit, por nuk kuptoj analistët dhe mediat tona që shpërndajnë dizinformime dhe informacione të rreme, ku njëra nga këto gënjeshtra ka të bëjë me mospushtimin e Iranit në rreth 2500 vite.
Pa kaluar në teori, dhe pa shpjeguar dhe shqyrtuar ndikimet islamike ndaj Iranit, dhe pa analizuar kohën e Perandorisë Osmane, besoj që është interesant dhe i mjafatueshëm analiza e pushtimit britanik të Iranit në vitin 1941.
Pushtimi i Iranit 1941 – 1946
Pushtimi i Iranit ishte një bashkëpunim Anglo – Sovjetik. Sovjetikët sulmuan nga veriu, e ndërsa aglezët sulmuan nga deti. Britanikët sulmuan në agimin e 25 gusht, 1941. Anijet dhe flota iraniane u asgjësuan me vetëm një sulm. Dhe vetëm më 1 shtator britanikët i arritën objektivat e tyre duke u futur si fitues në qytetet-objektivë të tyre brenda territorit të Iranit.
Ndërsa sovjetikët, siç përshkruhet në wikipedia, në pak ditë arritën t‘i fluturonin avionët e tyre mbi Teheran. Ushtria iraniane ishte në kaos total, familja mbretërore iraniane u arratis dhe qartësisht në pak ditë Irani ra zyrtarisht nën pushtetin e anglo – sovjetikëve.
Historia zyrtare e përshkruan këtë fushatë ushtarake britanike si një domosdoshmëri për të siguruar rafineritë e naftës në Iran, të cilat çuditërisht menaxhoheshin nga punonjës britanikë. Pas pushtimi, e gjithë infrastruktura e naftës u kontrollua nga britanikët.
Konkluzione
Irani i sotëm nuk është aspak një zgjatim i civilizimit pers 2500 vjeçar, siç e trumbeton propaganda amerikane në Shqipëri, por është një krijesë politike që ka kaluar në duart e britanikëve dhe gjurmët i gjejmë të publikuara dhe në wikipedia e kudo gjetkë në internet, gjurmë të cilat shpjegohen në paragrafin e mësipërm mbi pushtimin britanik të Iranit. Irani i sotëm është një krijesë dhe projekt strategjik i britanikëve, dhe sot ky Iran po bën pikërisht atë për çka britanikët e kanë krijuar: luftë, terror dhe bomba në të gjithë botën muslimane të Lindjes së Mesme. Pra qartësisht, Irani i sotëm është një armik i helmët i muslimanëve dhe Islamit, ashtu siç është vetë Britania e Madhe – një armike tinëzare dhe terroriste e fesë Islame dhe një armike e helmët e muslimanëve. Në fakt, nëse do të kuptosh qartë politikën e Britanisë së Madhe dhe të Amerikës ndaj Islamit, të mjafton të shikosh objektivat dhe qëllimet e Iranit.
Pra në Lindje të Mesme nuk kemi vetëm Izraelin britanik, i cili është thjesht një bazë ushtarake britanike, por kemi dhe Iranin, më britanik se kurrë, i cili çon përpara thelbin e terrorit dhe të terrorizmit britanik ndaj botës muslimane.
Sigurisht që analistat në Shqipëri janë pjesë e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike – CIA dhe MI6, dhe detyra e tyre është që të shpjegojnë një Iran i cili është i pavarur dhe i fortë ushtarakisht. Ku e vërteta është krejt tjetër gjë: Irani është një territor – shtet i krijuar nga britanikët, kontrollohet nga britanikët, u shërben britanikëve, sponsorizon terrorizmin për llogari të britanikëve, çon përpara axhendat britanike, lufton muslimanët si pjesë e axhendave britanike dhe është një projekt shumë strategjik për pushtetin global britanik.
Nderim Lushi – Kukës
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.