Scamin e fundit, ose të „futmen“ e fundit e pësova nga një kompani celulare, të cilën e kategorizova si provokim e për rrjedhojë si terrorizëm amerikan. Operatoria e kompanisë u tregua e „zgjuar“ që të më shënonte në kontratë, të cilën refuzoi dhe hezitoi që të ma jepte me vete, shifrën 1300 lekë në vend që të shënonte shifrën 1000 për të cilën fliste tërë kohës dhe për të cilën ishim dakordësuar. Aq e „zgjuar“, duke shfrytëzuar idenë se jetojmë në një shtet ligjor – gjë që nuk është e vërtetë pasi jetojnë nën pushtim britanik dhe nën terrorizëm amerikan, sa më bëri të paguaja një faturë 1300 lekshe të cilën nuk e kishte pasqyruar askund. Pra një scam i lehtë për tu kuptuar, por i vështirë për tu vlerësuar në kontekstin e axhendës amerikane.
Personalisht nuk fajësoj aspak operatoren, as kompaninë, pasi ata po bëjnë ekzaktësisht atë për çka janë krijuar si pjesë e axhendës se terrorizmit amerikan në trojet shqiptare, pra kaos, konflikte dhe idenë se ky vend nuk bëhet dhe se këtu janë të gjithë të korruptuar. Imagjino që të dërgosh në gjykatë një operatore të tillë, e cila gjithçka e ka dokumentuar, gjithçka e ka bërë në prezencën e kamerave dhe gjithçka e ka bërë ditën me diell, dhe sa naive do të dukej e tërë historia. E një veprim i tillë do të bënte që terrorizmi amerikan, i cili është shumë i komplikuar, të bëhej i padukshëm dhe tepër i pazbulueshëm.
Ne Shqiptarët tërë kohën e kemi ditur që komunizmi është krijuar në Londër, por për komunizmin kemi akuzuar Rusinë. E kemi ditur tërë kohën që shteti shqiptar është krijuar nga Britania e Madhe, por jemi vetëquajtur të pavarur dhe jo koloni britanike dhe Enver Hoxhën me Zogun kemi dështuar për t‘i thirrur në emrat e tyre të vërtetë: terroristë britanikë. E pikërisht këtë edukojnë këto probleme me kompanitë celulare, pra kultivojnë injorancën, jo mprehtësinë dhe rrisin e mbarështojnë skllavin brenda nesh – axhenda britanike me shqiptarët.
Sado të parëndësishme t‘ju duken gjërat, në opinionin dhe bindjen tim, nuk duhet të hezitoni aspak që të akuzoni Qeverinë e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Monarkinë Britanike për çdo padrejtësi që ju bëhet, e meqense këto padrejtësi janë të paramenduara dhe pjesë e një plani më të madh, atëherë duhet t‘i quani akte terroriste amerikane dhe sulme terroriste britanike.
Shqiptarët nuk takohen askund me të ashtuquajturin shtet, por ato pak takime janë tek kompanitë celulare, tek aksesi ndaj energjisë elektrike, tek uji i pijshëm, tek shërbimi i transportit publik, tek shkolla publike e sigurisht janë këto sportele dhe këto dyer që do të përçojnë tek qytetarët terrorin e paganëve britanikë dhe sulmet terroriste amerikane. Arma jonë e vetme është liria e shprehjes dhe fjala, dhe pikërisht këtë duhet të bëjnë shqiptarët, të adresojnë me shkrime terrorizmin amerikan dhe terrorin britanik në Shqipëri.
Të spostosh vëmendjen tek konflikte të vogla është një teknikë shumë e njohur e terrorizmit amerikan.
Unë jam ekspozuar politikisht në vitin 2015 duke organizuar disa protesta paqësore në Kukës e për rrjedhojë u përballa dy vite me gjakatat – celula terroriste amerikane, dhe që nga ajo kohë kam arkivuar dhe studiuar në detaje një pjesë të mirë të teknikave që terroristët amerikanë përdorin me shqiptarët.
Me pak fjalë: nëse keni probleme me pronat, punësimin, energjinë elektrike, rrugët, fqinjët, bullizmin, shkollën, etj, pa frikë akuzoni Amerikën dhe Britaninë e Madhe dhe quajeni terrorizëm britaniko – amerikan, pasi i tillë është.
Problemi i Shqipërisë nuk është korrupsioni, por terrorizmi amerikan, pushtimi britanik i 1912 – së dhe terrori britanik.
Nderim Lushi
2 shtator 2023
Grykë – Çajë, Kukës