Home » SHQIPËRIA NUK ËSHTË VENDI MË I VARFËR I EUROPËS PAVARËSISHT LIGJEVE TË KORRUPTUARA BRITANIKE

SHQIPËRIA NUK ËSHTË VENDI MË I VARFËR I EUROPËS PAVARËSISHT LIGJEVE TË KORRUPTUARA BRITANIKE

by Kukes Post
0 comments

SHQIPËRIA NUK ËSHTË VENDI MË I VARFËR I EUROPËS PAVARËSISHT LIGJEVE TË KORRUPTUARA BRITANIKE

Edhe pse shteti shqiptar, vendi me popullsi tradicionalisht me shumicë muslimane, ka qenë i pushtuar nga amerikano-britanikët për më shumë se një shekull, nuk është më i varfëri në Europë siç dëgjojmë shpesh të artikulohet nga politikanët e Tiranës.

Si vend i pushtuar, Shqipëria ka kaluar mjaft peripeci, me vjedhje të burimeve të saj natyrore, me promovimin e njerëzve më të korruptuar në politikë, me vrasjen e elitës së trashëguar nga Perandoria Osmane, me dëbimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga tokat e tyre, e me politika shkatërruese amerikano-britanike për vendin tonë, prap se prap ne kemi një vend të begatë e një popullsi që akoma mbart vlera të trashëguara nga feja islame, siç janë familja, aftësia sipërmarrëse, rezistenca politike, dhe solidariteti social.

Nuk ka dyshim se të gjitha këto vlera po sulmohen çdo herë e më shumë nga armiqtë tanë perëndimorë, por gjendja e shoqërisë shqiptare nuk e ka arritur akoma degjenerimin e Europës së kalbur. Europa perëndimore, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Kanadaja tani përbëjnë shembullin e shkatërrimit shoqëror dhe dështimit politik.

Në Perëndim nuk ka familje, nuk ka kohezion social, nuk ka solidaritet, nuk ka njerëzillëk, nuk ka ekonomi të pavarur, ndërkohë që shoqëria përbëhet nga individë që nuk i bashkon thuajse asgjë përveç konkurencës mes tyre se cili të jetë spiun më i madh i shtetit e kush të tradhëtojë më shumë për të mbijetuar. Perëndimi është i shkatërruar; është shoqëria komuniste që ka arritur pikërisht atë gjendje që komunistët amerikano-britanikë e kanë planifikuar dy apo tre shekuj më parë: një shoqëri lehtësisht të kontrollueshme, pa Zot e pa fis, e skllavëruar plotësisht.

Më bëri shumë përshtypje një aktivist perëndimor teksa thoshte, që po e parafrazoj, “duhet ta abuzosh shumë një pjestar të klasës së gjitarëve deri në atë masë sa të refuzojë martesën (riprodhimin),” duke ilustuar se në ç’gjendje ka arrituar Perëndimi.

Nuk janë të paktë aktivistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britani të Madhe që po ngrenë alarmin pikërisht në lidhje me traumatizimin politik që këto shoqëri kanë kaluar e po kalojnë, gjë që po e shkatërron me themel njeriun.

Amerikës, Kanadasë, Britanisë, dhe Europës perëndimore nuk iu ka ngeluar asgjë e bukur përveç fasadës që akoma vazhdon të ketë pak shkëqlim mashtrues për shkak të propagandës së madhe. Një qytetar mesatar në Amerikë, Kanada, apo Europë perëndimore duhet të punojë dy apo tre punë, në shumicën e rasteve me pagë minimale, vetëm për të paguar qeranë e shtrenjtë të shpëpise e për të paguar faturat mujore, ndërkohë që bën jetë individuale, pa familje – sepse modeli ekonomik perëndimor e vështirëson rritjen e fëmijëve, pa perspektivë, pa akses në sistemin e shëndetësisë, dhe atë pak kohë të lirë e kalon i intoksikuar nga alkooli e të ngjashmet deri sa t’i vijë vdekja.

Kështu që, Shqipëria nuk është vendi më i varfër. Edhe pse shoqëria po prishet çdo ditë e më shumë nga sulmet ideologjike perëndimore, në vendin tonë akoma ka shpresë, akoma ka familje, dhe akoma ka ekonomi informale të pa kontrolluar plotësisht nga shteti.

Problemet me të cilat Shqipëria po përballet janë të natyrës politike, siç janë ligjet e korruptuara amerikano-britanike, politikat britanike të komunistizimit total të vendit, politikat shtetërore të qeverisë britanike të Tiranës për dëbimin e shqiptarëve, dhe përpjekjet e Qererisë për kontrollin absolut ekonomik. Me fjalë të tjera, sfida e shqiptarëve është sistemi politik i gabuar, jo thjesht një qeveri e caktuar, por ligjet, sistemi ekonomik, propaganda shtetërore, dhe sulmet idoelogjike amerikano-britanike.

Pra, vendi ynë ka probleme, por prap është më mirë se në Europën perëndimore. Nëse vetëdija e shqiptarëve do të rritej në lidhje me mirësitë që ka Shqipëria, me burimet natyrore, dhe me traditën tonë, që edhe pse e transformuar negativisht kohët e fundit, atëherë shqiptarët do ta kuptonin se jemi më mirë se në Perëndimin e kalbuar, madje edhe për sa i përket gjendjes ekonomike. Për shumë shqiptarë, besoj se nuk është vonë për ta kuptuar se Perëndimi është jo e ardhmja, por shkatërrimi i njeriut në çdo aspekt: ekonomik, fizik, psikologjik, e shpirtëror.



Sabri Lushi

Korrik 2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like