Home » Ç’ËSHTË POLITIKA AMERIKANE DHE ÇFARË SIMBOLIZON AJO?

Ç’ËSHTË POLITIKA AMERIKANE DHE ÇFARË SIMBOLIZON AJO?

by Kukes Post
0 comments

Pa njohur politikën amerikane njohja rreth të vërtetave të hidhura të kësaj botë moderne ngelet defiçente dhe e mangët. Politika amerikane dhe qeveria e saj mbi dyqind vjeçare janë elefanti në dhomë; thuajse të gjithë ne nuk e shohim atë që quhet e keqja amerikane apo përballemi me të, por jemi plotësisht të shkujdesur nga kjo e keqe e madhe që e kemi kaq pranë syshë sa nuk e shohim dot.

Politika amerikane mbi dyshekullore mishëron në mënyrën më të lartë konceptin e mashtrimit politik. Nëse ka pasur ndonjë sistem politik i cili është i ngritur mbi themele mashtrimi e gënjeshtre në të gjithë historinë njerëzore, ai sistem politik patjtër që do të ishte sistemi amerikan.

Republika amerikane që në zanafillën e saj është themeluar mbi mashtrim. Nuk ka pasur ndonjëherë në historinë njerëzore ku një vend të udhëhiqej nga institucione abstrakte. Gjithmonë udhëheqësit shtetërorë dhe kompanitë e biznesit kanë emra njerëzish, kurse në Amerikë janë institucionet abstrake ato të cilat drejtojnë vendin, ashtu sikurse kompanitë konsiderohen persona juridikë.

Në Amerikë nuk thuhet se presidenti e ka marrë këtë vendin, apo se gjykatësi filan ka nxjerrur këtë verdikt apo se pronari i një kompanie të caktuar ka bërë këtë apo atë dëm. Në Amerikë, çdo përgjegjësi politike, juridike e morale i atibuohet një personi juridik apo një zyre. Është presidenca, kongresi apo pentagoni ai i cili urdhëron luftëra e pushtime, jo individi që mban postin e presidentit. Nuk është pronari i kompanisë ai që ka shkaktuar një dëm të caktuar, por kompania – që figuron në shtet si person juridik.

Këto mashtrime deri në një gradë kaq të lartë, të cilat në thelb e zhveshin njeriun nga përgjegjësia, janë shpikur në Amerikë dhe më pas janë aplikuar kudo në botë.

Amerika simbolizon mashtrimin. Mashtrimi gjendet kudo në Amerikë. Ai është kthyer në simbolin e politikën dhe kulturës amerikane. Reklamat, fushatat elektorale, partitë politike, votimet në kongres, filmat, marrëdhëniet tregtare, procedurat ligjore, rregulloret e gjykatave, formulimi i ligjeve, marrëdhëniet mes profesorëve e studentëve, monopolet ekonomike të fshehura, printimi pa kriter i dollarit, bankat, rezerva federale (banka qëndrore), koncepti i falimentimit të biznesit, borxhet me interes bankar, ekonomia që funksionon mbi baza borxhi etj., të gjitha këto kanë në thelb mashtrimin dhe gënjeshtrën.

Amerika mishëron gënjeshtrën. Gënjeshtra është kaq shumë e ndërthurur në jetën politike amerikane sa ajo nuk vihet më re. Ajo tani nuk dallohet më. Është bërë pjesë e qenësishme dhe identitare e politikës amerikane.

Amerika simbolizon shfrytëzimin dhe padrejtësinë. I gjithë ai bollëk ekonomik në Amerikë – vendi me GDP-në më të lartë në botë, nuk është tregues i një kombi që punon shumë apo një kombi punëtor, por tregues i një sistemi politik shfrytëzues. Në thelb, GDP-ja amerikane është plaçkë lufte, nuk është rezultat pune.

Amerika përfaqëson padrejtësinë. Sistemi i drejtësisë në Amerikë është teatër e fasadë. Përveç ndërtesave të bukura – me një bukuri therëse, dhe sallave luksove të gjyqeve, gjithçka tjetër në gjykatat amerikane është skëterrë dhe padrejtësi. Amerika ka numrin më të lartë të burgosërve për një mijë banorë në rang botëror. Në Amerikë nuk ka drejtësi, por arbitraritet. Edhe pse Amerika e ka shfuqizuar skllavërinë, masat e gjëra trajtohen nga gjykatat e korruptuara amerikane sikur të ishin më keq se skllevër.

Amerika nuk ka ligje, as rregullore e procedura. Amerika drejtohet nga mafia shtetërore. Në Amerikë pushtetin e kanë gjyqtarët. Ata vendosin sipas oreksit politik pasi kanë të gjithë fuqin dhe mandatin që të veprojnë sipas agjendës politike të qeverisë së korruptuar amerikane. Gjyqtarët amerikanë janë pjesa më kryesore e mafias monarkike që drejton Amerikën.

Amerika nuk funksionon mbi baza parimesh, por mbi baza interesi politik. Edhe grupet kriminale të pavaruara nga politika kanë më shumë parime se sa politika amerikane.

Amerika e ka kthyer konceptin e feudalizmit mesjetar në themelin e politikës amerikane. Në Amerikë nuk ka drejtësi politike, nuk ka parime morale, nuk ka njerëz intelektualë që besojnë në parime drejtësie, por ka një grumbull individësh – normalisht më të korruptuarit e shoqërisë, që kontrollojnë vendin sipas interesit të gjepit të tyre.

Amerika përfaqëson imoralitetin. Degjenerimi moral gjithmonë ka ekzistuar në shoqërinë njerëzore, por kurrë nuk ka qënë kthyer në sistem politik ashtu siç është kthyer në Amerikë.

Amerika përfaqëson pabesinë. Politika amerikane mund të të vrasë natën e të të qajë ditën. Politika amerikane nuk e bën këtë në mënyrë sporatike, por pabesia e thika mbas shpine janë metodologjia e politikës amerikane.

Amerika është shkatërruesja e popujve dhe shtypësja e tyre. Amerika urdhëron një politikan agjend për ta kërcënuar apo sulmuar një vend, siç ka bërë në Kuvajt apo në Kosovë për shembull, dhe pastaj barbarët amerikanë futen si çlirues.

Amerika është kërcënimi më i madh i paqes globale. Ajo është e keqja më e madhe që bota ka parë ndonjë herë sepse është vend i pabesë dhe mashtrues. Bota nuk është sprovuar kurrë më parë siç është sprovuar me ekzistencën e të keqës së madhe e njohur ndryshe si “politika amerikane.”

Amerika shkatërron, prish, vret, vjedh, shfrytëzon, dëmton, hedh bomba, pret në besë, dhe njëkohësisht ngre flamurin e paqes. Amerika nuk ka moral e as skrupull.

Amerika përfaqëson nivelin më skajshëm të hipokrizisë njerëzore. Ajo është kërcënimi më i madh i botës dhe dëmtorja më e madhe madje edhe e natyrës.

Amerika është vendi i padrejtësisë, i krimit, i numrit më të lartë të të pastrehëve, i vrasjeve masive nëpër shkolla apo vendeve publike.

Amerika është vendi me institucionet më të korruptuara. Në Amerikë nuk mund t’i besosh askujt, as presidentit, as politikanëve, as gjyqtarëve, madje as edhe intelektualëve sepse ata nuk kanë moral.

Republika amerikane është fatkeqësia më e madhe e historisë njerëzove. Kjo republikë e themeluar dhe e drejtuar nga monarkia britanike i ka shkaktuar botës, sidomos muslimanëve, kaq dëm të madh sa vetëm kur të marrë fund kjo republikë batakçie bota mund të gjej pakëz paqe.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post