LOGIN
Home » Sistemi britanik i qeverisjes

Sistemi britanik i qeverisjes

by Kukes Post
0 comment

Forma britanike e qeverisjes përbëhet nga dy pjesë: qeveria apo shteti zyrtar, dhe pjesa sekrete e informale e tij. Sipas këtij koncepti të rrezikshëm qeverisës sekularist, që të dyja kanë një rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.

Pjesa zyrtare është forma e dukshme e pushtetit – qeveria, gjykatat, presidenti, prokuroria, parlamenti etj., që sipas modelit britanik, duhet të duket e drejtë, sikur vazhdimisht bën përpjekje për të luftuar korrupsionin, sikur është e paanshme e për të gjithë, por më kryesorja është që kjo anë të duket jo shumë e fortë – madje herë pas here duhet të luaj edhe rolin e viktimës, sikur të gjithë po e sulmojnë.

Ana sekrete e informale e pushtetit vepron paralelisht. Është pikërisht kjo anë që e garanton shtetin zyrtar të duket më i drejtë se ç’është. Sipas modelit britanik, shteti duhet të ketë marrëdhënie informale e sekrete me çdo qytetar, duke e ndërtuar këtë me anë të spiunazhit, shantazhit, favoreve, apo partive politike. Në përgjithësi, vendimet zyrtare – në gjykatë, prokurori, ekonomi, biznes, punësim, liçensa, leje etj., paraprihet nga vendimet sekrete.

Pra, sipas modelit britanik, që është ndoshta modeli më i rrezikshëm dhe më i padrejtë i historisë njerëzore, shteti funksionon mbi dy qeveri apo forma paralele, nga forma zyrtare e nga ajo sekrete.

Duke funksionuar në këtë mënyrë – mbi formën zyrtare e atë sekrete, pushteti britanik është ndërtuar i atillë që kurrë të mos mbaj përgjegjësi politike për asgjë. Është forma më e shëmtuar e pushtetit. Është pushtet që nuk mban përgjegjësi, është pushtet sekret, jo transparent, i padrejtë, i korruptuar, i kontrollit absolut, dhe mbi të gjitha, është pushteti i propagandës e gënjeshtrës.

Që të funksionoj në mënyrë sa më efektive, pushteti britanik hallin më të madh e ka që të mos e demonstroj apo manifestoj pjesën sekrete. Në fund të fundit, po ta perceptojnë qytetarët se marrëdhënia sekrete e shtetit me ta është diçka e përgjithshme, kjo mund të ishte një arsye që ata ta refuzonin një gjë të tillë.

Shteti sekularist ndërmerr shumë veprime që kanë për qëllim të fshehin formën sekrete të pushtetit. Në këtë aspekt, partitë politike kanë një funksion jetik në fshehjen e pushteti zyrtar. Gjithashtu, pushteti sekret duhet të paraqitet sikur njerëzit po e zhvatin shtetin, e jo e anasjellta, sikur ata po ia fusin qeverisë ndërkohë që çdo gjë është projektuar që të funksionoj kështu.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post