Lufta e rreme Iran – SHBA, e rreme në këndvështrimin e qeverive dhe shumë reale në vuajtjet e civilëve në gjithë Lindjen e Mesme, ka ngjallur mjaft interes në gjithë botën. Interes që lidhet me fenë Islame dhe interes që lidhet me rritjen e çmimit të hidrokarbureve në mbarë botën.
Irani dhe Persia janë dy gjëra të ndryshme; Irani dhe feja Islame janë dy gjëra të dryshme, edhe pse qeveritë mbarë botërore qëllimisht, përmes propagandës mediatike dhe gënjeshtrave të tyre të zakonshme, bëjnë që të ketë një konfuzitet mbi fenë Islame, mbi persët dhe atë çka përfaqëson Irani në të vërtetë.
Sigurisht që jetojmë në një botë të shtruar, dizenjuar dhe të themeluar nga paganët e errët britanikë, ku gurthemeli i këtij civilizimi botëror që jetojmë sot janë: gënjeshtra, mashtrimi, paganizmi, gjenocidi, lufta dhe masakra, por natyra njerëzore funksionon përmes ligjeve dhe një karakteri që nuk ndryshon dhe përmes një këndvështrimi të tillë është relativisht e lehtë të lexohet dhe konflikti aktual, Iran – SHBA.
Amerika – krijesa më terroriste që Britania e Madhe ka krijuar ndonjëherë, udhëheq propagandën marëbotërore të dizinformimit dhe të kaosit të opinioneve mbi Iranin. Në oqeanin e madh të mediave amerikane hidhen çdo ditë teori, të cilat thonë shumë gjëra, por jo të vërtetën. Gjithsesi në këtë koment të shkurtër dua të ndalem vetëm tek një individ shumë mediatik që drejton politikën e jashtme të Iranit, tek Ministri i Jashtëm Iraninian, Abbas Araghchi.
Abbas Araghchi është pikërisht ajo këmbë e gjarpërit britanik që zakonisht nuk duket, por ja që gjarpëri britanik i shfaq këmbët e tij pikërisht tek Abbas Araghchi, i cili ka një cv shumë interesante dhe ditën me diell dhe në çdo faqe në internet e vërteton që ai nuk është asgjë tjetër por një spiun i zakonshëm i MI6 -it britanik, ose një mercenar i zakonshëm i britanikëve.
Abass, sipas wikipedia.org, i është bashkuar Ministrisë së Jashte të Iranit në vitin 1989, duke shërbyer si zyrtar i lartë i kësaj ministrie në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite. Në vitin 1996, pra 7 vite pasi ai ishte punësuar si zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Iranit, ai ndoqi një master në Universitetin Kent, në Kent të Britanisë së Madhe. Dhe për ata që kuptojnë sado pak politikën, e kuptojnë që Abbas ishte një target i vyer për t‘u rekrutuar nga MI6. Vetëm pranimi në këtë universitet, marrja e vizës, sponsorizimi nga Minsitria e Jashtme e Iranit, tregojnë qartë që kemi të bëjmë me një rast që narrativa zyrtare britaniko – amerikane nuk e shpjegon dot. Pa përshkruar gjithë historikun e marrëdhënjeve diplomatike mes Iranit dhe Britanisë së Madhe, vetëm në vitin 1989, pra vit që Abbas u emërua zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Iranit, Britania e Madhe tërhoqi nga Teherani gjithë personelin diplomatik të saj në Iran – sipas wikipedia.org. Dhe vetëm 7 vite më vonë kjo ambasadë, pa asnjë logjikë të botës reale, i paska dhënë vizë studentore dhe të drejtën për të sudiuar në Britani të Madhe një zyrtari të lartë të Ministrisë së Jashtme të Iranit, siç ishte Abbas Araghchi. Qartësisht, bazuar se si funksionon bota reale, kemi të bëjmë me një rast që tregon qartë që Britania e Madhe thjesht ka edukuar spiunin e saj të quajtur, Abbas Araghchi.
Gjurmët e Britanisë së Madhe janë më të thella në Iran, siç është pushtimi britanik i Iranit në vitet 1940, por thjesht u ndala tek një njeri që sot po bën luftë me perëndimin, Abbas Araghchi, i cili flet qartë që nuk është asgjë tjetër, por një mercenar i ndyrë i Britanisë së Madhe, një armik i Iranianëve, një bashkëpunëtor i izraelitëve, një i bindur i amerikanëve, dhe një armik i gjithë muslimanëve në Lindjen e Mesme.
Nderim Lushi
Shkinak, Kukës, Albania
14.4.2026
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.