Home » E VËRTETA RRETH SHTETIT TË KORRUPTUAR KANADEZ

E VËRTETA RRETH SHTETIT TË KORRUPTUAR KANADEZ

by Kukes Post
0 comment

Problemi më i madh i shtetit të korruptuar kanadez është mungesa e transparencës. I gjithë pushteti funksionon si mafia: pushteti politik, gjykatat, ligjet, rregulloret, puna, biznesi etj. Çdo gjë bëhet me mik, me rregulla poshtë tavoline, me marrëveshje të fshehta, jo transparente, e me favore të ndërsjellta mes mafias së shtetit dhe qytetarëve. Mafia më e madhe kanadeze janë gjykatat – qendrat e korrupsionit, ndërsa punësimi është motorri politik i kontrollit të njerëzve.

Gjithësesi, eksperienca ime personale në shtetin e korruptuar kanadez më ka ndihmuar shumë jo vetëm për të kuptuar edhe politikën e problemet shqiptare, por edhe modelin britanik të pushtetit, dhe pasojat e këtij modeli në vendet muslimane.

Modeli britanik i pushtetit është model shtypës, i pamoralshëm, barbar, i korruptuar, i padrejtë, diskriminues, që shkatërron shoqërinë dhe e kthen atë në një xhungël kafshësh.

Kanadaja, që shpesh i referohem si varreza masive e emigrantëve, është simboli i pushtetit sekret. Të habit fakti i mungesës së transparencës së ligjeve, gjykatave, taksave, policisë, rregulloreve të punës, punëdhënies, procesit të punësimit, procedurave administrative, e aq më tepër, politikës.

Në shtetit e korruptuar kanadez, është e pamundur ta marrësh vesh nëse një ligj apo rregullore aplikohet për të gjithë apo në mënyre selektive, nëse një rregullore pune është bërë vetëm për të adresuar një apo disa individë apo të gjithë pa përjashtim, nëse kontratat e punës janë të njejta për të gjithë apo secili ka një kontratë të veçantë sipas interesit të shërbimeve sekrete kanadeze, nëse përfitimet nga fondet publike apo taksat janë transparente për të gjithë apo qeveria e korruptuar e despotike bën diferenca sipas kompanisë apo personit të caktuar bazuar në një interes jo transparent.

Është për t’u habitur se si ky shtet tipik i korruptuar britanik ka arritur të ketë një reputacion të mirë në arenën botërore. Edhe në këtë aspekt, problemi është se shoqëria gjithmonë dëgjon zërin e “të suksesshmëve” apo atyre që shteti iu ka bërë favore – pra, të korruptuarëve, dhe kurrë shoqëria nuk arrin të dëgjoj zërin e të shtypurëve.

Shteti imoral kanadez, apo varreza masive e emigrantëve, është shembulli tipik i pushtetit barbar e terrorist britanik që ka zaptuar botën. Po ashtu, mësimi më i mirë është se korrupsioni politik që vëmë re kudo e ka origjinën tek Perandoria Britanike dhe modeli politik i saj. Korrupsioni politik modern është “Made in Britain”, nuk është “Made in Albania” apo të ndonjë shteti tjetër.

Shteti mafioz e despotik kanadez, shteti i gjykatave të korruptuara, shteti i mafias, shteti i mungesës së transparencës, shteti i ligjeve selektive, shteti spiun e sekret, shteti që sillet si qen zagar i Amerikës apo Britanisë së Madhe, shteti i kontrolluar nga monarkia e korruptuar britanike, shteti që kontrollon gjithçka – individ pas individi, por në mënyrë të fshehtë, meriton t’i çjerret pak fytyra në arenën ndërkombëtare me shpresë që të bëhet pak më i drejtë.

Kanada është shtet pa identitet e pa ndonjë moral politik. Ajo çka Kanada din të bëj më mirë është spiunizmi, që sillet si shtet zagar i botës për të shkatërruar emigrantët.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post