LOGIN
Home » PËRSE POLICIA SEKRETE NUK NA TROKET NË DYER

PËRSE POLICIA SEKRETE NUK NA TROKET NË DYER

by Kukes Post
0 comment

Bazuar në faktin se modeli britanik sekularist qeverisës është pushtet i kontrollit absolut, e si i tillë nuk mund të toleroj asnjë zë të lirë, asnjë vendim-marrje të lirë të qytetarëve, asnjë ide që të qarkulloj në mënyrë të pa censuruar, përse atëherë nuk shohim që policët sekret të shtetit të trokasin nëpër dyert tona? A thua vallë pushteti ka ndryshuar, është bërë më tolerant, apo e ka kuptuar më në fund se njerëzit duhet të lihen të lirë?

Në fund të fundit, trokitja e policisë sekrete nëpër dyer nuk është një trillim romanesh apo një skenë filmash amerikanë. Ajo është një realitet që bota është përballur egër me të përgjatë shekullit të kaluar. Fashizmi italian, nazizmi gjerman, apo rregjimet e trmerrshme komuniste që Perandoria Britanike ka pasë instaluar nëpër botë kanë pasur në themel të funksionit të tyre trokitjen e policisë sekrete në dyert e qytetarëve të pafajshmë, trokitje të cilat përfundonit me shkatërrimin e jetëve të tyre e të familjeve të tyre.

Edhe regjimet diktatoriale e monarike të Britanisë së Madhe të instaluara në botën arabe nuk kanë qënë e as nuk vazhdojnë të mos jenë më pak të tmerrshme sa i përket aspektit të aktivitetit të policisë sekrete. Në fakt, vendet muslimane kanë paguar çmimin më të lartë të opresionit të policisë sekrete alla-britanike. Ka më shumë se një shekull që arrestimet, eleminimet, dhe zhdukjen e qytetarëve të pafajshëm janë kthyer në normalitet politik të rregjimeve terroriste që mbahen në këmbë nga pushtetit sekularist britanik.

Megjithatë, në vende si Kanada, Francë, Itali, Shqipëri, Britani të Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në shumicën e vendet demoraktike policia sekrete thuajse e ka pushur aktivitetin e saj. Nuk bën vaki që në Kanada të trokas në dyer një agjent sekret kanadez e të shantazhoj apo arrestoj një qytetar për shkak opinionive politike të tij apo për shkak të ushtrimit të lirisë vendimarrëse.

Për mendimin tim, përgjigja është e thjeshtë. Në thelb, asgjë nuk ka ndryshuar. Qeveria shqiptare, kanadeze, franceze, serbe, turke, greke etj. nuk janë bërë më tolerante. Nuk ka ndryshim të vetëdijes politike nga radhët e tyre. Nuk kanë ndryshuar formën apo mentalitetin e pushtetit. Kontrolli absolut akoma ngelet si qëllimi kryesor i pushtetit britanik. Ajo ç’ka ka ndryshuar, në opinionin tim, është mënyra e kontrollit dhe mungesa e nevojës së trokitjes së policisë sekrete nëpër dyer. Po të ishte e nevojshme për një arsye apo një tjetër, asgjë nuk do t’i ndalonte qeveritë sekulariste nga dërgimi i policisë sekrete për të trokitur përsëri në dyert tona.

Shkurt, qeveritë sekulariste nuk kanë më nevojë për përdorimin klasik të policisë sekrete të shtetit. Mënyra se si është organizuar pushteti modern, adminstrata, shkollat, punësimi, procedurat legale, kontrolli që ka qeveria mbi burimet natyrore, avancimi i shtetit shtypës ligjor, pregaditja profesionale e policisë së shtetit – policisë së rendit publik apo forma të tjera të saj, dhe rrjeti i sofistikuar i spiunëve e agjentëve sekret të gjithëkund-gjendur të shtetit i japin kaq shumë akses qeverisë tek qytetarët sa e bën ekzistencën e policisë sekrete jo vetëm të panevojshme, por edhe të tepërt e me shumë kosto politike.

Po të marrim vetëm mënyrën se si është organizuar puna, punëdhënia, aplikimet e punës, kontrolli i vendeve të punës e bizneseve, rregulloreve e ligjeve të punës, sindikatave e organizimeve të tjera të punëtorëve, të gjitha këto i japin shtetit kaq epërsi të madhe kontrolli sa nuk ka nevojë për polici sekrete me uniformë që të trokas në dyer.

“Policia sekrete” – nëse mund të quanim kështu, në realitet gjendet kudo sot, kështu që nuk ka nevojë ta dërgoj atë natën të trokas nëpër dyert e qytetarëve. “Policia sekrete” apo agjentët sekret të shtetit gjenden në vendet e punës, në spitale, në shkollë, nëpër zyrat e shtetit, nëpër dyert e gjykatava, nëpër zyrat e avokatëve, në zyrat e taksave, në dogana, në rrugë, nëpër lokale e kafiteri, në restorante, në dasma e në funerale, në mitingje e fushata zgjedhore, në xhami, në kishë e në kongresione të ndryshme religjioze, nëpër teqe e tyrbe, në klinikat e psikologëve, në sallonet e bukurisë, në festivale, në televizione e gjetkë.

Në formën më moderne e më të avancuar të pushtetit britanik, “policia moderne” pa uniformë është forma më e e mirë e më e sigurtë e kontrollit absolut të pushtetit. Ajo duhet të gjendet kudo dhe duhet të jetë pjesë organike e shoqërisë. Nuk ka nevojë të veshi një uniformë të veçantë. Ajo nuk ka nevojë për një simbol apo shenjë dalluese. Thjeshtë nuk është e nevojshme.

Mënyra se si është organizuar jeta moderne, puna, punësimi, shkollat, spitalet, pregaditja profesionale e mësuesëve, mjekëve, infermierëve, apo e departamenteve të punësimit nëpër kompani, mënyra se si janë hartuar ligjet moderne, gjakatat, se si trajnohen avokatët, mënyra se si ekonomika është organizuar, që detyron burra e gra të lënë shtepitë e tyre e të shkojnë në punë, e bën shumë të lehtë për shtetin që të ketë akses tek çdo individ e tek vendimet e tyre personale e familjare.

Nuk ka nevojë që shteti modern të dërgoj polici sekrete tek shtepitë e qytetarëve. Ky veprim e dëmton shumë imazhin e pushtetit. Madje, trokitja nëpër dyer mund të jepte efektin e kundërt: bën që kohezioni mes qytetarëve apo anëtarëve të familjes të forcohet. Përkundrazi, sot janë njerëzit që trokasin në dyert e policisë sekrete.

Sot qytetarët – burra e gra, janë të detyruar të trokasin nëpër dyert e kompanive apo të shtetit për një vend pune ndërkohë që pushteti britanik ka punuar për një kohë të gjatë për ta zhveshur njeriun nga mundësia për të jetuar i pavarur. Të vetmen mundësi që kanë njerëzit është puna apo punësimi me përjashtim të një përqindje të papërfillshme që jetojnë në fshat ku ushqehet me anë të një ekonomie tradicionale të pavarur – relativisht jashta kontrollit sekret të shtetit.

Punësimi është ndoshta mënyra kryesore e kontrollit të pushtetit dhe mekanizmi më i rëndësishëm i aksesit të shtetit tek qytetarët. Asnjë detaj i punës, vendeve të punës, apo punësimit nuk ka ngeluar jashtë vëmendjes së pushtetit sekularist britanik. Mënyra e organizimit të punës, orarit të punës, kompanive, ligjeve, rregulloreve, politikave të punësimit, hierarkia e organizimit të stafit etj. kanë për qëllim kryesor jo rritjen e rendimentit apo produktivitetit, por kontrollin e njerëzve e të jetëve të tyre.

Çdo njeri po ta pyesësh se cili është roli kryesor i punës, do të përgjigjej se patjetër puna, bashkë me kapitalin, tokën e sipërmarrjen, është një prej faktorëve kryesor të prodhimit të të mirave e shërbimeve. Ky është qëllimi aparent, porse puna e çdo gjë e lidhur me të nuk anashkalon pjesën politike të kontrollit të qytetarëve. Pushteti britanik nuk mund ta humbasë këtë mundësi të artë të kontrollit të njerëzve. Nëse nuk do të shfrytëzohej puna, ku tjetër do të kontrolloheshin njerëzit?

Për ta mbyllur, pushteti modern britanik nuk ka nevojë të dërgoj polici sekrete për të trokitur nëpër dyert e qytetarëve natën, për t’i marrë në pyetje apo për t’iu dhënë kritika politike. Këtë proces të rëndësishëm të kontrollit të pushtetit e bën në mënyrë parësore në vendet e punës, ashtu sikurse e bën në shkollë, në spitale, nëpër sportelet e administratës publike, nëpër lokale e kafene, në mjetet e transportit publik etj.

Jeta e qytatetarit modern është organizuar në mënyrë të atillë që duhet të jetë plotësisht e aksesueshme nga pushteti dhe influenca e tij. Për këtë arsye, të gjithë duhet të shkojnë në punë – burra, gra, e fëmijë. Prandaj, Qeveria Amerikane shpreh shqetësim politik për vendet konservatore, si Arabia Saudite apo Afganistani, se pse gratë nuk marrin pjesë në punë masivisht. Për pushtetin britanik, çdo grua duhet të shkoj në punë sepse aty ajo mund të takohet me agjentët sekret të pushtetit, qëllimi i të cilëve është të influencojnë e kontrollojnë jetën e çdo familje apo të çdo individi.

Qëllimi kryesor i punës nuk është produktiviteti, por kontrolli, përfshi kontrollin politik. Nëse njerëzit të gjithë shkojnë në punë – në vendet të cilat shteti i ka përgaditur me agjentë e spiunë, atëherë qeveria nuk ka nevojë të dërgoj polici sekrete natën. Janë pikërisht njerëzit që shkojnë e trokasin në “zyrat e policisë sekrete” – vendet e punës, shkolla, spitale etj.

Edhe pse jashta teme ndoshta, jo më kot Kurani rekomandon për gratë që të rrinë vetëm në shtëpi sepse aty ato janë më të sigurta dhe larg aksesit të shtetit ndaj tyre. Kurani është libër universal dhe i vlefshëm për çdo kohe e vend. Pikërisht, këshilla e Kuranit për gratë duket se është më e vlefshme se kurrë, që iu rekomandon që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Prandaj familjet sot janë të shpartalluara sepse vendimet e tyre nuk merren brenda familjes, por nën influencës e agjentëve të shtetit, dhe më e keqja është se të gjithë janë viktima e keqbërës në të njejtën kohë. Të gjithë janë agjentë të njëri tjetrit. Të gjithë janë instruktuar për të ndikuar njëri tjetrin. Të gjithë bëjnë punën e djallit ndërkohë që pushteti është më i fortë se kurrë.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post