Home » Amerika e ka bërë Kosovën shtet të pavarur jo nga dashuria, por për ta luftuar më shumë

Amerika e ka bërë Kosovën shtet të pavarur jo nga dashuria, por për ta luftuar më shumë

by Kukes Post
0 comments

Nuk ka asnjë dyshim se një kosovar sekularist apo laik është po aq i dëmshëm e kërcënues për muslimanët kosovarë, në mos më shumë, se një serb. E njejta logjikë është e vërtetë edhe për qeverinë kosovare, agjendat anti-muslimane të së cilës janë shumë të qarta. E vetmja mbrojtje nga agjendat sekulariste britanike për spastrimin fetar të Ballkanit është denoncimi publik e i vazhdueshëm i këtyre agjendave djallëzore, e njëkohësisht, të mos biem në grackën apo kurthin e nacionalizmit – mashtrimi më i madh britanik për kontrollin e popujve.

Nuk kërkon zgjuarësi të madhe për të kuptuar faktin se Amerika e Britania e Madhe nuk e kanë bërë Kosovën shtet të pavarur nga dashuria për të apo se ajo ishte rast gjeopolitik i veçantë. Pa asnjë mëdyshje, qëllimi është vazhdimi i luftës kundër muslimanëve, në këtë rast atyre kosovarë, por me një metodë apo strategji të re.

Sigurisht që lufta amerikane e britanike njëqind vjeçare kundër muslimanëve kosovarë përmes Serbisë apo Jugosllavisë nuk ka funksionuar plotësisht sepse gjithësesi serbët janë identifikuar si armiq të hapur, e si të tillë, lufta e tyre ka pasë një të mirë: ka rritur kohezionin mes muslimanëve kosovarë dhe i ka bërë ata ta duan fenë islame më shumë, ta mësojnë e praktikojnë atë më seriozisht.

Lufta e qeverisë kosovare kundër muslimanëve, nga ana tjetër, është më e rrezikshme sepse nuk identifikohet dot si luftë e tillë, por si përpjekje normale legjitime për të zhvilluar vendin – kuptohet, sipas përkufizimit të tyre, prandaj qeveria kosovare sekulariste përbën një rrezik serioz për të ardhmen e fesë islame në Republikën e Kosovës, dhe ky rrezik duhet marrë me mjaft seriozitet.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post