Home » Sekularizmi, si ideologjia prapa terrorizmit në Lindje të Mesme

Sekularizmi, si ideologjia prapa terrorizmit në Lindje të Mesme

by Kukes Post
0 comment

Kjo që po ndodh momentalisht në Palestinë, ku po vriten civilë në mënyrën më brutale, ne muslimanët duhet ta përdorim si referencë për t’ua shpjeguar publikut se ç’është sekularizmi, sa e rrezikshme është kjo ideologji, dhe se direkt apo indirekt na prek dhe do të na preki të gjithëve.

Qeveria Izraelite është mbi të gjitha një qeveri sekulariste. Ajo po vret e pret në emër të sekularizmit britanik, në emër të Qeverisë Amerikane, në emër të Britanisë së Madhe, dhe të interesave të tyre politike.

Amerika dhe Britania e Madhe nuk po dërgojnë armë në Izrael për shkak se atyre iu vjen keq për çifutët. Armët po i dërgon Presidenti Biden dhe Kryeministri Britanik Sunak në formën më zyrtare për të avancuar luftën e tyre kundër Islamit e muslimanëve, dhe për të konsoliduar pushtetin e tyre global.

Ne muslimanët nuk duhet të jemi sipërfaqësorë e naivë në trajtimin e këtij konflikti, duke përsëritur të njejtat zhargone që armiku na ka imponuar, por duhet të jemi strategjik dhe logjik në trajtimin publik të këtij konflikti kundër palestinezëve.

Amerikës dhe Britanisë së Madhe, apo sekularizmit britanik në përgjithësi, sigurisht që iu intereson të bindin publikun se muslimanët po luftojnë me një grush çifutës për arsye fetare, që do të thotë se fetë janë sherri i gjithë këtij problemi, kështu që një botë sekulare dhe pa fe do të ishte më paqësore.

Kujdes! Shteti i Izraelit është formuar nga Amerika dhe Perandoria Britanike qartësisht për interesa politike e ushtarake të tyre – për të luftuar muslimanët dhe për t’i mbajtur ata nën presion, e madje për të nxitur një konflikt ndër fetar. Amerika dhe Britania e Madhe kërkojnë të përfitojnë nga ky konflikt sepse iu shërben atyre ndërsa koston duan t’ia atribuojnë luftës ndër fetare.

Problemi dhe sherri më i madhe i botës sot është sekularizmi britanik. Ajo ç’ka Qeveria Izraelite po bën sot në emër të sekularizmit dhe nën urdhëra e me armatime nga Amerika dhe Britania e Madhe, pikërisht të njejtën gjë mund ta bëj – dhe e ka bërë në të shkuarën, Qeveria Shqiptare, Qeveria Ruse, Qeveria Kineze, Qeveria Greke, Qeveria Franceze, Qeveria Turke, dhe çdo qeveri sekulariste.

Genocidi i Palestinës, ashtu sikurse më parë genocidi i Bosnjës apo Kosovës, tregon se ideologjia sekulariste është e keqja politike më e madhe e botës ku jetojmë. Fetë nuk janë problemi, por sekularistët e pashpirtë, të pa moralë, njerëz që nuk kanë asnjë parim veçse materializmin dhe shfrytëzimin e të tjerëve.

Amerika dhe Britania e Madhe janë problemi më i madh politik i botës ku jetojmë. Qeveritë e korruptuara të këtyre vendeve nuk mund ta pranojnë një botë paqësore sepse paqja nuk iu leverdis atyre. Amerika kërkon luftë e terrorizëm. Britania e Madhe kërkon luftë e terrorizëm. Ky është thelbi. Çdo gjë tjetër është detaj.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post