Home » A ËSHTË IRANI ALEATI MË I MADH AMERIKANO-BRITANIK I BOTËS ISLAME?

A ËSHTË IRANI ALEATI MË I MADH AMERIKANO-BRITANIK I BOTËS ISLAME?

by Kukes Post
0 comments

Për të qënë i qartë, kur flitet në politikë për aleancë të Britanisë së Madhe dhe Amerikës me vendet muslimane, bëhet fjalë për një marrëdhënie politike pushtues-i pushtuar. Është thjesht një term më i butë e më i pranuar nga njerëzit, por nuk ka dyshim se të gjitha vendet muslimane janë të pushtuara; me fjalë të tjera, gjithë kufijtë janë caktuar nga Perandoria Britanike, qeveritë dhe pushtetarët e çdo shteti janë të caktuar dhe kontrollohen nga Britania e Madhe dhe Amerika, dhe çdo parti politike e çdo organizate terroriste apo civile është e miratuar apo e financuar direkt nga CIA dhe armiqtë tanë.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet e britanikëve e të amerikanëve të mos janë të ndryshme me popujt, sekte fetare apo vende të ndryshme. Në këndvështrimin e armikut, çdo shtet ka një funksion.

Kjo do të thotë që Turqia ka një rol që Siria nuk e ka, apo Egjipti ka një pozitë që i shërben armikut të ndryshme nga ajo e Marokut, apo Irani luan një rol që qeveria e Arabisë Saudite nuk mund ta luaj. Pavarësisht se të gjithë janë të pushtuar, gjeopolitika është e larmishme, ka specifikat e veta, dhe kjo nuk do të thotë se roli dhe gjendja e popullit nuk mund të anashkalohet nga armiku pavarësisht faktit se të gjitha qeveritë janë velga amerikano-britanike.

Njëkohësisht është e rëndësishme të përmendet fakti se mbi të gjitha Perandoria Britanike – SHBA dhe Britani e Madhe, ka si synim kryesor të luftojë e të shfarosi fenë islame në vetvete dhe ta zhduk atë. Për këtë arsye, çdo sekt fetar i gabuar apo heretik, çdo parti politike, çdo lëvizje fetare që thërret për reformim të fesë islame, çdo person që këron të ndryshojë fenë, çdo teqe e tyrbe që shërben si vend-mashtrimi për masat injorante, shpesh herë të veshura me petkun e fesë islame apo të lyer me ngjyrat e mistikes, të gjitha këto janë të mirë-suportuara nga Britania e Madhe dhe Amerika. Kontrolli i armikut është shumë më i madh se sa mund të perceptohet nga njerëzit.

Si rrjedhojë, sekti i shiave, që janë një sekt i vogël dhe minoritar në botën islame, pavarësisht numrave të ekzagjeruar se ata përbëjnë 10% të umetit musliman, është ndër sektet më të preferuar të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ky sekt është në thelb armik i fëse islame i cili promovon të gjitha idetë apo elementët që shkojnë ndesh me themelet e vetë fesë, siç është promovimi i idhujtarisë, paganizmit, mistisizmit, pagabueshmërisë së dymbëdhjetë imamëve, mos respektimit të sahabëve (shokëve) të Profetit Muhammed (ﷺ), cënimit të vetë autencitetit tekstual të Kuranit, si dhe promovimit të shumë elementëve problematikë moralë, siç është tekije (gënjeshtra) apo martesa me kontratë të afatshkurtër.

Shiat janë sekti ideal për shkatërrimin e fesë. Sigurisht që armiku e ka shumë më të lehtë për ta luftuar ummetin musliman apo fenë islame duke përdorur shiat – të cilët edhe vetë janë gati të bashkëpunojnë me djallin kundër muslimanëve suni, se sa armiku t’i luftoj ata në mënyrë ballore.

Në vitin 1979, me ndihmë direkte nga Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane, Ajetullah el-Khomeini mori pushtetin gjatë asaj që njihet Revolucioni Islamik i Iranit, i cili nuk ishte asnjë tjetër veçse një projekt politik britanik për promovimin e shiave si pjesë e agjendës britanike për kontrollin e muslimanëve, destabilizimin e vendeve muslimane, dhe zhdukjen e fesë islame.

Ajetullah el-Khomeini, i lindur në vitin 1900, në kohën kur ummeti islam po sulmohej nga të katër anët nga armiqtë britanikë, është figura qëndrore e Republikës së Iranit. Ai ishte lideri suprem dhe themeluesi i republikës dhe simboli i revolucionit – dy koncepte politike të shpikura nga Perandoria Britanike.

Për më tepër, Ajetullah el-Khomeini ishte miku më i madh i Monarkisë Britanike; ishte dora e djathë e Perëndimit në luftën kundër fesë islame. I trajnuar nga CIA dhe i suportuar finaciarisht, ushtarakisht, logjistikisht, dhe mediatikisht, është ndoshta personi që iu ka bërë nderin më të madh armiqve të muslimanëve.

Në vitin 1979, Times Magazine e ka shpallur el-Khomeinin si njeriun e vitit, personin më me influecë ndërkombëtare. Edhe pse ka vdekur në vitin 1989, trashëgimia e tij politike dhe projekti i tij djallëzor vazhdojnë edhe sot.

Kontributi i Iranit në luftën ndaj muslimanëve, përgaditjen e spiunëve e agjentëve të CIA-s nga radhët e muslimanëve, destabilizimet politike në Irak, Jemen, Liban, dhe Siri, pa përfshirë dëmet teologjike dhe përjapjes së sektit të gabuar të shiave nëpër botë, e gjitha kjo tregon se investimi i Britanisë së Madhe në figurën e Ajetullah el-Khomeini nuk ishte i gabuar. Ata e kanë njohur mirë se çfarë cilësie spiunazhi ka pasur ai njeri.

Projekti i Britanisë së Madhe dhe Amerikës për t’i dhënë rol të madh Iranit në botën islame vazhdon edhe sot. Irani po promovohet pafund, duke e shfaqur atë si armikun kryesor të perëndimit, duke i dhënë flamurin përfaqësues të ummetit islam, dhe duke u bërë si simboli i rezistencës muslimane kundër Perëndimit.

Madje edhe këto ditë në luftën në Gaza, Iranit po i lakohet emri pafund në mediat perëndimore. Amerika po “trembet” nga Irani ndërsa Qeveria Izraelite është gati të “sulmoj” Iranin pasi e shikon këtë shtet si rrezik ekzistencial.

Në realitet, Irani është flluskë. Irani është vendi më pro Amerikan. Në Iran janë bazat më të mëdha të CIA-s dhe shërbimeve sekrete britanike. Irani ka vetëm një qëllim politik: të vrasë muslimanë, të shkatërrojë vende muslimane, dhe të luftojë vetë fenë islame. Kjo agjendë iraniane përputhet me objektivin e Britanisë së Madhe dhe Amerikës në luftën e tyre kundër muslimanëve, por kjo përputhet edhe me teologjinë satanike iraniane.

Kur analistët politikë apo senatorët amerikanë shprehin shqetësim për Iranin, kjo nuk është asgjë tjetër përveç se një formë promovimi që i bëjnë këtij shteti spiun e satanik.

Amerika dhe Britania e Madhe e dinë shumë mirë se muslimanët nuk pajtohen me pushtimin. Ata e dinë se muslimanët kurrë nuk do ta pranojnë nënshtrimin britanik. Ata e dinë shumë mirë se muslimanët nuk pajtohen me qeveritë kukulla të ummetit islam, qeveri të cilat i ka vendosur Perandoria Britanike dhe që i kontrollon CIA. Armiku e di këtë shumë mirë.

Ajo çfarë po kërkon armiku është që t’u ofrojnë muslimanëve – të gjithë atyre që nuk pajtohen me pushtimin perëndimor, një lidër politik; t’iu ofrojë Iranin si liderin e tyre. Sipas Amerikës dhe Britanisë së Madhe, të gjithë ata muslimanë që janë të irrituar me pushtimin perëndimor, dhe që nuk pranojnë asnjë qeveri muslimane – sepse janë qeveri në mënyrë të qartë kukulla e të paafta, atëherë si alternativë armiku ka dhënë Iranin – që nuk është asgjë tjetër veçse një maskë për CIA-n dhe ushtrinë amerikane.

Para ca vitesh, Qeveria Amerikane solli në Shqipëri një grup fantazëm të quajtur “Muxhahidinët,” të cilët kanë për objektiv politik rrëzimin e rregjimit të Iranit. Edhe pse në vetvete grup fantazëm dhe zyrtarisht i sponsorizuar nga Amerika për të luftuar Iranin, në fakt qëllimi i Muxhahidinëve ishte për të promovuar Iranin në Shqipëri dhe për ta paraqitur atë si simbol të anti-amerikanizmit.

Shkurt, Britania e Madhe dhe Amerika thonë: nëse nuk pajtohesh me pushtetin tonë të padrejtë dhe shtypës, nëse nuk pajtohesh me qeveri kukulla si ajo turke apo saudite, nëse nuk pajtohesh me padrejtësitë tona, nëse nuk pajtohesh me tiraninë tonë, atëherë ja tek keni Iranin – në dukje shteti që kërkon t’i përfaqësojë të gjitha këto grupe.

Ky është mashtrimi i Amerikës dhe i Britanisë së Madhe. Këtë lloj modeli – të imponuarit se cili të të përfaqësojë, është thelbi i pushtetit tiranik britanik. Perandoria Britanike dhe Barbarizmi Amerikan nuk kërkojnë t’i shtypin drejtëpërdrejtë vendet apo grupet që nuk e pranojnë pushtimin e tyre tiranik, por kërkojnë t’i kontrollojnë njerëzit duke ua imponuar se cili t’i përfaqësoj.

Për shembull, në momentin kur Perandoria Britanike dhe SHBA e mundën Perandorinë Osmane gjatë luftës së parë botërore, problemin më të madh kishte se si do ta qeveriste më pas Turqinë. Strategjita tipike ishte që të nxjerrte dikë nga brenda e ta bënte hero, madje të paraqitej edhe si armik i britanikëve, në mënyrë që të konsolidonte pushtimin. Kështu që, britanikët caktuan Mustafa Kemalin të udhëhiqte rezistencën nacionale kundër britanikëve dhe amerikanëve, dhe u bë heroi që shpëtoi Turqinë. Në fakt, gjithçka ishte e planifikuar dhe teatrale.

Nën flamurin e heroit, ai kishte dorë të lirë për të bërë çfarë të donte. Shfuqizoi kalifatin. Ndaloi sheriatin. Mbylli shumë xhami. Vrau e arrestoi dijetarë pafund. Tentoi të ndalonte gjuhën arabe edhe në faljen e namazit apo thirrjes së ezanit. Shpalli Turqinë si republikë nacionaliste. Ndyshoi alfabetin. I dhuroi armikut të gjithë arkivën e madhe të Perandorisë Osmane, dhe ndërtoi buste e statuja nëpër qytetet turke.

Ajo që bëri Mustafa Kemali ishte ekzaktësisht ajo ç’ka donte të bënte pushtimi britanik. Monarkia Britanike u tregua jashtëzakonisht e mençur me përzgjedhjen e Mustafa Kemalit dhe me mënyrën se si e promovoi atë. E bëri hero. E bëri të famshëm. I dha pamjen sikur shpëtoi Turqinë. Pikërisht kjo i dha Mustafa Kemalit legjitimitetin për të bërë atë që donte Perandoria Britanike, por pa u perceptuar nga muslimanët si pushtues.

Britania e Madhe dhe Amerika gjithmonë i promovojnë dhe iu japin legjitimitet agjentëve e spiunëve të tyre duke i paraqitur si armiq, si kërcënim për Amerikën dhe Britaninë e Madhe, i shfaqin si heronjë të popujve të tyre, shfaqen si figura mesianike e shpëtimtare, që kërkojnë të përfaqësojnë grupet shoqërore të shtypura pikërisht nga Amerika dhe Britania e Madhe.

Këtë rol kishte Mustafa Kemali. Këtë rol kishte Ajetullah el-Khomeini. Këtë rol kishte Enver Hoxha, Lenini, Stalini, Hitleri, Mao Ce Du-ni, Musolini, Fidel Kastro, e Çe Gevara, e këtë rol do të kenë të gjithë spiunët e Amerikës e të Britanisë së Madhe. Të gjithë spiunët e agjentë të armikut, të përgaditur mirë nga armiku, të suportuar me media e me staf, me ushtri e me financa paraqiten si heronjë. Modeli i tyre është i njejtë.

Për ta mbyllur, pavarësisht se muslimanët nuk kanë qeveri që i mbron ata, pavarësisht se muslimanët janë të pushtuar, pavarësisht se Amerika dhe Britania i Madhe i vrasin muslimanët – diku më shume e diku më pak, pavarësisht se Qeveria e Arabisë Saudite dhe Erdogani janë kukulla perëndimore – kjo jo për t’i fyer, por është fakt, kjo nuk do të thotë aspak se Irani është alternativa. Kjo nuk do të thote aspak se Irani është armiku i Amerikës. Kjo nuk do të thotë aspakt se Irani është gati bë bashkëpunojë me vendet sunite kundër Amerikës e Britanisë së Madhe.

Irani është shtet spiun. Irani kontrollohet nga CIA. Ushtria e Iranit kontrollohet nga Pentagoni. Irani është vendi më armiqësor i muslimanëve. Irani është rrezik i madhe ushtarak sepse furnizohet me armë nga vetë Amerika dhe Britania e Madhe pavarësisht se kjo nuk pranohet zyrtarisht.

Amerika nuk e ka luftën me Iranin – vend i kalbur ideologjikisht, por me fenë islame, me muslimanët dhe me dijetarët muslimanët.

Në këtë aspekt, ia vlen të theksohet edhe fakti se Arabia Saudite – nga simbol i mbrojtjes së fesë islame, ka filluar të luftojë dijetarët, është jo më pak i rrezikshëm se ajo që po bën Irani.

Muslimanët kanë nevojë për një lidership suni që të pozicionohet qartazi kundër shtypjes dhe pushtimit amerikano-britanik. Deri tani, Perandoria Britanike nuk ka guxuar të lejoj një lidërship të tillë qoftë edhe nga pikëpamja formale. Arabia Saudite, Egjipti, Turqia etj. nuk mund ta mbajnë këtë rol edhe formalisht sepse efekti mund të jetë i paparashikueshëm përshkak se popujt e këtyre vendeve janë kundër pushtimit amerikan, dhe janë popujt që kanë dijetarë, intelektualë e aktivistë të rëndësishëm politikë. Gjithësesi, nëse muslimanët do të vazhdojnë ta artikulojnë një nevojë të tillë, patjetër që një lidërship anti amerikan do të dali nga mesi i sunive.

Sabri Lushi

Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post