LOGIN
Home » Ç’ËSHTË DEMOKRACIA DHE KUSH E KA SHPIKUR ATË?

Ç’ËSHTË DEMOKRACIA DHE KUSH E KA SHPIKUR ATË?

(djalli fshihet në detaje, jo në fasadë)

by Kukes Post
0 comment

Fjala ‘demokracia,’ pavavësisht etimologjisë apo kuptimit terminologjik të saj, është ndër fjaltë më të përdorura në kohën moderne. Ajo bën pjesë në atë grupin e fjalëve magjike apo politikisht të paqarta, që kuptimin duket sikur e ka të mirë, por në realitet nuk janë asgjë tjetër veçse simboli i game të gjërë imoraliteti politik.

Ashtu si termat ‘pavarësi e gjyqësorit,’ ‘ndarje pushtetesh,’ ‘republikë,’ ‘ka vendosur populli,’ ‘në emër të popullit,’ ‘të gjithë të barabartë para ligjit,’ ‘ndarja e pushteteve,’ ‘pushteti i katërt,’ ‘pavarësia e mediave,’ ‘shoqëria civile,’ ‘investigim i pavarur,’ ‘palë e tretë,’ ‘ligji ndërkombëtar’ etj., demokracia është shpikur nga Perandoria Britanike si pjesë e mekanizmave politike të saj për të përhapur pushtetin despotik britanik në botë, për të mashtruar shumë popuj që t’i bashkohen këtij pushteti, dhe për të kontrolluar botën nën një qeveri të vetme.

Demokracia është shpikur si amballazh për të mbuluar një mijë e një të këqinja, që në pamje të parë të magjeps, të bën të ndejesh sikur ke peshë si individ, sikur pushteti është i detyruar të të respetojë, të ta dëgjojë fjalën e mendimin, sikur populli – ‘koncept abstrakt e i padefinuar,’ është sovrani i vërtetë, jo mbreti apo udhëheqësi i vendit.

Demokracia nuk mund të njihet duke lexuar libra, por duke e testuar atë, duke e vënë në provë. Ajo nuk mund të njihet duke dëgjuar lajmet apo duke lexuar libra britanikë, por me eksperiencë personale me shtetin, me përballje me gjykatat, dhe me ligjet e vendit, dhe më pas nga eksperienca personale mund të kalosh në hulumtim akademik apo shkencor e të mësosh të vërtetën rreth saj.

Demokracia aq më tepër nuk mund të njihet duke dëgjuar analistët politikë në TV, të cilët marrin rroga të majme, përfitojnë favore politike elitare, lëvizin makina të shtrenjta, jetojnë në shtëpi luksoze, dhe trajtohen si princër kur lëvizin nëpër botë.

Ajo nuk mësohet duke dëgjuar profesorët e çertifikuar nga shteti, të mirëpaguar dhe që përfitojnë po ashtu favore që pjesa më e madhe e shoqërisë as nuk i imagjinon.

Shijen e vërtetë të demokracisë e merr nëse përballesh me gjykatat, me burokracinë shtetërore, me mekanizmat politikë, me makinën e propagandës shtetërore, me shërbimet sekrete apo inteligjente të shtetit, me agjensitë e taksave, me aplikim liçensash, vizash, apo të shërbime të tilla. Aty e mëson për herë të parë se demokracia nuk ka të bëj fare me përrallat britanike që dëgjojmë në TV apo që lexojnë nëpër librat e shkruar mirë nga propaganduesit britanikë.

Në realitet:

Demokraci do të thotë që një grup pushtetarësh – përfaqësues të pushtetit britanikë, vendosin për çdo gjë ndërsa populli duhet të bëj sikur ata kanë vendosur përmes votës.

Demokraci do të thotë mungesë përgjegjësie. Nëse përballesh me shtetin, me gjykatat, me administratën apo burokracinë shtetërore, do të vësh re se të gjithë ato koncepte apo mekanizma politikë, siç është rendi i shtetit ligjor, pavarësia e gjykatave, ndarja e pushteteve, pushteti i katërt etj., nuk kanë asnjë funksion tjetër përveç se mos mbajtjes së përgjegjësisë.

Në demokraci, përgjegjësia politike gjuhet si top futbolli nga një cep i fushës politike në tjetrin, dhe ajo ngelet jetime. Askush nuk mban përgjegjësi. Gjykata thotë se vepron ashtu sepse ia detyron ligji – sigurisht ligj abuziv, ligj të cilin e ka vendosur politika, ndërsa kjo e fundit argumenton se ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë gjykatës.

Kur vjen puna për përgjegjësi, demokracia shquhet për konfuzion e për mos mbajtje të saj. Kur vjen puna për marrjen e një leje apo përfitimit të një shërbimi nga shteti, demokracia paraqitet tmerrësisht e komplikuar, me pushtete të ndara, që nuk merret vesh se cili e ka vulën në dorë ndërkohë që mbrapa dyerëve pushteti demokratik është pushteti më monist që mund të ekzistojë.

Sa i përket funksionimit të pushtetit dhe vendim-marrjes, demokracia është pushtet monsit, i centralizuar deri në dorën e një individi, por gjithçka ndodh mbrapa dyerëve, larg syve të publikut, dhe në mënyrë sekrete.

Demokracia është pushtet sekret, pushteti i dyerëve të mbyllura, i mungesës së transparencës, i mashtrimit publik, dhe i gënjeshtrës. Demokracia është pushtet monist, i centralizuar, dhe i gjithë pushteti është i përqëndruar në dorën e një individi, por çdo gjë ndodh përmes një imazhi të mirë.

Në demokraci, qytetari nuk ka zë. Fjala e tij nuk ka vlerë, të paktën nëse fjalën e përdor siç e parashikon vetë demokracia, jo nëse i hyn një rruge tradicionale intelektuale.

Demokraci do të thotë pushtet absolut i qeverisë apo shtetit. Në një shtet demokratik, qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj pushteti: as pushtet ekonomik, as pushtet financiar, as pushtet ushtarak, as pushtet intelektual, as pushtet publik intelektual, dhe as pushtet mediatik. Të gjitha pushtetet i mban shteti ndërsa individi është i zhveshur nga çdo pushtet – është thjesht një vegël në dorë të pushtetit, prandaj individët janë kaq vulnerabël apo të pa mbrojtur.

Demokracia është një sistem politik që e shkatërron shoqërinë me qëllim që kontrolli i njerëzve të bëhet më i lehtë për pushtetin. Një prej qëllimeve kryesore të demokracisë është që vazhdimisht ta zhveshi qytetarin e thjeshtë nga çdo lloj fuqie e pushteti. Në demokraci, individët janë pak a shumë robër apo skllevër të pushtetit apo të qeverisë.

Demokracia është pushtet i bazuar në prapaskenë e në informalitet pavarësisht aparencës. Paraqitjen ajo e ka të bukur dhe magjepse ndërsa pushteti i vërtetë funksionon prapa perdes.

Demokracia është pushteti i spiunizmit, i rekrutimit të njerëzve në mënyrë informale, i dhënies së favoreve ndaj qytetarëve në mënyrë që ata t’i shërbejnë shtetit në mënyrë informale e sekrete ndërkohë që edhe shërbimet e detyruara të shtetit i shiten qytetarit si favore.

Në demokraci është thuajse e pamundur të jetosh i pavarur, me dinjitet, pa përfituar në mënyrë informale apo korruptive nga shteti, dhe pa u përballur me shtetit.

Në demokraci, shteti kontrollon gjykatat, policinë, kompanitë, bizneset, ekonominë në tërësi, punëdhënësit, arsimin, administratën publike, avokatët, mediat, gazetarët, botuesit, shkrimtarët, OJF-të, shoqatat, krerikët fetarë, e deri tek organizatat kriminale apo terroriste, dhe gjithçka kontrollohet në mënyrë moniste, sekrete, formale e informale nga vetë shteti.

Në demokraci, nëse përballesh me shtetin tek pushteti i gjykatave, me zyrat e taksave, apo qoftë edhe me mediat, hakmarrjen e shtetit demokratik do e hasësh tek një pushtet tjerër, qoftë edhe tek sektori privat, sepse pushteti është i koordinuar në prapaskenë dhe i kontrolluar nga sigurimet sekrete.

Demokracia është pushteti i spiunizmit. Në demokraci, çdo individ lejohet të jetojë, i jepet një punë, një liçense, një e drejtë studimi, një favor politik apo burokratik, një lehtësim në taksa, një vizë për një shtet tjetër, një leje ndërtimi etj. me një kusht të vetëm: që të jetë në gjendje t’i shërbejë shtetit në mënyrë informale kur ai të ketë nevojë, dhe shërbimi kryesor është të jetë i gatshëm të kontrollojë një qytetar tjetër, qoftë edhe pjestarë të familjes, që të jetë i gatshëm të veprojë kundër një qytetari të pafajshëm apo që të përhapë propagandën e shtetit.

Demokracia mund të duket herë pas here si pushtet i çoroditur, që nuk merresh vesh se çfarë ndodh – kaos i plotë, për në prapaskenë pushteti është i konsoliduar dhe funksionon në mënyrë perfekte.

Demokracia është pushtet britanik. Ajo është gënjeshtër, mashtrim, vjedhje, shtypje, dhe konfiskim. Përveç emrit, çdo gjë tjetër e demokarcisë është problematike.

Demokracia është pushtet i padrejtë, djallëzor, dhe imoral, prandaj ky lloj pushteti duhet refuzuar e nënçmuar sepse nuk është asgjë tjetër veçse pushteti i pushtuesit britanik ndërsa aspekti më i korruptuar i demokracisë janë gjykatat – kasaphanet e shtetit.

Sabri Lushi

Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post