Home » GROUPI MË I DEVIJUAR DHE MË I RREZIKSHËM I UMETIT ISLAM NË KOHËN TONË

GROUPI MË I DEVIJUAR DHE MË I RREZIKSHËM I UMETIT ISLAM NË KOHËN TONË

by Kukes Post
0 comment

GROUPI MË I DEVIJUAR DHE MË I RREZIKSHËM I UMETIT ISLAM NË KOHËN TONË

Në përputhje të plotë me natyrën njerëzore, umetit islam gjatë gjithë historisë së tij ka vuajtur dhe vazhdon të vuaj nga përçarja, nga ndarje në grupe, dhe nga diferencat teologjike e politike. Kjo është një e keqe që prek çdo fe, grup shoqëror, apo komunitet kulturor. Muslimanët nuk bëjnë përjashtim.

Arsyet e formimit të grupeve, të devijimeve, apo të sektarizimit të umetit variojnë nga motivet politike, ideologjike, ekonomike, e deri tek arsyet teologjike. Në përgjithësi, të gjitha këto arsye janë të ndërlidhura. Shpesh përçarja politike ka çuar në ndarje ideologjike apo teologjike, dhe anasjelltas. Khawārixhët, për shembull, në fillim kanë pasur mospajtim teologjik, që mës pas kjo ka çuar në ndarje politike.

Ka grupe që janë identifikuar si të tilla vetëm nga pikëpamja teologjike, siç janë mu’tezilītë, esh’ārītë, apo māturīdītë, grupe të cilat jo domosdoshmërisht janë të organizuar politikisht. Këto grupe dallohen për pikëpamjet e tyre në akide – bazat e besimit.

Ka grupe të cilat janë formuar rreth një kauze politike, siç janë “vllazëria muslimane.” I themeluar në Egjipt, ky grup karakterizohet për objektivat e tij politike, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me marrjen e pushtetit, me kthimin e kalifatit, apo me zbatimin e sheriatit. Nga pikëpamja e bazave teologjike, ky grup nuk ka një konsistencë apo një kriter që mund t’i dallojë. Pra, nuk mund të thuhet se të gjithë pjestarët e këtij grup janë esh’ārī, për shembull. Noshta formimi i këtij ishte si reagim i rënies së kalifatit islam në vitin 1924.

Ka grupe të tjera që janë të fokusuara vetëm në disa aspekte të fesë, siç janë “xhemati tablīg,” i cili ka për objektiv kryesor përhapjen e fesë në aspektin sasiorë, e jo në atë cilësorë. Pjestarët e këtij grupi dallohen me përqëndrimin e tyre vetëm në disa vlera morale të fesë, por nuk shfaqin interes të thellë teologjik e politik.

Këto janë vetëm disa shembuj nga grupet e umetit islam. Ka prej këtyre grupeve që kanë përfunduar në sekte historike, siç janë shi’āt, ka grupe që kanë lindur si lëvizje politike dhe nuk kanë zgjatur shumë, e po ashtu ka grupë që thjeshtë përfaqësojnë një pikëpamje teologjike, por që nuk identifikohen me një sekt konkret.

Gjatë gjithë historisë së umetit islam, grupet e devijuara kanë qënë pjesa më e preferuar e armiqve të muslimanëve. Gjithmonë armiqtë e Islamit i kanë përkrahur këto grupe, dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe në ditët tona me mënyrat më të ndryshme: me para, me përkrahje politike, ushtarake, me armë, me media, me botim librash, me formim shtetesh si strehë e tyre, apo edhe me mbështetje logjistike, si për shembull lehtësim në marrje vizash – rast tipik është xhemati tablīg.

Sa i përket masave të gjëra të muslimanëve, ata në përgjithësi e konsiderojnë veten thjesht besimtarë, dhe nuk karakterizohen nga një vetëdije e plotë përkatësie të një grupi edhe pse veprimet apo besimit i tyre mund të klasifikohet si pjesë e një grupi të caktuar. Për shembull, nëse një dijetar në një vend të caktuar është esh’arī, atëherë muslimanët e atij vendi do të ndikohen nga ai apo nga mendimet e tij, por ata mendojnë se po pasojnë rrumën kryesore të islamit.

Për shkak të rrezikut, dëmit dhe përçarjes që vjen nga ekzistenca e këtyre grupeve apo nga formimi i grupeve të reja, dijetarët muslimanë gjithmonë i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë studimit të tyre, kritikimeve akademike e publike ndaj tyre, dhe kushtimit të një pjesë të misionit të tyre në vetëdijësimin e muslimanëve kundër këtyre grupeve apo përçarjes në përgjithësi.

Është për t’u pranuar dhe falenderuar mundi i shumë dijetarëve e studentëve të dijës të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut në denoncimin e grupeve të gabuara, që mes të tjerash, ato shfaqin edhe rrezik të madh politik për umetin islam pasi ato janë gjahu i preferuar i armikut, në kohën tonë, e Qeverisë Amerikane dhe Britanisë së Madhe.

Gjithësesi, unë mendoj se sot ekziston një grup që është plotësisht i identifikueshëm, konkret, që vepron nën komandë qëndrore, që manifeston sjellje e veprime konsistente, dhe që dëmi i tyre mbi umetin islam është kolosal.

Unë mendoj se në umetin islam ekziston një grup shumë i madh agjetësh e spiunësh të CIA-s dhe të Britanisë së Madhe. Ky grup përfshin anëtarë, aktivistë, e figurantë nga të gjitha nivelet: profesorë, dijetarë, intelektualë, politikanë, mendimtarë, gazetarë, oficerë ushtrie, terroristë, grupe guerile, mbretër, udhëheqës politikë, deputetë, aktivistë partishë, e deri tek rangu i imamëve e hoxhallarëve.

Nuk është as ironi e as sarkazëm nënvizimi i një fakti të tillë. Përderisa ky grup ka një agjendë të caktuar politike, që është dobësimi i muslimanëve nga pikëpamja politike dhe ndryshimi apo reformimi i fesë, ka një lidership nga një organizatë zyrtare, siç është CIA, përderisa ky grup ka një zë publik, dhe efektet e këtij grupi janë të konsiderueshme, për të mos thënë fatale mbi umetin islam, atëherë përse të mos identifikohet dhe denoncohet publikisht?!

Identifikimi i këtij grupi e bën më të lehtë punën tonë për denoncimin e tij, për vetëdijësimin e umetit islam kundër këtij grupi me shpresë që dëmi i tij të minimizohet, nëse nuk eleminohet plotësisht.

Problemi më i madh i spiunëve të CIA-s dhe agjentëve britanikë është se ata nuk janë vetvetja, ata nuk përfaqësojnë mendimin e tyre, kanë zë publik e mediatik, kanë përkrahje financiare nga armiqtë e Islamit, u jepet mundësia të ecin përpara dhe të kenë sukses, dhe mbi të gjitha, ata nuk kanë liri politike për ta lënë grupin edhe nëse pendohen apo e kuptojnë gabimin se në ç’greminë e kanë futur veten.

Për mendimin tim, efekti i këtij grupi mund të minimizohet apo mitigohet nëse ata denoncohen publikisht, nëse vetë organizata terroriste e CIA-s denoncohet publikisht, dhe nëse muslimanët e mësojnë të vërtetën e qeverive muslimane – se kush i ka vendosur ata në pushtet dhe se kush i kontrollon ata politikisht. E vërteta është se çdo qeveri e vendeve muslimane kontrollohet nga CIA. Ky është fakt i padiskutueshëm.

Për më tepër, nëse muslimanët fillojnë dhe artikulojnë nevojën e ndalimit të aktivitetit të CIA-s në vendet muslimane, dhe nëse ata kërkojnë prej qeverive të tyre që ta shpallin CIA-në si organizatë terroriste dhe aktivitetin e saj si të paligjshëm, atëherë spiunët e thjeshtë muslimanët nuk do të kenë më fuqi.

Nuk ka as më të voglin dyshim se Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane kanë investuar pafund për gjatë shekullit të fundit, që kur umeti islam është pushtuar prej tyre, në rekrutimin e spiunëve dhe agjentëve të tyre nga radhët tona. Numri i spiunëve të CIA-s dhe agjentëve britanikë mund të jetë shumë më i madh se sa mund ta mendojmë. Asgjësimi i këtij grupi është nevojë imediate për fillimin e proçesit të bashkimit të umetit islam dhe kthimit të pavarësisë së vërtetë.

Dijetarët dhe aktivistët muslimanë duhet ta denoncojnë ditë e natë CIA-në dhe agjetët e tyre nga mesi ynë. Të jesh spiun e agjent i armikut, në mos qoftë kompromentim i themelit të besimit, është rrezik i madh politik për vetë umetin.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post