Home » SI DHE PSE PËRFUNDOVA NË KANADA – NË SHTETIN ARMIK, POR ME FASADË TË BUKUR

SI DHE PSE PËRFUNDOVA NË KANADA – NË SHTETIN ARMIK, POR ME FASADË TË BUKUR

by Kukes Post
0 comment

Edhe pse kam menduar se bëj pjesë tek ai grup i muslimanëve që e kuptojnë fenë, i kuptojnë themelet e saj, që në fund të fundit kanë lexuar e dëgjuar diçka rreth historisë, rreth politikës botërore, reth armiqësisë ndaj muslimanëve, rreth agjendave të zhdukjes së fesë islame, rreth pabesisë së paganëve, dhe natyrës së tyre barbare, prap një njeri si unë ka përfundur në Kanada – në shtetin varrezë për emigrantët, në shtetin mafioz, në shtetin spiun, në shtetin pa identitet, në shtetin e gjykatave të korruptuar, në shtetin ku mbizotëron ligji i spiunizmi, jo ligji formal, dhe në shtetin ku është themeluar mbi kocka fëmijësh.

Se cilat janë arsyet reale që e bëjnë një musliman si puna ime të përfundojë në një shtet të tillë, kjo është një pyetje që e kam ngritur me kohë, dhe po mundohem t’i jap përgjigje në mënyrë sa më objektive, sa më shkencore, dhe sa më të paanshme.

Se cilat janë arsyet se si një musliman si puna ime ka dështuar për ta njohur një shtet kaq mizor, kaq barbar, kaq mashtrues, nje shtet që funksionon si mafia, edhe kjo është një pyetje që e kam ngritur për të kuptuar jo vetëm problemet personale, por një fenomen më të gjëre që e ka prekur umetin islam sepse nuk ka dyshim se rasti im nuk është i vetëm. Ka me mijëra e me miliona muslimanë që kanë përfunduar si puna ime në perëndimin e pabesë dhe barbar, dhe në fakt përfundimi i tyre ka qënë shumë më tragjik për shkak të rrethanave të tjera.

Të thuash se ne muslimanët, apo qoftë edhe shqiptarët në përgjithësi, kemi përfunduar në perëndimin barbar sepse vendet tona drejtohen nga qeveri agjentësh të CIA-s, sepse vendet tona drejtohen nga ushtarë amerikanë, sepse vendet tona janë të pushtuara nga Perandoria Britanike, e si të tillë, ne trajtohemi si armiq e si skllevër edhe në vendet tona, kjo është e vërtetë, por ky nuk është shpjegim i mjaftueshëm i pyetjeve të mia.

Të thuash se ne muslimanët nuk kemi një shtet tonin, por jetojmë nën qeveri spiunësh perëndimorë, qeveri të cilat i ka formuar perandoria terroriste britanike, dhe si të tilë ne jetojmë në kushte pushtimi, kjo është një arsye që na bën të marrin vendime të gabuara, por gjithësesi ne nuk e perceptojmë një gjë të tillë ekzaktësisht kështu.

Konkluzioni që kam arritur së fundmi është se ne – sidomos muslimanët – nuk e njohim armikun. Armiku na ka pushtuar në mënyrë kaq të sofistikuar sa ne nuk kemi as lirinë për të kuptuar armikun, prandaj muslimanë si puna ime përfundojnë në një shtet terrorist si Kanadaja. Ky është dështim total i një muslimani si puna ime.

Pikërisht, muslimanët sot nuk e njohin armikun. Ata nuk mësojnë për armikun, nuk flitet në familjet e tyre për armikun. Nuk e kanë përforcuar në mendjet e tyre se ç’është armiku, ç’do të thotë armik, cili është armiku, ç’kërkon të na bëjë armiku, si identifikohet armiku, cili është roli i armikut, e kështu me radhë.

Kurani ka folur për armikun. Identifikimi i armikut dhe distancimi nga ai është pjesë themelore e fesë islame dhe kusht i domosdoshëm për sukses – qoftë për sukses ekonomik, e qoftë për sukses ideologjik.

Fjala ‘armik’, apo fraza ‘armik i Allahut’ është përmendur shumë në Kurani dhe në mënyrë të qartë. Udhëri që të mos e marrim armikun mik është i prerë dhe pa ekuivok në Kuran. Për këtë nuk ka dyshim.

Problemi ku ne muslimanët çalojmë është tek termat praktik. Sigurisht që armiku nuk është gjendur i papërgaditur, dhe sigurisht që armiku e di mirë se çfarë do të thotë ta identifikosh atë.

Muslimanët në fillim të shekullit të 20-të janë mundur e pushtuar nga Perandoria Britanike dhe nga Qeveria Amerikane (jo domosdoshmërisht nga qytetarët e republikës amerikane), kështu që britanikët dhe amerikanët janë armiqtë tanë. Ata e kanë rrëzuar perandorinë tonë, e kanë shkatërruar kalifatin tonë, dhe na kanë çuar në këtë derexhe politike. Në bazë të çdo kriteri, ata janë kryarmiqtë tanë.

Mirëpo, armiqtë tanë janë treguar shumë të mençuar. Kanë punuar pafund që të mos identifikohen si të tillë. Edhe kur vrasin muslimanë, me shumë dinakëri apo me mjeshtëri propagande na mbushin mendjen se këtu po vrasin se po luftojnë terroristët, atje se po luftojnë këtë grup, këtu po arrestojnë ekstremistët, atje kanë vënë embargo sepse dyshohet për armë të shkatërrimit në masë, e kështu gjërash.

Ndërkohë që Britania e Madhe, Amerika dhe Kanada ka më shumë se një shekull që po i masakrojnë muslimanët, po i vrasin, presin, po ua shkatërrojnë vendbanimet, i kanë copëtuar, kanë arrestuar me miliona, na kontrollojnë ekonomitë tona, në kontrollojnë në çdo aspekt, prap se prap, këto dy shtete armike kanë arritur të na paraqiten si miq apo aleatë.

Me miliona spiunë të CIA-s dhe agjentë të ndyrë të Britanisë së Madhe kanë arritur t’ia rregullojnë imazhin armikut. Kanë arritur ta paraqesin armikun mik. Edhe sot e kësaj dite, muslimanët spiunë, prej tyre edhe dijetarë spiunë, pa përfshirë politikanët muslimanët spiunë sepse ata janë të vetëkuptueshëm se janë agjentë të armikut, na kanë mbushur mendjen se armiku është Serbia, se armiku është Kina, se armiku janë çifutët, se armiku është zionizmi, se armiku janë UFO-të, por spiunët në radhët e muslimanëve karrë arritur t’i bëjnë nderin më të madh armikut të vërtetë: Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Mbaj mend kur po përballesha me gjakatat terroriste kanadeze, imamllarët spiunë të shtetit merrni urdhërin që të flisnin nëpër xhamia për drejtësinë e gjykatave kanadeze, se sa të drejta janë ato, se sa mirë i zbatojnë ligjet.

Ky ishte ndër momentet më të qarta që po e vija re se si armiku e rregullon figurën e tij. Nga një anë vret e pret, nga ana tjetër paguan spiunë për t’i rregulluar imazhin.

Kjo, pra, është pikërisht arsyeja praktike se pse me mijëra e miliona muslimanë si puna ime përfundojnë në Kanada, në Amerikë, në Gjermani, në Britani të Madhe. Ndërsa unë kam pasur fatin e mirë ta njoh armikun në kohën e duhur ndoshta, shumica e muslimanëve, për shkak edhe të kushteve intelektuale dhe mungesës së diturisë së gjuhës së armikut, e marrin vesh se cili është armiku në një kohë të pakthyeshme, pasi të jenë shkatërruar plotësisht, në një fazë që as nuk kanë zë për ta denoncuar armikun publikisht.

Shembulli më i mirë për të kuptuar rëndësinë e identifikimit të armikut është jeta e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të). Kur muslimanët ishin në Meke, paganët kurejshitë vazhduan t’i persekutonin ata deri kur arriti puna që e kishin të pamundur për të jetuar në vendin e tyre. Madje, Profetit Muhammed (ﷺ) bashkë me fisin e tij iu bë embargo të plotë nga paganët për një periudhë 18 mujore ose më shumë, aq sa ishin në prag të shkatërrimit të plotë. Paganët nuk kishin lënë gjë pa iu bërë muslimanëve. Pas 13 vitesh, ata emigruan në Medine duke lënë pas gjithçka posedonin, me shtëpi e me pasuri.

Muslimanët në kohën e Profetit Muhammed e dinin se cili është armiku, se çfarë kërkon t’iu bëjë atyre armiku. Ata nuk ishin naivë t’i thonin armikut mik. Kur përballeshin në betejë lufte, muslimanët me zor prisnin që të takoheshin me armikun – të cilin e njihnin mirë, që t’i tregonin vendin ku meriton.

Jam munduar ta studiojë gjatë këtë aspekt, dhe personalisht mendojë se mos njohja e armikut është një fatalitet në jetë. Mosnjohja e armikut të shkakton dëme të mëdha. Mosnjohja e armikut, apo t’i thuash armik dikujt që nuk është armiku kryesor është tragjedi. Jo thjesht të përfunduarit në Kanada apo shtete të tjera terroriste, por mosnjohja e armikut sjell një mijë e një të këqinja në jetë.

Amerika dhe Britania e Madhe e dinë mirë se çfarë rëndësie ka njohja e armikut. Prandaj këto dy shtete terroriste po bëjnë ç’mos që të na bindin se armiku është Izraeli – për këtë arsye ky shtet po i ekspozon krimet ndaj muslimanëve në maksimum, se armiku është Rusia, se armiku është Serbia, se armiku ësht ISIS, se armiku janë UFO-të. Kryesorja është që vetëm Amerika e Britania e Madhe, bashkë me Monarkinë Britanike të mos iu dalë emri.

Unë po ta dija si dritën e diellit se armiku, siç ishin paganët kurejshitë për Profetin Muhammed(ﷺ), është Amerika, dhe armiku është Britania e Madhe apo Monarkia Britanike, unë nuk do të kisha përfunduar në Kanadanë terroriste edhe sikur të ma shtronin rrugën me flori.

Nëse ne muslimanët do të arrijmë ta njohim armikun siç duhet, armikun e vërtetë – britanikët dhe amerikanët, dhe qeveritë e tyre spiunë, atëherë mundësia që ne si umet të bashkohemi është shumë e madhe.

Lus Allahun e Madh që t’ua bëj të mundur muslimanëve ta njohin armikun. Nëse armiku është Amerika me Britaninë e Madhe, atëherë Allahu na e mundësoftë që ta njohim armikun. Lus Allahun që ta shkatërrojë armikun e muslimanët, spiunët dhe agjentët e armikun nga radhët tona, qeveritë spiunë të armikut, liderat muslimanët që punojnë për armikun, dijetarët e rremë që po i rregullojnë imazhin armikut.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post