Nuk ka dyshim se një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne është ekzekutimi i mbretit francez Louis XVI në vitin 1793 dhe i mbretëreshës Marie Antoinette. Ekzekutimi i tyre nuk ishte thjesht si rezultat i një revolte popullore, por i një luftë civile të mirëfilltë, që ka pasur të përfshirë edhe fuqi të tjera në atë që historianët e njohin si Revolucioni Francez.
Mbas vrasjes së mbretit francez, bota ndryshoi. Fuqinë e mori Perandoria Britanike. France tashmë e pushtuar dhe e kthyer në republikë, një model politik i shpikur dhe i eksperimentuar nga britanikët në Amerikën e Veriut pak vite më herët, i hapi rrugë pushtetit të Perandorisë Britanike, e cila shumë shpejt u kthye në perandori globale. Me një fjalë, Perandoria Britanike e mundi Francën. Mbas prerjes së kokave të Louis XVI dhe Marie Antoinette, bota nuk ishte më si më parë.
Këto dy paragrafe ishin një hyrje për prezantimin e figurës së Marie Anoinette. Ajo ishte e bija e perandoreshës së famshme austriake Maria Theresa. Në moshën 14 vjeçe, ajo u martua me Louis XVI i cili u bë mbret në vitin 1774. Meqënëse Franca po përballej me probleme serioze politike, kryesisht me britanikët të cilët po zgjeronin pushtetin në Amerikën e Veriut, figura e Marie Antoinette merr një rëndësi të veçantë.
Përveç ekstravagancës së saj dhe shpenzimeve pa kufi, ajo njihej edhe për aftësitë e saj diplomatike dhe influencës së saj që kishte në fuqitë e tjera evropiane, sidomos edhe për faktin se nëna e saj ishte perandoresha e famshme austriake Maria Thereza.
Gjithashtu, pavarësisht faktit nëse është e vërtetë apo jo, Marie Antoinette u bë simboli negativ i pushtetit të mbretit Louis XVI. Kriza ekonomike, turbulencat politike, dhe despotizmi i mbretit, të gjitha këto u lidhën me figurën e saj. Ajo u kthye në imazhin e korrupsionit dhe falimentimit të shtetit. Asaj iu hodhën të gjitha fajet politike.
E vërteta mund të jetë ndryshe. Nuk dihet nëse asocimi i emrit të saj me korrupsionin dhe arsyet e rënies së monarkisë franceze është shpikje e historianëve më të vonshëm për të mbuluar arsyet e vërteta që çuan në ekzekutimin e mbretit Louis XVI, apo ka diçka të vërtetë në këto fjalë historianësh. Gjithësesi, ekzekutimi i saj në një periudhë kaq të rëndësishme të Francës e futi atë bashkë me nënën e saj në histori.
Për të kaluar tek Nëtë Tereza, shqiptarja e famshme emri i së cilët ka pushtuar simbolet e shtetit shqiptar – aeroporti ndërkombëtar, sheshi, spitali etj., nuk është aspak habi të themi se Gonxhe Bojaxhi nuk ka pasur asnjë vlerë tjetër përveç se t’i mbulojë emrin perandoreshës së famshme austriake Maria Theresa.
Fshirja e historisë dhe emrave historikë është një fenomen i njohur i politikës. Në fund të fundit, historinë gjithmonë e shkruajnë fitimtarët, jo pena e së vërtetës.
Ka disa mënyra për ta fshirë historinë dhe e emrave të saj të rëndësishëm. Kjo mund të bëhet me anë të mos përmendjes së fakteve historike nëpër nëpër libra, apo të përmendjes së fakteve që nuk kanë lidhje me kontekstit e kështu duke prodhuar një skenë krejt të re historike, duke prerë fotografitë siç bënte Stalini, apo edhe duke shpikur figura të mëvonshme me të njejtin emër të një figure më të hershme dhe duke i bërë të famshëm, kështu që emri i dytit i bën hije atij të parit.
Historia ka plot shembuj të tillë. Martin Luther është një shembull i njohur. Martin Luther (1483-1546) ishte teolog, prift, profesor, dhe reformator i madh i krishtërimit në Evropë. Në shekullin e 20-të, një prift amerikan i njohur me emrin Michael King Jr. (1929-1968) e ndryshon emrin dhe e quan veten e tij Martin Luther King. Jr. Rëndësia e këtij të dytit as që krahasohet me Martin Luther-in e mesjetës, mirëpo nëse e kërkon në Google emrin e Martin Luther apo nëse pyet dikë se a e njeh këtë emër, të gjithë i referohen priftit amerikan të shekullit të 20-të i famshëm për fjalimin “I have a dream.” Në opinionin tim, Micheal King Jr. ka pasur si qëllim kryesor të mbulojë figurën e rëndësishme të Martin Luther – reformatorit teolog gjerman.
Një figurë tjetër shumë e rëndësishme e historisë moderne është ajo e shqiptarit Muhammed Ali Pasha (1769-1840). Roli i tij në mbrojtjen e Perandorisë Osmane, fitorja e tij ushtarake mbi ushtrinë britanike dhe atë francezë në fillim të shekullit të 19-të, dhe themeli i dinastisë shqiptare që udhëhoqi Egjiptin për një shekull e gjysëm e bën atë një figurë tepër të rëndësishme jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për Perandorinë Osame dhe për politikën botërore. Mbreti i fundit i Egjiptit nga kjo dinasti ishte Mbreti Faruk i Parë i cili u detyrua të lërë fronin mbretëror në vitin 1952.
Personi që ia ka mbuluar emrin kësaj figure kaq të rëndësishme shqiptare është boksieri i njohur amerikan Cassius Marcellus Clay Jr. i cili më vonë pas pranimit të fesë islame e ka ndërruar emrin në Muhammed Ali, ekzaktësisht si shqiptari Muhammed Ali. Ajo ç’ka e bën të dyshimtë ndryshimin e emrit të Cassius Marcellus Clay Jr. është se zakonisht ata që pranojnë islamin mund të ndryshojnë vetëm emrin, por jo edhe mbiemrin siç bëri ky individ.
A kanë dorë në këtë lojë të fshirjes së historisë këta individë, pra Cassius Marcellus Clay Jr., Gonxhe Bojaxhi dhe Micheal King Jr.? Unë mendoj që jo. Atyre mund t’u jetë rekomanduar që ta ndryshojnë emrin për diçka që ata as që e kanë ditur se pse, sidomos Gonxhe Bojaxhi e cila ka qënë figurë fare e parëndësishme.
Për ta mbyllur, Gonxhe Bojaxhi, e njohur si Nënë Tereza, mund të ketë qënë një figurë krejt e parëndësishme dhe mediokër. Ajo mund të jetë bërë e famshme nga Perandoria Britanike kryesisht për t’ia ndryshuar emrin në Mother Teresa, që për pasojë ta mbulojë emrin e njohur të perandoreshës së rëndësishme austriake Maria Theresa, nëna e Marie Antoinette – emri i së cilës lidhet me një ngjarje jashtëzakonsiht të rëndësishmë, siç është rrëzimi i monarkisë franceze, ngjarje e cila e prek edhe pushtetin e sotëm të Perandorisë Britanike. Maria Theresa është figurë monumentale sepse emri i saj lidhet me diçka të rëndësishme; nxjerr të vërteta historike.
Nëse kjo teori, pra që Gonxhe Bojaxhi është bërë krejt kot e famshme me qëllim që të mbajë amerin Teresa, kjo është skandaloze dhe tallje e madhe me faktet historike.
Sabri Lushi
Nëntor 2023