Ky i ashtuquajtur shtet, po bën mrekullira, po ndërmjetëson mes shteteve të mëdha, po luan politikën botërore, vitin e kaluar organizoi kampionatin botëror të futbollit, dhe po akuzohet se ka sponsorizuar ISIS, al-Kaidën etj. Katari i Aljazeera-s.
Mirëpo, lind pyetja: ç’është ky shtet? Ka ushtri? Ka bomba? Ka avionë? Ka tanke?
Këtë përgjigje na e ka dhënë vetë Katari. Ky shtet ka bazë ushtarake amerikane dhe qendër të rëndësishme të CIA-s. E kuptuat pra forcën e Katarit?
Po mirë mor Katar, nëse është pikërisht baza ushtarake amerikane përgjigja për pyetjet e mësipërme, pse atëherë të mos të quajmë aneks amerikan? Apo kështu i intereson monarkisë britanike?
Kështu është tallur Perandoria Britanike me muslimanët. Formon një zhgarravinë në hartë, i vendos një emër, emëron një agjent në krye të asaj zhgarravine – që gjithmonë është vizatuar që të prodhojë vetëm probleme, dhe këtë zhgarravinë e quan shtet.
Për Perandorinë Britanike, nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël është zhgarravina. Për aq kohë sa e ka emrin shtet, ajo zhgarravinë është e rëndësishme.
Modeli i shtetit për Perandorinë Britanike ngjan shumë me modelin e bizneseve të monarkisë britanike. Sa herë që mbreti anglez formon një biznes, ai vendos në krye të tij një njeri të thjeshtë dhe e quan biznes privat. Rrjedhimisht njerëzit nuk e bëjnë dot lidhjen mes mbretërisë britanike dhe biznesit. Kështu është edhe puna e shteteve.
Dy miliardë muslimanë sot kanë ngelur të përfaqësohen nga Katari, Kuvajti, apo nga ndonjë zhgarravinë tjetër në hartë e mbretit anglez.
Sa për sqarim, populli i Katarit e Kuvajtit janë të nderuar, por po flasim për zhgarravinat angleze në hartë.
Nuk paska pasur pushtet më tiran e më të ndyrë se pushteti i monarkisë britanike – pushtet sekret, që të vret natën e të qanë ditën.
Sabri Lushi