LOGIN
Home » KUSH JANË AGJENTËT DHE SHËRBËTORËT E SHTETIT? SI T’I DALLOJMË ATA? SI FUNKSIONON PUSHTETI INFORMAL BRITANIK?

KUSH JANË AGJENTËT DHE SHËRBËTORËT E SHTETIT? SI T’I DALLOJMË ATA? SI FUNKSIONON PUSHTETI INFORMAL BRITANIK?

by Kukes Post
0 comment

Kjo është një temë shumë e komplikuar dhe nuk mund të perceptohet në mënyrën e duhur pa kuptuar më parë disa koncepte shumë të rëndësishme rreth shtetit dhe politikës moderne; gjithësesi, sa më shumë të trajtohet si temë, aq më e qartë bëhet për audiencës, pra nuk mund të sqarohet me një shkrim apo ese.

Së pari, për shumë arsye, pragmatiste, logjistike apo edhe si pjesë e fatëkeqësisë për njerëzimin, pushteti modern është pushtet i kontrollit absolut. Nëse forma klasike e pushtetit ka qënë besnikëria ndaj një lideri, sot është kontrolli informal dhe spiunizmi.

Sa për informacion, sot në botë ka vetëm disa mbretëri që e praktikojnë formën klasike të besnikërisë ndaj pushtetit, ajo që quhet në anglisht ‘allegiance’ e në arabisht “bej’ah.” Ndër më tipiket janë monarkia britanike, familja mbretërore e Arabisë Saudite, familja mbretërore hashimite në Jordani, ajo marokene dhe qytet-shtetet e gjirit persik.

Ndërsa monakria britanike ka pushtet real sepse është dinastia një mijë vjeçare që ka udhëhequr Perandorinë Britanike, është monarkia e vetme e mbijetuar në Evropë, është monarkia që ka rrëzuar Perandorinë Osmane, është monarkia që ka formuar shtetet moderne, OKB-në dhe të gjitha institucionet e ashtuquajtura ndërkombëtare, por që janë asgjë tjetër veç përfaqësim i pushtetit britanik botëror, monarkitë e tjera në vendet muslimane kanë pushtet fiktiv apo thjesht zgjatim të pushtet britanik sepse këto shtete janë të detyruara t’i binden ligjit ndërkombëtar, që është mbi pushtetin e mbretit të Arabisë Saudite, të mbretit jordanez apo të atij maroken.

Me pak fjalë, bota nuk e praktikon pushtetin me anë të besnikërisë dhe përfaqësisë reale ashtu siç duhet të ekzitojë pushteti në formën natyrale dhe ashtu siç feja islame e ka kodifikuar.

Pushteti sot në botë aplikohet përmes një gërshetimi të pushtetit formal dhe besnikërisë informale. Është shumë e habitshme se si britanikët kanë arritur ta vendosin këtë lloj pushteti, i cili ka disa avantazhe: e para, është pushtet me kosto shumë të lirë, dhe e dyta, pushteti e minimizon përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve apo e largon nga vetja çdo krim apo padrejtësi që bën mbi qytetarët. Disavantazhi kryesor i këtij pushteti është padrejtësia e madhe dhe përdorimi i çdo mjeti për mbajtjen e pushtetit.

Normalisht, çdo fëmijë kur lind, rritet dhe ngjitet ngadalë në shkallët e jetës, është i krijuar në atë mënyrë që t’i besojë pushtetit formal. Është tmerr t’i thuash një fëmije se i gjithë pushteti formal është një fasadë për të mbuluar pushtetin informal. Kjo do të ishte shokuese.

Pushteti formal – ligjet, gjakatat, qeveria, fjalimet, rregulloret etj., iu tregojnë individëve korsitë mbi të cilat duhet të ecin në mënyrë që të ecin përpara në jetë. Nga ana tjetër, sa po të futesh në korsi, është një pushtet krejt tjetër i cili ka rregulloret e veta që nuk thuhen kurrë zyrtarisht. Ky është pushteti informal. Ky është spiunizmi. Ky është kontrolli. Ky është pushteti sekret britanik. Kjo është fytyra e vërtetë e sekularizmit. Ky është pushteti i djallit. Ky është shkatërrimi i njerëzimit. Ky lloj pushteti mund të emërohet me çdo lloj emri që mendon njeriu sepse ka fjalë të ndryshme që mund ta etiketojnë atë.

Në mënyrë që njerëzit të heqin dorë nga liria formale – dhe liria është një veçori esencialisht e njeriut që ia ka dhënë Zoti, pushteti e detyron çdo individ që ta bëjë këtë në mënyrë informale.

Në mënyrë sekrete e informale çdo individ, çdo student, një person që ka hyrë në korsitë e jetës detyrohet nga shteti ta dorëzojë lirinë e tij e t’i robërohet shtetit, por në mënyrë jo formale. Kuptohet, shteti luan shumë me gërshetimin e formales me informalen. Shteti kurrë nuk ia bën të qartë individit se po dorëzon lirënë sepse shteti është i yni.

Ajo çfarë ka bërë Perandoria Britanike, dhe e ka arritur me sukses, ka bllokuar çdo burim natyror dhe e bën të pamundur të jetosh në mënyrë të lirë apo duke zbatuar ligjet formale. Përmes një magjie të habitshme, i detyron të gjithë njerëzit t’i japin një besnikëri jo informale pushtetit, që t’i shërbejnë atij me çdo kusht, në mënyrë që të arrijë të eci përpara.

Prandaj sot është e pamundur të marrësh një leje, një të drejtë studimi, një bursë, një punë, një vizë, një liçensë, të hapësh një biznes, të hapësh një shtëpi botuese, një qendër kulturore etj. pa i dhënë një besnikëri informale pushtetit. Kjo e vërtetë është kudo në botë. Ligjet formale nuk mjaftojnë të ecësh përpara askund në botë.

Dikushi mund të thotë se nuk ka problem këtu, pra me besnikërinë informale. Shteti është i yni.

E vërteta është se ka një problem të madh. Nëse njerëzit formojnë marrëdhënie informale me shtetin, atëherë cili është arbitrari për këto lloj marrëdhëniesh? Cili është garantuesi se nga këto marrëdhënie nuk ka padrejtësi? Se nuk vidhen pronat e njerëzve? Se nuk i jepet një e drejtë dikujt që nuk i takon? Që nuk vriten njerëz dhe nuk e mban kush përgjegjësinë? Si mund të ruhemi nga pushteti sekret? Cilat janë kriteret e ndarjes së burimeve natyrore nëse të gjithë përfitojmë në mënyrë sekrete me shtetin?

Feja islam dhe pushteti i ngritur sipas parimeve të saj është e kundërta e sekretes. Si mund të funksionojë një pushteti i cili në mënyrë informale iu jepka favore njerëzve? Nëse shteti është i yni, nga e paska marrë këtë të drejtë shteti që t’u japë favore qytetarëve në mënyrë informale? Normalisht i bie që ekonomia, liçensat, lejet e ndërtimint, të drejtat shkollore, të drejtat për të bërë shkencë, të drejtat për të pasur akses tek burimet natyrore janë të të gjithëve; këto nuk janë prona private të shtetit – i cili është i supozuar të jetë i të gjithëve.

E vërteta është se pushteti britanik e trajton shtetin si pronë private, por këtë nuk e thotë kurrë në mënyrë zyrtare. Sipas pushtetit sekularist britanik, askush nuk mund të përfitojë nga prona private e shtetit vetëm se përmes një besnikërie informale ndaj shtetit, që t’i bindet atij me çdo kusht sa herë që kërkohet dhe të jetë i gatshëm për të bërë edhe krime.

Ky lloj pushteti britanik sot gjendet kudo në botë, në Shqipëri, në Amerikë, në Kanada, në Arabinë Saudite, në Egjipt, në Turqi, në Kinë, në Francë, e në çdo vend të botës sepse bota është e kontrolluar nga i njejti pushteti britanik.

Është e pamundur të gjesh një vend në botë që nëse ndjek vetëm rregullat formale, është e mundur të ecësh përpara. S’ka asnjë vend. E përsëris, asnjë vend.

LIND PYETJA: POR PËRSE NUK E DENONCOJNË NJERËZIT KËTË FORMË PUSHTETI?

E vërteta është se denoncohet pafund, por zëri i tyre nuk mund të dëgjohet. Shumë njerëz që e thonë të vërtetën eleminohen përpara se të bëhen publikë, apo bllokohen plotësisht nga pushteti. Nga ana tjetër, vetë pushteti e adreson këtë problem, por e quan korrupsion. Pushteti nuk është budalla. Pushteti e di se njerëzit mund të nxjerrin konkluzione nga eksperienca e tyre, por e mbulon këtë duke e quajtuar korrupsion.

Prandaj, kudo në botë qeveria po lufton korrupsionin, duke dhënë përshtypjen se pushteti informal nuk është diçka sistemike, por sporadike. Në fakt, është krejt e kundërta. Ajo që quhet korrupsion është thjesht mbulim i një makabre të tmerrshme e pushtetit të padukshëm britanik.

Sa e sa njerëz të ndershëm sot në botë studiojnë shumë, punojnë, janë të ndershëm, e duan lirinë, e duan të mirën, duan të ecin përpara, kanë aftësi, janë njerëz që kanë vullnet pafund, mirëpo ata pengohen nga pushteti, dhe më e keqja është se shumica e këtyre njerëzve nuk arrijnë dot të nxjerrin konkluzione për vërtetësinë e pushtetit.

Për shembull, gazetari i njohur amerikan Chris Heghes e adreson këtë problem duke thënë se thjesht sistemi amrikan po dështon dhe po i pret në besë qytetarët e ndershëm. Madje ai akuzon korporatat dhe të pasurit. Ky është gabimi i qëllimshëm i tij. Chris Hedges, si një nga miliona gazetarët e pushtetit, këtë punë bën: mbulon të vërtetën e hidhur të pushtetit informal britanik, një pushtet që është kthyer në shkatërrimtarin më të madh të botës.

Edhe po të bazohemi në eksperiencë personale, unë nuk njoh asnjë njeri në jetën time që të ketë ecur përpara pa ndihmon e paligjshme të shtetit; asnjë, edhe pse njoh njerëz pafund. Ky është shteti modern. Ky është shteti britanik. Ky është shteti i mbretërisë britanike – shteti i korrupsionit dhe i spiunizmit dhe i padrejtësisë.

Pushteti i mbretërisë britanike i ngjan tamam një gruaje lavire e cila kërkon ta ndyej të gjithë botën, që ajo të mos duket e veçantë. Pushteti britanik është pushteti i lavireve.

DISA CILËSI TË SPIUNËVE TË PUSHTETIT:

Spiunët nuk kanë uniforma dalluese, as brirë e as ndonjë mjet identifikimi sepse për këtë arsye ata quhen agjetë shtetërorë sekretë. Ata dallohen me cilësitë e tyre. Agjentët e shtetit – ata që përfitojnë me të padrejtë nga shteti, janë njerëz gënjeshtarë, mashtrues, imoralë, të pabesë, tradhtarë, nuk mund të iu zëshë besë për asgjë, të therin mbas shpine; ata janë njerëz që e kanë humbur vetveten; nuk janë vetvetja. Ata janë nën kontroll. Ata nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Ata ia kanë shitur shpirtin djallit.

Spiunët dallohen përmes cilësive të tyre. Nëse përballesh me një njeri gënjeshtar, që gënjen pa asnjë asrye, kjo është një indikacion i mirë për ta kategorizuar një person të tillë si spiun apo agjent i shtetit.

P.S.

Ajo që quhet besnikëri informale, spiunizëm, apo marrjen favore nga shteti në mënyrë sekrete me kusht që t’i shërbesh shtetit, kjo është padrejtësi, imoralitet, fasad, korrupsion, dhe krim, kështu që të mos e gënjej ndokënd mendja se ka justifikim për ta bërë këtë.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post