LOGIN
Home » Intelektualët publikë mbështesin opresorët

Intelektualët publikë mbështesin opresorët

by Kukes Post
0 comment

Njerëzit shpeshherë habiten se si ka mundësi që intelektualët, dijetarët, klerikët e feve të ndryshme, dhe madje edhe shkencëtarët publikë mbajnë anën e opresorëve dhe të padrejtëve dhe regjimeve shtypëse.

Në fakt, nuk ka asgjë për t’u habitur. Regjimet nuk drejtohen nga budallenj. Ato kontrollojnë çdo gjë: pushtetin, ekonominë, shkollat, akademitë shkencorë, dhe mediat. Regjimet e padrejta dhe shtypëse sigurohen mirë që përpara se tjetri të veshi rrobën e dijetarit e klerikut, apo kostumin e inelektualit e shkecëtarët që këta të jenë njerëz që do të mbjanë anën e zullumqarëve dhe tiranëve.

Dijetarët publikë, sidomos ata që kanë një pozicion dhe paguhen nga qeveri zullumqarësh, janë vënë në atë pozicion që të mbajnë anën e opresorëve, e zullumqarëve, dhe që t’ua rregullojnë imazhin regjimeve drakoniane.

Të jesh dijetar i pavarur e i drejtë, intelektual i sinqertë, apo edhe shkencëtar i vërtetë është thuajse e pamundur nën këtë regjim politik botëror ku mbizotëron tirania dhe kontrolli drakonian.

Dijetarët – përveç një pakice e një pakice, intelektualët, klerikët, shkencëtarët, dhe paria publike – ata që kanë një zë, jo vetëm që nuk ngrenë zërin kundër padrejtësisë së kësaj tiranie shtypëse kë ka kapluar botës, përfshirë edhe botën muslimane, por ata janë në frontin e parë duke mbrojtur tiranë e zullumqarë, madje ata janë vetë zullumqarët dhe tiranët shtypës. Pa këta ushtrarë sahanlëpirësa, regjimet drakoniane nuk do të mbizotëronin.

Fatkeqësisht, ekonomia dhe shoqëria është e organizuar në atë mënyrë që thuajse është e pamundur që dikush nga klasa e të shtypurëve, qoftë musliman apo jo, të bëhet dijetar dhe ta përdor atë dije kundër padrejtësisë së regjimeve drakoniane sepse dijen, paranë, dhe mejetet e tjera i kontrollojnë regjimet tirane.

Gjithësesi, feja islame është i vetmi burim diturie ku mund të nxjerrë dijetarë të pavarur, ata të cilët nuk i frikësohet kritikës së kritikuesit, ata të cilët nuk lëpijnë sahanët e supave të gatuara nga pushtetarët zullumqarë, ata të cilët nuk frikësohen nga shtypja e zullumqarëve, por këta lloj dijetarësh janë shumë, shumë të paktë. Është zor t’ua dëgjosh emrin sepse regjimet drakonianë i censurojnë ata.

 

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post