Home » SA I KUSHTUESHËM DHE I KORRUPTUAR ËSHTË PUSHTETI BRITANIK BOTËROR?

SA I KUSHTUESHËM DHE I KORRUPTUAR ËSHTË PUSHTETI BRITANIK BOTËROR?

by Kukes Post
0 comments

Patjtetër që kjo është një pyetje shumë interesante. Çdo gjë që ka të bëjë me ekonominë, paranë, koston, dhe shpërndarjen e burimeve natyrore na intereson të gjithëve, dhe çdo pyetje e ngritur rreth këtyre çështjeve është legjitime dhe e drejtë. Për këtë arsye, për ta gjykuar një pushtet nëse është i padrejtë apo jo, pyetja e parë shkon tek ekonomia, tek burimet natyrore, dhe tek paraja.

Në përgjithësi, një prej dallimeve mes një pushteti të drejtë dhe atij të padrejtë është se i pari funksionon përmes një administrate të lirë, me njerëz që punojnë në radhë të parë për hirë të Zotit apo mbi parimin se po bëjnë drejtësi. Në një pushtet të drejtë, nuk është paraja ajo që i motivon punonjësit e pushtetit, por drejtësia, dhe drejtësia më e lartë është kur adminstrata e mbretit punon për hirë të Zotit.

Koncepti ‘për hirë të Zotit’ nuk është thjeshtë shprehje, por baza e drejtësisë edhe shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë. Me fjalë të tjera, a mund t’i besohet një mjeku, gjykatësi, apo pushtetari që e ka mendjen vetëm tek mbushja e xhepave? Aty ku nuk ka Zot, nuk ka begati.

Nëse kthehet paraja si mjeti kryesor i angazhimit të administratës së një pushteti, ai pushtet ka hyrë në fazën e prishur dhe të korruptuar. Ai lloj pushteti është shumë i shtrenjtë. Rrjedhimisht, paraja do të shkojë tek shpura mbretërora dhe tek adminstrate e tij për të mbajtur pushtetin – tek njerëz që motivohen vetëm nga paraja, dhe kjo kosto do të lërë një pjesë të mirë të njerëzve të varfër. Në fund të fundit, burimet natyrore janë të limituara. Një pushtet i drejtë i shpërndan ato në mënyrë të drejtë, dhe pikërisht është drejtësia që e mban këtë pushtet në këmbë, ndërsa një pushtet i padrejtë mbahet në këmbë me anë të një adminstrate të besueshme që paguhet mirë e që privilegjohet, por ky lloj pushteti është i padrejtë sepse është i motivuar vetëm nga paraja, që është e limituar pasi burimet natyrore janë të limituara.

Çdo civilizim, pushtet, perandori, apo mbretëri thuajse kalon përmes cikleve të njejta. Cikli i fundit dhe më i rrezikishëm është kur pushteti nuk prodhon më drejtësi, kur motivimi i administratës së tij është vetëm paraja, kur shpura e mbretit kërkon shumë para në mënyrë që t’i shërbejë atij, e rrjedhimisht pushteti i neglizhon masat e njerëve dhe i lë ata të varfër. Dallimi mes të pasurëve, të cilët i shërbejnë pushtetit, dhe të varfërve, që janë pjesa më e madhe e popullsisë, thellohet. Ky dallim shkon deri në atë masë sa mund të shkaktojë luftë, apo që edhe pushteti mund të bie. Në fakt, mund të ekzistojë një koeficent i matshmëm apo një masë kritike e matshme, siç është temperatura e valimit të ujit, që lidhet edhe me padrejtësinë ekonomike, që sapo të arrihet, ai lloj pushteti bie.

Po t’i studiojmë arsyet që kanë çuar në rënien e shumë perandorive e mbretërive në të kaluarën, arsyeja kryesore e rënies së pushtetit ka qënë padrejtësia ekonomike, shpërndarja e padrejtë e burimeve natyrore, dhe rritja e dallimit mes shpurës së mbretit dhe masave të gjëra të njerëzve.

Për të kaluar tek pushteti britanik botëror, do të vëmë re se ai ka arritur fazën e tij të fundit. Ky lloj pushteti është pushtet ateist e materialist, administrata botërore e së cilit punojnë vetëm për para, dhe nuk kanë asnjë lloj motivi tjetër për punën e tyre. Kjo lloj administrate mbretërore botërore është supër e shtrenjtë dhe mbreti e bazon marrëdhënien me ta vetëm mbi baza paraje, jo mbi baza drejtësie apo mbi parimin ‘për hirë të Zotit’ sepse Zoti është hequr nga pushteti. Pushteti i mbretit është vetëm ‘për hirë të parasë,’ prandaj ky lloj pushteti është kaq i padrejtë dhe kaq i shtrenjtë.

Pushteti britanik është i ndarë në më shumë se dyqind shtete, çdo shtet ka në krye një president, një kryeministër, ka raste kur këto shtete kanë në krye të tyre mbretër; përveç tyre, në çdo shtet ekziston një qeveri qëndrore apo federale, që përbëhet nga një numër i madh deputetësh, ministrash e adminstratorë të mirë paguar. Ka gjithashtu qeveri lokale, që në rang botëror numbri i adminstratorëve të tillë mbretëror shkon ndoshta në miliona.

Përveç administratorëve politikë – president, kryeministër, ministra, governatorë, kryetarë bashkishë, deputetë etj., pushteti britanik përbëhet edhe nga një adminstratë gjigande botërore prej gjykatësish, prokurorësh, gjeneralësh ushtrie, shefa policie, avokatësh, profesorësh, shkenctarësh, gazetarësh, shkrimtarësh, aktorësh, këngëtarësh, sportistësh, biznesmenësh, CEO-sh, e deri tek njerëz të thjeshtë të administratës shtetërore publike e sekrete, numri i të cilëve në rang botëror arrin në miliona. Këta janë elita. Këta janë shpura e mbretit. Këta janë ushtria e padrejtë e mbretit.

Të gjithë këta individë që i shërbejnë pushtetit britanik, nuk punojnë për hirë të Zotit, as nuk janë të motivuar të punojnë për hirë të drejtësisë. Këta njerëz shkojnë në punë për një motivim të vetëm: paranë, dhe asnjëri prej tyre nuk është i kënaqur plotësisht me atë pjesë të parave që merr sepse pushteti britanik është pushtet materialist, që është i bazuar vetëm në ngopjen e lakmisë së njeriut, që në fakt nuk ngopet kurrë.

Por, këto para që me anë të të cilave mbreti britanik paguan administratën e tij gjigande botërore nuk vijnë nga qielli. Ato vijnë nga xhepat e qytetarëve të thjeshte, direkt apo indirekt. Prandaj në botë sot ka një konstast kaq të madh të shpërndarjes së burimeve natyore. Nuk është rastësi që me miliona apo miliarda njerëz sot në botë po vdesin urie. Problemi i tyre nuk është se toka nuk prodhon ushqim, por problemi është se paraja shkon për të paguar adminstratën e padrejtë dhe të shtrenjtë të mbretit – njerëz që punojnë vetëm për para.

Fakti që mbreti britanik e ka ndarë botën në qindra shtete, të cilat i quan të pavarura, këtë nuk e ka bërë se ka munduar t’u japë liri njerëzve, por për ta administruar më kollaj dhe për t’i kontrolluar njerëzit më shumë. Mirëpo, kjo lloj ndarje kaq masive ka kosto të lartë. Efektivisht, bota nuk mund të funksionojë kështu, me një adminstratë kaq të shtrenjtë, me presidentë që lëzivin nëpër botë vetëm për të bërë propagandë boshe ndërkohë që bota është një shtet në realitet, me kryeministra që jetojnë si pashallarë, me ministra që sillet sikur janë pushtetarë të mëdhenjë, me deputetë që paguhen mirë por që nuk kanë asnjë rol, me një numër shumë të madh gjykatësisht në rang botëror. Një pjesë e madhe e buxhetit botëror shkon tek këta individë në mënyrë krejt të panevojshme.

Për ta mbyllur, pushteti i mbretit britanik është bërë super i shtrenjtë, me kosto të papërballueshme, pushtet i cili po i shpërndan burimet natyrore në mënyrë të padrejtë, pushtet që nuk prodhon më drejtësi e idealizëm, por që funksionon vetëm me anë të parasë. Nuk ka dyshim se ky pushtet është i kalbur deri në rrënjë. Është kthyer në një pushtet i padrejtë, mashtrues, dhe që mbahet në këmbë nga një shpurë mbretërore botërore shumë e korruptuar dhe e ligë.

Bota nuk ka nevojë për një administratë kaq të madhe, dhe, nga ana tjetër, administrata apo shpura mbretërore nuk mund të përbëhet nga pashallarë të padrejtë, që paguhen mirë, por duhet të përbëhet nga një administratë e thjeshtë që paguhen si gjithë të tjerët dhe me kosto të lirë.

Shkurt, pushteti i mbretit britanik është kthyer në pushtetin më të padrejtë të historisë njerëzove, pushtet i cili është përgjegjës për vdekjen e mijërave njerëzve çdo ditë anembanë botës.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post