SHTETI SEKULARIT MODERN DHE ROLI I ‘PADUKSHËM’ PREJ MERCENARI I AKTORËVE
Ashtu si për çdo profesion tjetër në përgjithësi, për të kuptuar rolin e aktorëve nën shtetin modern sekularist sipas modelit britaniko-amerikan, janë dy elementë shumë të rëndësishëm për t’u nënvizuar: sistemi ekonomik sekularist dhe shteti.
Nga njëra anë, shteti sekularist i modelit britaniko-amerikan është sistem politik i zhveshur nga çdo vlerë morale, udhëzim hyjnor, apo tabu kulturore njerëzore. Në një sistem sekularist, ligjet, rregullat, të mirën e të keqen, të duhurën, e të dobishmen – nëse mund të përdoret kjo fjalë, e vendos shteti, apo elita drejtuese sekulariste. Pra, është sistem politik unik në sojin e tij sa i përket diktaturës ideologjike. Është sistem totalitar.
Nga ana tjetër, ekonomia sekulariste është ekonomi komuniste, apo praktikisht komuniste, e ideuar nga sekularistët britaniko-amerikanë. Në një sistem ekomomik të tillë, çdo gjë është nën kontrollin e sistemit politik. Nuk ka biznese të pavarura. Nuk ka konkurrencë. Nuk ka shkëmbim të ofertës dhe kërkesës në mënyrë të pavarur: çdo gjë kalon përmes shtetit, nën monitorimin e shtetit, nën kontrollin e shtetit, dhe sipas rregullave të shtetit, e shteti sekularist nuk është asgjë tjetër verçse një elitë politike me fuqi politike të pakufizuar sepse nuk ka vlera morale, nuk beson në një ligj mbi ligjin njerëzor, dhe nuk beson në autoritetin e Zotit. Pra, tregu është totalisht i kontrolluar nga shteti sekularist, formalisht apo informalisht.
Shkurt, në sistemin politik sekularist britanik, shkëmbimi i ofertës dhe kërkesës nuk lejohet të ndodhë jashtë kontrollit të shtetit, aksesi i njerëzve ndaj burimeve natyrore është shumë i limituar ndërsa kontrolli i shtetit sekularist është maksimal, dhe shteti, nga ana tjetër, është entitet despotik sepse nuk beson në vlera morali, nuk pranon autoritetin e Zotit Krijues, dhe nuk pranon asnjë forcë tjetër politike që mund ta limitojë sadopak kontrollin e tij, siç është rendi politik i fisit dhe familjes që shërbejnë si pengesë për autoritetin absolut politik të shtetit.
Nga të gjitha profesionet, ato më të kontrolluarat nga shteti janë ato të cilat kanë të bëjnë me njerëzit, me edukimin e njerëzve, me aksesin ndaj turmave, që kanë të bëjnë me audiencë apo me takime të drejtëpërdrejta me njerëzit. Aksesi është kontroll. Takimi me njerëzit, audienca, influencimi i audiencës, edukimi i tyre, formësimi i opinionit publik etj. janë forma të rëndësishme të fuqisë politike.
Të kesh akses tek njerëzit është forcë politike, të paktën potenciale. Në këtë aspekt, aktorët kanë emër tek audienca, njihen, kanë shikueshmëri, zëri i tyre ndikon, sjellja e tyre imitohet, dhe rolet e tyre në filma pushtojnë mendjet dhe zemrat e masave të gjëra.
Pra, të jesh aktor do të thotë që ke një profesion që paguhet; me fjalë të tjera, aktori ka një produket që shitet në treg, dmth, aftësia e tij prej talenti ose talenti i tij shitet në treg; është produkt që paguhet me para.
Problemi qëndron tek tregu. Nëse shteti sekularist e kontrollon të gjithë tregun, vendin ku takohet oferta me kërkesën, kur vjen puna tek ato profesione që kanë të bëjnë me akses tek audienca, siç është aktrimi, humori, muzika etj., tregu është i kontrolluar shumë herë më rreptësisht se për profesionet jo shumë problematike, siç është profesioni i muratorit, për shembull.
Aktori është njeri i telantuar, por nuk ka treg të pavarur për ta shitur produktin e tij. Nga ana tjetër, aktorët nuk kanë profesione të tjera, nuk janë muratorë, nuk dinë të punojnë si kuzhinierë, fjala bie, ndërkohë që ata kanë nevojë për para të ushqejnë vetet e tyre e fëmijët nëse kanë një familje.
Aktori ka vetëm një mundësi për të jetuar: për të shitur talentin e tij në një treg të kontrolluar nga shtetit ndërkohë që ky është produkti i vetëm që kanë për të shitur. Nëse je murator, ndoshta mund të kesh akses në një treg të pavarur edhe pse i limituar sepse fundja murë do të bësh; nëse je aktor, është e pamundur të shesësh talentin në mënyrë të pavarur nga shteti sepse bëhet fjalë për nivelin më të lartë të aksesit ndaj njerëzve.
Kështu që aktrimi, kënga, muzika, apo profesione të ngjashme që kanë akses të madh ndaj audiencës janë profesione shumë të kontrolluara nga shteti.
Me fjalë të tjera, aktorët janë shumë të kontrolluar politikisht. Jo vetëm që nuk kanë liri politike, por janë njerëzit më të cënueshëm e më të varur politikisht dhe financiarisht. Në mënyrë ironike, një murator është politikisht më i fortë se një aktor sepse moratori mund ta ushqejë veten në një treg që është relativisht jashtë kontrollit absolut të shtetit – pra muratori arrin të fitojë pak para me forcën e tij, ndërsa aktori, edhe pse i talentuar, nuk mund ta shesë talentin e tij veçse nëpërmjet agjencive, shtëpiave kinomatografike, apo ndërmjetësve profesionalë, e që të gjithë janë zgjatime shtetërore sekulariste, formale apo informale.
Për ta përmbyllur, të jesh aktor do të thotë që ke një profesion që nuk të ushqen veçse nëse bashkëpunon me shtetin, flet gjuhën e shtetit sekularist, përhap propagandën e shtetit sekularist, fyen fenë nëse shteti ta kërkon, flet kundër Zotit nëse shteti ta kërkon një gjë të tillë, përhap degjenerim, imralitet, e shkatërrim moral nëse shteti ta vendos si kusht, gënjen, mashtron, tradhton, dhe shtrembëron të vërtetën nëse shtetit i duhet një gjë e tillë, dhe shtetit sekularist i modelit britaniko-amerikan gjithmonë do t’i duhet të gënjejë e të mashtrojë sepse është sistem politik i korruptuar, i pamoral, që nuk beson në autoritetin e Zotit, dhe nuk pranon t’i cëngohet pushteti nga asgjë.
Pavarësisht talentit të tyre, aktorët janë njerëz të dobët politikisht; janë ushtarë politikë të shtetit sekularist. Profesioni apo puna ua kërkon atyre të bëjnë gjëra të pamoralshme. Me pak fjalë, aktorët janë ashtu siç vetë termi e thotë: aktorë – njerëz që luajnë role, që i binden politikës, që punojnë për shtetin sekularist, dhe që janë ushtarë ideologjikë të shtetit. Ata nuk janë vetvetja.
Sigurisht që për shkak të rolit të tyre që kanë në kontrollin e njerëzve për llogari të shtetit sekularist, vetë shtetit i intereson që aktorët të perceptohen si njerëz të pavarur, anti-konformistë, që flasin të vërtetën, dhe që janë vetvetja. Kjo jo vetëm që i bën ata më të pranueshëm tek masat, por njëkohësisht i distancon nga shteti dhe e shlyen moralisht këtë të fundit për imoralitetin e aktorëve apo mesazhet e tyre që kanë të bëjnë me kontrollit e njerëzve.
Aktorët, dhe profesionet e ngjashme me aktrimin, janë njerëzit më të kontrolluar dhe më të cënueshëm politikisht. Jo vetëm që ata nuk ka liri, por janë mercenarë ideologjikë sepse këtë ua kërkon profesioni. Një murator, për shembull, është shumë më i nderuar dhe më i pavarur se një aktor sepse ky i fundit shet një produkt në një treg tërësisht të kontrolluar nga shteti sekularist ndërkohë që në përgjithësi aktorët nuk kanë një profesion të dytë për të fituar para.
Sabri Lushi
Maj 2026
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.