LOGIN
Home » OPOZITA E VËRTETË POLITIKE JANË DIJETARËT FETARË

OPOZITA E VËRTETË POLITIKE JANË DIJETARËT FETARË

by Kukes Post
0 comment

Në fenë islame apo sipas sistemit natyror që feja islame e ka kodifikuar përmes shpalljes hyjnore, opozita e vërtetë politike, nëse mund të flasim me këtë gjuhë, janë dijetarët.

Dijetarët anë ata që refuzojnë çdo urdhër nga pushteti për të nxjerrë fetva sipas oreksit apo interesit të një lideri apo një tjetri; ata janë refuzuesit e së keqes; ata janë urdhëruesit e të vërtetës dhe ndaluesit e së keqes; ata ngrenë zërin kur nevojitet për ta ngritur atë pasi ata janë njerëzit më të ndjeshëm në shoqëri për të tjerët dhe për hallet e tyre.

Dijetarët janë zëdhënësit e popullit të shtypur, jo opozitat politike teatrale – një grup agjentësh të emëruar nga vetë shteti apo mbreti.

Nga ana tjetër, në perëndimin e korruptuar, aty ku sundon sekularizmi britanik, opozita politike është një grup teatral, që thjesht luajnë rolin. Pra, elita politike që mbreti zgjedh apo afron rreth vetes është e ndarë në dy grupe teatrale: në pozitë e opozitë. Qëllimi i vërtetë i opozitës nën rregjimin sekularist nuk është të ngre kritika të vërteta mbi pushtetin, por të luaj rolin teatral sikur po ngre zërin kundër padrejtësisë në mëyrë që ta ‘qetësojë’ popullin e shtypur.

Për shembull, nëse mbreti apo kalifi i kërkon një dijetari të madh, shejkhul islamit, apo një kryemuftiu që të japi një fetva, apo nëse qeveria nxjerr një ligj në kundërshtim më fenë, atëherë dijetarët janë të parët që e refuzojnë me të madhe një gjë të tillë.

Në perëndimin e korruptuar, nëse mbreti britanik, për shembull, nxjerr një ligj abuziv apo të padrejtë, sistemi politik është dizenjuar i atillë që askush të mos e ngre zërin: opozita luan teatër, kryeministri thotë “dëgjuam dhe u bindëm,” ndërsa gjyqtarët as që bëhet fjalë të refuzojnë të zbatojnë ligje të padrejta.

Në perëndimin e korruptuar, e mira dhe e keqja nuk kanë një referencë objektive. E drejtë është çfarë ligji e quan të drejtë dhe e padrejtë është çfarë ligji e quan të padrejtë ndërkohë ligjet shkruhen e kalohen në parlamente fiktive në mënyrën më diktatorale të mundur – sipas oreksit të pushtetit apo të mbretit.

Në fenë islame, të drejtën apo të padrejtën nuk e cakton as mbreti e as parlamenti, por e cakton feja – Kurani dhe tradita e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), prandaj vetëm feja islam ofron një sistem politik të drejtë, tolerant, ku fuqia e pushtetit i lidërshipit politik janë të cënguara.

Sekularizmi britanik është sistemi i gënjeshtrës, i mashtrimit, dhe i teatrit politik. Ky sistem është ndër sistemet politike më të padrejta, më abuzive, më shkatërruese për shoqërinë njerëzore, dhe më vrastare që bota ka parë ndonjëherë. Prandaj këta barbarë vrasin e presin ku të duan pa asnjë druajtje sepse nuk kanë moral dhe ky pushtet nuk ka opozitë politike.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post