LOGIN
Home » RËNDËSIA POLITIKE E SERBISË PËR BRITANINË E MADHE DHE AMERIKËN NË LUFTËN E TYRE KUNDËR MUSLIMANËVE NË BALLKAN

RËNDËSIA POLITIKE E SERBISË PËR BRITANINË E MADHE DHE AMERIKËN NË LUFTËN E TYRE KUNDËR MUSLIMANËVE NË BALLKAN

by Kukes Post
0 comment

Në aspektin politik, shekulli i 19-të mund të quhet pa mëdyshje si shekulli i frontit të bashkuar evropian, i kryesuar nga Perandoria Britanike, kundër Perandorisë Osmane. Ky konfrontim nuk ishte thjesht një luftë mes dy shtetesh, por një përplasje mes Evropës perëndimore dhe kalifatit musliman, mes dy qytetërimesh, e thënë ndryshe, një konkurencë për të dominuar botën, sidomos pas fillimit të revolucionit industrial në shekullit të 18-të.

Mbas rënies së Francës në vitin 1793, Perandoria Britanike dominonte Evropën, dhe kërkonte të zgjeronte pushtetin e saj politik, ushtarak, dhe mbi të gjitha, ekonomik e tregtar. Nga ana tjetër, Perandoria Osmane po përballej me probleme politike të brendshme dhe me një plan serioz evropian, apo britanik, që jo vetëm kërcënonte pushtetin e muslimanëve, por asgjësimin e kalifatit të fundit.

Fronti më i madh i luftës mes Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Britanike ishte Ballkani sepse aty takohej Evropa me qytetërimin islam – aty ishte kufiri. Nuk ishte hera e parë që evropianët ishin organizuar për përzënien e muslimanëve nga kontinenti evropian. Spastrimi etnik i muslimanëve në gadishullin iberik në fund të shekullit të 15-të e në fillim të shekullit të 16-të, vrasja e tyre, konvertimi i tyre me forcë në katolikë, dhe përndjekja e tyre gjatë periudhës së inkuzicionit spanjoll ishte tregues i një agjende apo mendësie të qartë evropiane për të mos i lejuar muslimanët në kontinent.

Ashtu siç e ka parashikuar Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) se Islami do të përhapej nga lindja në perëndim, pra horizontalisht, kontinenti Evropian ka qënë zona gjeografike më e vështirë për depërtimin e muslimanëve. Megjithatë, mbas Spanjës, Ballkani ishte pjesa tjetër e kontinentit romak ku muslimanët lulëzuan, kështu që roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm.

Në fillim të shekullit të 19-të, evropianët e bashkuar në drejtimin e Perandorisë Britanike arritën ta pushtojnë një pjesë të Ballkanit ku dhe formuan Principatën Greke gjatë asaj që njihet si Revolucioni Grek (1821-1829).

Në vitin 1830, traktati i Protokollit të Londrës i nënshkruan nga Perandoria Britanike, Franca dhe Perandoria Ruse, e njohu Principatën Greke si shtet të pavarur. Pra, kjo konferencë e mbajtur në Londër, që njëkohësisht hodhi dhe bazat për formimin e Serbisë, tregon qartë se kush qëndronte prapa Greqisë – një shtet modern artificial i formuar nga propaganda e shpikur evropiane mbi legjenda historike që kishte vetëm një qëllim: goditjen e Perandorisë Osmane.

Një konferencë tjetër e njohur si Konferenca e Londrës, e mbajtur në vitin 1832 mes Perandorisë Britanike, Perandorisë Ruse, dhe Francës, skicoi kufijt e Principatës Greke të pavarur, që përfshinte një territor shumë më të vogël se shteti i tanishëm grek – territoret rreth Athinës, dhe caktoi si udhëheqës politik jo një grek – sepse lufta nuk ishte bërë në realitet nga një qëndresë greke, por princin bavarian Otto, i cili kishte lidhje gjaku nga nëna me monarkinë britanike.

Principata Greke e formuar nga Konferenca e Londrës e vitit 1832 dhe e drejtuar nga një person i caktuar nga Perandoria Britanike nuk ishte asgjë tjetër veçse një bazë ushtarake britanike e cila do t’i shërbente planit britanik për përzënien e muslimanëve nga Ballkani dhe rrëzimin e Perandorisë Osmane.

Hapi i radhës politik i Perandorisë Britanike ishte formimi i Principatës Serbe, themelët konkrete për formimin e së cilës u hodhën me Traktatin e Adrianopojës që i dha fund luftës mes Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane të viteve 1829-30.

Siç duket qartë, Perandoria Osmane gjatë viteve 20-të të shekullit të 19-të po sulmohej nga e gjithë evropa – Perandoria Britanike, Franca, dhe Perandoria Ruse, që ishin të unifikuar në luftën e tyre kundër muslimanëve.

Mbas luftës evropiane të vitet 20-të të shekullit të 19-të kundër Perandorisë Osmane, që çoi në formimin e Principatës Greke, një luftë tjetër e rëndësishme evropiane kundër muslimanëve në Ballkan ishte ajo që njihet si lufta Ruso-Turke e viteve 1877-1878 e zhvilluar kryesisht në Ballkan. Mbas fitimit të luftës nga evropianët kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1878 u mbajt Konferenca e Berlinit mes Perandorisë Britanike, Perandorisë Ruse, Austro-Hungarisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, dhe Perandorisë Osmane. Kjo konferencë kishte për objekt diskutimi Ballkanin, që përfundoi me njohjen e Principatës Autonome Serbe si Mbretëria Serbe.

Mbas Greqisë, tashmë Serbia ishte baza tjetër ushtarake evropiane kundër Perandorisë Osmane, kundër së cilës po bëheshin plane ditë e natë nga Evropa. Agjenda ishte që Perandoria Osmane si kalifati i fundit musliman të mundej, që do t’i hapte rrugë sundimin botëror nga evropianët – më saktë, Perandoria Britanike, dhe gjithashtu Ballkani të spastrohej nga muslimanët.

Edhe pse Perandoria Osmane bëri qëndresë monumentale kundër frontit evropian, sidomos pas ardhjes në pushtet të Abdul Hamidit II në vitin 1876 (deri në 1909) , pozitat e saj politike u dobësuan. Arsyet ishin të ndryshme. Ndoshta ky pushtet kishte arritur fundin e ciklit të tij natyral. Të tjerë mendojnë se disa sulltanë përpara Abdul Hamidit II kishin qënë të dobët, duke e futur vendin në borxhe financiare, për shembull. Një arsye tjetër ndoshta ishte mos reformimi i ekonomisë, porse nuk ka dyshim se një arsye kryesore ishte avancimi ushtarak dhe ekonomik i Evropës, sidomos pas pushtimit anglez të Amerikës Veriore, burimet natyrore të së cilës ishin të pashfrytëzuara.

Gjithsesi, pavarësisht arsyeve e shkaqeve, Perandoria Britanike ra me rënien e saj në Ballkan. Kryqëzatat pagane evropiane, të zhytura në paganizmin e tyre edhe më të errët se ato të mesjetës, ndezën luftën e parë botërore, që në vetvete ishte luftë kundër Perandorisë Osmane dhe fushatë ushtarake kundër muslimanëve ballkanas, e kjo luftë nuk u ndez nga askush tjetër përveç Serbisë – njëra prej bazave ushtarake britanike në Ballkan. Ndezja e luftës botërore nga serbët nuk ishte rastësi.

Në këtë aspekt, roli i Greqisë dhe Serbisë ka qënë shumë i vyer për Perandorinë Britanike. Këto dy shtete artificiale, të themeluara mbi mitin e nacionalizmit, mbi mitin se grekët ishin pasardhësit e Aristotelit, Sokratit, Pitagorës, Platonit, e Arkimedit, të formuara mbi gënjeshtrën e çlirimit e pavarësisë, nuk ishin asgjë tjetër veçse baza ushtarake britanike, funksion të cilin vazhdojnë ta luajnë edhe sot.

Greqia dhe Serbia janë shtete pa identitet – qeveritë e tyre, jo domosdoshmërisht populli. Politika greke e ajo serbe kanë qënë dhe vazhdojnë të mbeten shërbëtore të Perandorisë Britanike. Këto dy shtete nuk kanë agjenda të tyre nacionale; agjenda e tyre ka qënë shërbimim i evropianëve në luftën e tyre kundër Perandorisë Osmane, e agjenda e tyre sot vazhdon të mbetet e njejtë: t’i shërbejnë Britanisë së Madhe dhe Amerikës në agjendat e tyre të pista kundër muslimanëve të Ballkanit.

Nuk ka qënë aspak rastësi që Greqia dhe Serbia kanë ndërmarrë gjenocide e kanë bërë masakra kundër muslimanëve të Ballkanit. Masakrat në Bosnje dhe ato në Kosovës ishin vetëm një pjesë në zinxhin e gjatë të masakrave evropiane kundër muslimanëve.

Për fat të keq, baza ushtarake britanike në Ballkanin verior, ndryshe e quajtur Serbi, vazhdon të ngelet një problem. Serbia nuk drejtohet nga një klasë politike që kërkon të bëjë më të mirën për popullin serb, por drejtohet nga një kaskë spiunësh britanikë e agjentë të CIA-s që bëjnë zhurmë politike sa herë i intereson Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Për ta mbyllur, Serbia ka një rëndësi të madhe për Britaninë e Madhe dhe Amerikën. E themeluar si shtet nga Perandoria Britanike në shekullin e 19-të, ajo gjithmonë ka shërbyer si bazë ushtarake britanike kundër Perandorisë Osmane e kundër muslimanëve ballkanas. Masakrat e spiunëve të CIA-s, Sllobodan Millosheviç dhe qytetarit amerikan Milan Paniç, kundër muslimanëve boshnjakë e shqiptarë ishin pjesë e një agjende të vjetër evropiane për spastrimin e Ballkanit nga muslimanët, pra nuk ishin rezultat i një nacionalizmi të çmendur siç e thotë versioni zyrtar i historisë.

Për më tepër, rëndësia politike e Serbisë qëndron në faktin se ajo ka shërbyer për Perandorinë Britanike si një maske politike, dhe vazhdon të shërbejë si e tillë për Amerikën dhe Britaninë e Madhe në kohën e sotme. Në vend që britanikët dhe amerikanët të identifikohen si armiqtë e vërtetë të muslimanëve, është Serbia ajo që e ka ngritur flamurin e armiqësisë kundër nesh, duke e ruajtur reputacionin politik të atyre që qëndrojnë mbrapa saj: Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Edhe sot Serbia ka një rol kyç politik në luftën e Amerikës dhe Britanisë së Madhe kundër muslimanëve. Për këtë arsye, klasa politike serbe duhet demaskuar për atë që është: një grup agjendës e shërbëtorësh britanikë e amerikanë, që nuk kanë për qëllim të zhvillojnë vendin e tyre, por t’i shërbejnë padronëve të tyre politik.

Serbia nuk është armike e Amerikës apo Britanisë së Madhe. Ajo është bazë ushtarake dhe qendër spiunazhi e këtyre dy shteteve. Serbia nuk ka agjendë nacionale. Politika e saj është thjesht nën urdhërat sekret të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Funksioni i Serbisë është lufta ndaj muslimanëve dhe masakrimi i tyre sa herë i intereson Londrës apo Washington-it.

Populli serb nuk është armik i muslimanëve, porse Amerika dhe Britania e Madhe janë armiqtë tanë. Duhet të bëhet dallimi mes popullit të thjeshtë serb dhe politikës serbe – kaska spiune britanike.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post