LOGIN
Home » Serbi: Spiuni dhe terroristi britaniko-amerikan, Vuçiç, fiton zgjedhjet

Serbi: Spiuni dhe terroristi britaniko-amerikan, Vuçiç, fiton zgjedhjet

by Kukes Post
0 comment

Serbia, si shtet, e nisi jetën e saj si bazë ushtarake britanike, e cila kryesisht do të përdorej si strehë për mercenarët britanikë dhe terroristët britanikë të mbledhur anekënd botës për të luftuar shqiptarët e ballkanit dhe Perandorinë Osmane – perandori ku shqiptarët dominonin sferën politike, ekonomike dhe atë ushtarake. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, sërish Serbia vazhdon të jetë bazë ushtarake britanike, nga ku lëshohen luftëra, antentate terroriste, e mbi të gjitha, ky vend shërben si një mercenar i pazëvendësueshëm në luftën britaniko-amerikane kundër shqiptarëve e mulsimanëve të Ballkanit.

Terroristët britanikë dhe familja mbretërore britanike kanë punuar shumë dhe kanë larë botën me gjak të pafajshmish që të imponojnë në mendjen e njerëzve konceptet e rreme si, republikë, protestë, revolucion, zgjedhje, demokraci, shtet, liri, etj. Kështu që janë këto koncepte që kanë kushtuar miliona jetë njerëzish, të cilët i vijnë në ndihmë Vuçiç për të rikonstrukturuar imazhin e tij prej terroristi britanik.

Në të vërtetë pushteti britanik dhe për rrjedhojë i Vuçiç në Serbi është i blinduar dhe nuk mund të ekzistojnë, qoftë dhe një familje, që nuk kontrollohet dhe që nuk mbahet nën shtypje nga shteti dhe sistemi politik i këtij shteti terrorist të krijuar nga monarkia britanike. Po janë zgjedhjet e më pas protestat me ngjyra revolucioni që e lyejnë dhe e përlyejnë imazhin e Vuçiç, si një përpjekje për të fshehur identitetin e tij prej terroristi dhe marionete britanike. Për protestat e fundit është akuzuar si organizatore Amerika e perëndimi në përgjithësi, dhe realisht nuk do të kishte avokati më të mirë për Vuçiç, se sa këto protesta, të cilat mundohen të distancojnë Vuçiç dhe Serbinë nga Britania e Madhe dhe Amerika.

Një Serbi amerikane do të bënte që çlirimi i Kosovës nga amerikanët të hidhej poshtë; një Serbi amerikane do të sqaronte që lufta në Bosnjë ka qenë një gjenocid amerikano- britanik, siç ka qenë në të vërtetë; një Serbi amerikane automatikisht do të sqaronte identitetin britanik të Kinës dhe Rusisë; një Serbi amerikane do të bënte që të binte poshtë miti se Irani është shtet i pavarur dhe opozitë ndaj tiranisë amerikane; një Serbi Amerikane do ta bënte më të lehtë perceptimin që ishte mbretëresha Elizabetë që autorizoi 11 shtatorin në tokën amerikane, e jo disa njerëz nga Afganistani; një Serbi amerikane do shërbente si pikënisje për bashkimin e 2 milardë muslimanëve në rezistencën e tyre të drejtë kundër opresorëve terroristë britanikë; një Serbi amerikane do të bënte që të kuptohej që një shtet si India nuk mund ta fitojë kurrë pavarësinë me paqe dhe se pavarësia e Indisë ka qenë në mënyrën më qesharake një mashtrim britanik.

E nga këto pak pika që janë radhitur më sipër kuptojnë se pse një terrorist britanik si Vuçiç shpall zgjedhje të parakohëshme në mbarë Serbinë dhe se pse ky terrorirst amerikan ka luksin që të organizojnë protesta masive në tërë Serbinë, të cilat e akuzojnë Vuçiç si pro rus, duke i bërë kështu avokatinë më të mirë të mundshme.

Pra nuk është në lojë vetëm fati i Serbisë, por sqarimi i Serbisë do të shënonte fillimin e fundit të lojërave britanike në mbarë botën, dhe sqarimi i Serbisë, edhe pse duhet një rrugëtim i gjatë, do të sqaronte rolin terrorist të familjes mbretërore britanike dhe një sqarim i tillë do të bënte që çdo qytetar i botës të vetëditësohej që është në luftë me qeverinë lokale dhe në luftë me amerikano-britanikët.

Maska britanike e Vuçiç dhe identiteti amerikan i Serbisë është grisur presim që e vërteta të triumfojë kudo.

 

Nderim Lushi – Kukës

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post