LOGIN
Home » LIGJI, SHERIATI, PUSHTETI, KANUNI, DHE MASHTRIMI POLITIK SEKULARIST

LIGJI, SHERIATI, PUSHTETI, KANUNI, DHE MASHTRIMI POLITIK SEKULARIST

by Kukes Post
0 comment

Në Republikën e Shqipërisë aktualisht ekzistojnë tre lloje ligjesh: ligji zyrtari i republikës, ligjet e fesë islame, dhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Sa për parantezë, kushtetuta nuk është ligj, por një udhëzues i përgjitshëm politik, apo një përmbledhje simbolike e themeleve të republikës që duhet të shërbejë si një kornizë ideologjike për bërjen e ligjeve, porse në gjykatë nuk shërben si bazë ligjore.

Sa i përket gjykatës, ajo njeh vetëm ligjet që i ka votuar parlamenti, siç është kodi penal dhe kodi civil. Në Republikën e Shqipërisë, gjykata nuk njeh asnjë ligj tjetër përveç ligjeve zyrtare.

PO Ç’ËSHTË LIGJI?

Unë mund të zgjohem në mëngjesin e një dite të bukur e të shkruaj një mori ligjesh e t’i kompilojë në një libër nën titullin “Ligjet e Kukësit”, e pastaj t’ua shpërndajë bashkëqytetarëve të mi. A do të fillonin ta zbatonin njerëzit ligjin tim? Përgjigja është e thjeshtë: sigurisht që jo sepse unë nuk kam autoritet, as mandat për të bërë ligje, dhe as fuqi ekzekutive e ushtarake për zbatimin e tyre.

Pra, ligji kërkon autoritet dhe fuqi politike. Ligjin nuk mund ta shkruaj ndonjëri për zbavitje apo se është i mençur.

Ka dy autoritete që nxjerrin ligje. I pari është autoriteti i Zotit, pra Krijuesi, Allahu, apo Ai që kontrollon gjithçka, që çdo fëmijë është natyralisht i prirur për t’a njohur, ndërsa i dyti është pushteti.

Ligji i Allahut, siç është jurisprudenca islame e nxjerrë nga Kurani dhe Tradita Autentike e Profetit Muhammemd (ﷺ), funksionon mbi autoritetin e Tij si Zot. Ligji i Tij zbatohet sepse besimtarët realisht besojnë se mos respektimi i tij ka pasoja, qoftë pasoja e efekteve negative në këtë botë, e qoftë dënim në botën tjetër pas ringjalljes. Sheriati shërben edhe si ligj zyrtar apo mbulon një pjesë të ligjit zyrtar për shumë shtete muslimane. Në këtë rast, zbatimi i sheriatit nuk bëhet vetëm në mënyrë vullnetare nga besimtarët, por është edhe autoriteti i shtetit që i jep atij zbatueshmëri.

Përveç Allahut, që për besimtarët është i vetmi autoritet apo sovran që ka të drejtë të bëjë ligje, dhe i vetmi burim për ligje të drejta, gjithashtu edhe shteti apo pushteti ka autoritet apo fuqi për të bërë ligje.

Siç është e qartë, ligji është autoritet, fuqi politike, kontroll, rregullim i jetës së njerëzve, ndikon jetët e qytetarëve, ekonominë e tyre, moralin, sjelljen, prosperitetin, dhe çon përpara agjenda apo objektiva të caktuara. Ligji është manifestimi më i qartë i autoritetit politik dhe i pushtetit të një force politike.

Ç’ËSHTË KANUNI I LEKË DUKAGJINIT?

Me të drejtë mund të thuhet se të bësh ligje nuk ka nevojë për autoritet apo poshtet politik sepse rasti i Kanunit të Lekë Dukagjinit e hedh poshtë këtë premisë. Lekë Dukagjini nuk ekziston më, nuk ka ushtri mbas vete apo që të luftojë në emër të tij, nuk ka polici, nuk ka kuvend, nuk ka qeveri mbas vete e as gjykata, por prap se pra ligji i tij zbatohet nga shumë shqiptarë.

Koncepti i një fletushke ligjesh që qarkullon ndër qytetarë, thuajse i përhapur në mënyër anonime, që shërben për arbitrimin e konflikteve mes tyre në mënyrë informale, për mendimin tim është një fenomen modern dhe i lidhur ngushtë me pushtetin mashtrues sekularist apo me strategjitë e tij pragmatiste për ta mbajtur atë.

Nuk ka dyshim se Kanuni i Lekë Dukagjinit është shpikje e shtetit modern shqiptar dhe i përhapur nga agjentët e tij. Edhe po të kishte ekzistuar një libër ligjesh i një pushteti politik të dikurshëm të një politikani të quajtur Lekë Dukagjini, ai libër nuk ka asnjë vlerë sepse ai pushtet nuk ka autoritet e as fuqi, pa diskutuar pastaj vështirësitë historike të ruajtjes së një libri apo teksit. Sot me miliona muslimanë po e mësojnë Kuranin përmendesh, dhe ekzistojnë më mijëra dijetarë muslimanë – ekspertë të shkencave islame, dhe prap përballemi me përpjekje serioze për ta keq-intepretuar tekstin fetar, e jo më një libër i shkruar nga Lekë Dukagjini në një kohë kur edhe gjuha ka qënë krejt ndryshe nga ajo që flasim sot.

Ky kanun me shumë gjasa është një trillim modern që nuk ka lidhje me mesjetën.

PËRSE ATËHERË QARKULLON KY KANUN?

Mund të ketë shumë arsye, por duhet theksuar edhe njëherë se ky i ashtuquajtur ligj nuk është asgjë tjetër veçse mashtrim shtetëror, që nuk e kanë përhapur njerëzit, as pasuesit e Lekës, dhe as nuk duhet të ekzistojë një libër i tillë. Ky libër nuk ka dyshim që është përhapur nga vetë shteti shqiptar dhe shërbimet e tij sekrete.

Së pari, ky kanun mund të jetë përhapur në fillim si pjesë e strategjisë së relativizimit të konceptit të ligjit, sidomos në ato vende ku njerëzit zbatonin sheriatin islam – që e venerojnë këtë ligj, dhe nuk janë të gatshëm për ta pranuar një ligj të bërë nga vetë shteti, sidomos një ligj që në vitin 1912 perceptohej si ligji i pushtuesëve britanikë. Ligji është pushtet, dhe sigurisht që njerëzit nuk janë të gatshëm ta pranojnë pushtetin e dikujt tjetër, aq më tepër mbi pushtetin e Zotit. Kanuni mund të ketë qënë një përpjekje e shtetit të ri shqiptar për t’i konfuzuar njerëzit rreth konceptit të ligjit, se ai jo domosdoshmërisht përfaqëson një pushtet, dhe se çdo kush mund të shkruaj ligje. Në përgjithësi, pushteti britanik shquhet për mashtrime fantastike.

Së dyti, kanuni mund të jetë shpikur nga shërbimet inteligjente shqiptare apo ato britanike për t’i bërë hije sheriatit islam dhe për të përhapur idenë e ligjeve të dala jashta modës, apo ligje të vjetra që nuk kanë shumë vlerë. Me fjalë të tjera, shteti sekularist shqiptar ka dashur t’iu thotë muslimanëve shqiptarë, “heqni dorë nga Kurani apo sheriati sepse, ashtu si Kanuni i Lekë Dukagjinit, është i dalë jashtë mode.” Pra, sekularistët kanë shpikur konceptin e ligjeve të dala jashtë mode. Shtetit nuk i intereson t’ua heqë Kuranin njerëzve me force, por do që ata të heqin dorë në mënyrë vullnetare.

Së treti, kanuni ka shërbyer edhe si një ligj paralel me ligjet e shtetit, shpesh për të përhapur probleme e ngatërresa, e shpesh për të zgjidhur apo gjykuar mbi çështje që nuk i intereson shtetit për të ndërhyrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Për shembull, kanuni ka shërbyer si bazë për vrasje, për gjakmarrje, për zaptim pronash, e për të mbajtur njerëzit në konflikt, pikërisht ç’ka i intereson shtetit modern.

Po ashtu, kanuni ka shërbyer edhe si strategji për shtypjen e njerëzve, por që shteti i ka mbajtur duart e pastra sepse ka dhënë përshtypjen sikur qytetarët po e zbatojnë atë në mënyrë vullnetare. Për shembull, kanuni ka imponuar rregulla mbi pronat, nderin, familjen, e gjera me pasoja reale mbi jetën e njerëve.

Gjithësesi, kanuni nuk është zbatur se qytetarët shqiptarë vërtetë e besojnë atë. Njerëzit nga natyra janë të prirur për të mos i zbatuar ligjet. Madje ka muslimanët që besojnë që ligji i islamit është i drejtë e i shenjtë, por mundohen të gjejnë interpretime të reja, e jo më një kanun që as nuk dihet se kush e ka shkruajtur dhe nuk ka ushtri mbas vete për ta aplikuar atë.

Kështu që, jo vetëm që kanuni është sajim komplet i shtetit, por ai promovohet nga shteti dhe agjentët e tij, ndoshta për arsyet e lartpërmendrua.

KONKLUZIONI

Ndryshe nga relativizimi që i bën ligjit shteti modern, ai në fakt kërkon autoritet dhe pushtet. Ligjin e bën ose Zoti mbi bazën e autoritetit apo sovranitet të Tij hyjnor, që për besimtarët ky është i vetmi ligj i drejtë, apo atë e bën mbreti ose udhëheqësi mbi bazën e pushetit të tij politik sepse ka ushtri mbas vete.

Në rastin e shteteve moderne, tipikisht në rastin e republikës, ligjet i ka bërë Perandoria Britanike mbi autoritetin e saj ushtarak. Duke qënë në krye të kësaj perandoria, monarku britanik ka mandatin dhe autoritetin politik për të nxjerrë ligje apo dekrete sepse ka ushtri mbas vete. Parlamentet nuk bëjnë ligje. Ato thjesht miratojnë ligjet që i bën mbreti apo pushteti edhe pse de juro deputetët e kanë të drejtën t’i refozojnë ato, por kjo nuk ndodh kurrë.

Në mënyrë strategjike, shteti modern nuk e thekson ligjin si manifestim pushteti. Përkudrazi, e paraqet atë si një detaj sepse është pushtet mashtrues. Kjo është logjike dhe e kuptueshme. Ligjet kanë të bëjnë me dënime, cëngime të të drejtave, me marrje pronash, me mbledhje taksat, e me kontrollin e qytetarëve, kështu që pushteti britanik në përgjithësi nuk i thekson ligjet, që njerëzit t’i mos i lidhin ato në mënyrë të theksuar me pushtetin.

Një prej strategjive mashtruese që shteti sekularist ka përdorur në Shqipëri është përhapja e gënjeshtrës së madhe që quhet “Kanuni i Lekë Dukagjinit,” që përveç relativizimit të koncpetit ligj, ky kanun i shërbimeve sekrete i shpikur nga dora e shteti ka shërbyer për përhapje problemesh e konfliktesh mes qytetarëve. Shteti shqiptar jo vetëm që nuk e ka luftuar kanunin si një ligj i padrejtë, por e ka promovuar, dhe është pikërisht promovimi i shtetit që i ka dhënë jetë sepse përndryshe ai ligj gënjeshtar nuk do të mund të qarkullonte.

Sabri Lushi

Janar 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post