Home » Lufta amerikane ndaj fermerëve korçarë

Lufta amerikane ndaj fermerëve korçarë

by Kukes Post
0 comments

Territori që dominonin shqiptarët fillonte në Kretë, varej gjer në Budapest e Moldavi e vazhdonte rrugën e tij përmes Stambollit, Damaskut e deri në Egjiptin që e drejtonte dinastia shqiptare e Muhamed Ali Pashës.

Kjo hartë që përshkrova nuk ishte thejsht një territor, por zemra e botës dhe vendbanimet më të gjalla të para 100 viteve. Por viti 1922 dhe viti 1953 janë vite që Perandoria Osmane dhe Egjipti iu nënshtruan përfundimisht paganëve dhe terroristëve britaniko – amerikanë; edhe pse perandoritë ku shqiptarët dominonin politikisht ranë, lufta britanike ndaj shqiptarëve vazhdoi dhe është sot më e egër dhe më gjakatare se kurrë. Aq më tepër që shqiptarët janë të zhveshur nga çdo lloj mbrojtje, ndërsa Britania e Madhe dhe Amerika janë sot në kulmin e tyre të fuqisë ekonomike dhe ushtarake.

Janë mos-shitjet e produkteve bujqësore në Korçë e kudo në Shqipëri dhe falimentimet e fermerëve shqiptarë një tregues i luftës ekonomike amerikane. Fermerët korçarë ankohen se nuk u shiten mollët, qepët dhe me radhë të gjithë ato pak produkte që prodhojnë nga sipërmarrjet e tyre bujqësore, por shumë pak arrijnë të dalin në konkluzionin që këto mos-shitje të mollëve të tyre janë një luftë e organizuar e SHBA-ve, e okupatorit zyrtar të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

Pushtimi britaniko – amerikan i trojeve shqiptare përgjithësisht ka projektuar shtetin serb për të shërbyer si armik i shqiptarëve, dhe kështu ka ndodhur dhe me mollët e Korçës, mos-shitjen dhe falimentimin e fermerëve ia kanë adresuar Serbisë dhe mollëve serbe. Përveç se qesharake, dhe naive, kjo është një tallje e hapur e amerikanëve me shqiptarët. Tallje, ofendim i intelektualitetit të shqiptarëve dhe tregues se Amerika është entiteti më terrorist që ka egzistuar dhe një armik i përbetuar i shqiptarëve.

Korçarët duhet t‘i drejtohen me protesta simbolike dhe paqësore vetëm Amasadës Amerikane dhe asaj britanike, dhe vetëm një adresim i tillë të paktën do të hiqte nga ekuacioni talljen amerikane dhe nëpërkëmbjen britanike.

Nderim Lushi

Kukës

 

Shënim: protestat dhe reagimet e fermerëve korçarë janë pasqyruar nga mediat shqiptare dhe foto është marrë nga portali, dosja.al

 

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post