Një tip i quajtur „Kobra“, nga këta që punojnë për qeverinë dhe për amerikanët pa e kuptuar se punojnë, të paktën në rastin më të mirë, të cilët shërbejnë si megafonë të prishur për të përçuar propagandën amerikane dhe shërbejnë si modele të mbrapshtë për rininë shqiptare, ishte ftuar në një emision dhe vetëm në minutën e parë shpalosi qartë dhe shqip se si funksionon terrorizmi dhe propaganda anti muslimane amerikane.
Emisionin e ndoqa vetëm rreth 50 sekonda, por që në hapjen e këtij emisioni del qartë axhenda e kësaj interviste dhe misioni amerikan e terrorist i mediave shqiptare: luftë ndaj çdo vlere morale, por misioni i tyre i përhershëm dhe shekullor ngelet lufta ndaj fesë Islame.
Doja të merrja Ambasadën Amerikane në telefon për të pyetur se si quhet gazetari – terrorist amerikan me kohë të plotë, por nuk ia vlen të humbasës shumë kohë dhe të bësh kërkime për të tilla mbetje të shoqërisë sonë.
Intervista çelet si më poshtë:
Terroristi amerikan (gazetari): Alkool nuk ke pi kurrë?
Kobra: Jo asnjë herë.
Terroristi amerikan (gazetari): Ramazanin e agjëron?
Kobra: Po që nga mosha 14 vjeçare.
Terroristi amerikan (gazetari): Ban ramazan?
Kobra: Po, po.
Terroristi amerikan (gazetari): A shkon në xhami përveç ramazanit?
Kobra: Po, të xhumajave.
Terroristi amerikan (gazetari): E qysh 180 vepra penale, hajt na shpjegona dhe ne qyta?
Të kemi pa nëpër lajme je arrestu shpeshherë, ke majt burg. Sa kohë ke majt burg, a e dish sa kohë ke bërë burg.
Nuk besoj që duhet të jesh ekspert për të vlerësuar këto teknika terroriste amerikane dhe anti muslimane. Shumë qartë dhe shqip tek dëgjuesit përçohet mesazhi që muslimanët janë injorantë dhe budallenj, siç shfaqet i mbiquajturi „Kobra“, dhe se muslimanët, feja Islame, xhamia, veprat penale dhe çdo gjë që ka të bëjë me krimin dhe burgun janë pothuajse e njëjta gjë.
Amerika dhe Britania e Madhe e kanë mbaruar në 1912 -tën luftën me barut me shqiptarët, edhe pse kanë vrarë e pushkatuar shqiptarë herë pas here: lufta e dytë botërore, viti 97 e viti 99 në Kosovë, por kryesisht lufta britaniko – amerikane sot është e përqendruar në media dhe përmes mediave. Ka një arsye që në Shqipërinë e varfër ka kanale televizive sa gjithë BE marrë së bashku. Propagandë, terrorizëm, mashtrim dhe vetëm propagandë – motoja amerikano – britanike në Shqipëri dhe Kosovë.
Nderim Lushi
Shkinak – Kukës – Albania