LOGIN
Home » TERRORIZMI BRITANIKO-AMERIKAN: NJË KËRCËNIM SERIOZ PËR BOTËN

TERRORIZMI BRITANIKO-AMERIKAN: NJË KËRCËNIM SERIOZ PËR BOTËN

by Kukes Post
0 comment

Nuk ka rëndësi nëse për arsye logjistike, për shkak të numrit të madh të popullsisë botërore, për shkak të përqëndrimit të pushtetit në mënyrë të paprecedent, e vërteta është se Amerika dhe Britania janë entitete politike të ngritura mbi terrorizmin.

Terrorizmi është biznesi kryesor i Qeverisë Amerikane dhe i Monarkisë Britanike. Përkundër asaj që percetohet nga shumica prej nesh për shkak të propagandës mbytëse të këtyre dy vendeve, nuk është demokracia – të dëgjosh e të marrësh në konsideratë sinqerisht zërin e qytetarëve, themeli politik i Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por terrorizmi.

Sistemi politik britaniko-amerikan funksionon mbi presion politik, mbi intimidim, kërcënim të vazhdueshëm të popullit; me fjalë të tjera, pushteti britaniko-amerikan e tund çekiçin e pushtetit ditë e natë mbi kokat e qytetarëve të pafajshëm, dhe këtë ata e quajnë demokracia. Gjithësesi, çekiçi është ana më e butë e terrorizmit të tyre.

Terrorizmi është mekanizmi ushtarak e politik kryesor i Qeverisë Amerikane dhe i Monarkisë Britanike me anë të të cilit ata kontrollojnë një botë të tërë. Amerika dhe Britania e Madhe nuk gëzojnë kaq shumë pushtet, autoritet, kontroll, e reputacion politik për shkak të demokracisë së tyre të gënjeshtërt apo të ndonjë shkaku tjetër, por për shkak të përdorimi të terrorizmit, forcës, embargos, kontrollit ekonomik, dhe luftërave.

Amerikanët dhe britanikët janë mjeshtërat e terrorizmit, aq sa e kanë kthyer atë në art të luftës dhe kontrollit të kombeve, sidomos të muslimanëve. Nuk ka organizatë terroriste në botë, pra që konsiderohet si e tillë nga Qeveria Amerikane dhe ajo britanike që të mos jetë e kontrolluar nga vetë CIA apo amerikanët.

Amerikanët dhe britanikët nuk kanë arritur ta fusin në dorë kontrollin ekonomik botëror për shkak se ata janë të mençur apo se kanë qenë të sukseshëm në aplikimin e politikave ekonomike, por për shkak të luftërave dhe terrorizmit. Kontrolli i tyre ka arritur deri në këtë gjende me anë të barutit, dhe vazhdon ta mbajnë kontrollin ekonomik me barut e terrorizëm.

Terrorizmi britaniko-amerikan përdoret si mjet kryesor për përçarjen e muslimanëve dhe denigrimin e reputacionit të tyre. Më shumë se çdo popull tjetër, muslimanët kanë vujatur dhe vazhdojnë të vuajnë shumë nga terrorizimi i paganëve amerikanë e atyre britanikë.

Duam apo nuk duam ne, muslimanët kurrë nuk do të kenë sukses politik dhe nuk do të gjejnë paqe për aq kohë sa ata nuk do ta adresojnë apo ta marrin seriozisht terrorizmin e paganëve britaniko-amerikan. Për më tepër, terrorizmi i tyre po bëhet kërcënim serioz edhe për pjesën tjetër të botës, jo vetëm për muslimanët.

Për ta adresuar terrozimin britaniko-amerikan siç duhet, muslimanët duhet ta marrin këtë çështje shumë seriozisht dhe duhet të ndërgjegjësohen në nivelin më të lartë të mundshëm në mënyrë që të ruhemi nga e keqja e madhe e këtyre barbarëve.

Zoti i ruajt muslimantë nga terrorizmi britaniko-amerikan.

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post