Në këtë sistem materialist, të pashpirtë, pa din e pa iman, që e konsideron njeriun kafshë punë që ka evolur nga majmuni, po të kishin shkollat edhe dobinë më të vogël apo avantazhin më minimal për dinjitetin e qytetarit, sekularistët britanikë do t’i mbyllnin ato brenda natës ose do ta bënin hyrjen në to të pamundur, ashtu siç është e pamundur hyrja në shkollat ekskluzive të regjimit global britanik.
Britanikët nuk i kanë ndërtuar shkollat që t’i mësojnë nxënësit, t’i ndihmojnë ata, t’u japin dinjitet e liri atyre, t’ua bëjnë jetën më të mirë, apo që ata të kenë mundësinë të zhvillohen intelektualisht. Përkundrazi, qëllimi i ngritjes së shkollave është krejt negativ.
Shkollat kanë për qëllim t’i indoktrinojnë fëmijët me ideologjinë sekulariste britanike, me gënjeshtrat politike të Perandorisë Britanike, e me gjys-të-vërtetat konfuzuese e të padobishme, apo që të paktën t’i ekspozojnë fëmijët me impresion e parë rreth të vërtetave të botës sepse nëse rreth diçkaje truri nuk ka regjistruar asgjë tjetër veçse një gjys-të-vërtete (një gënjeshtër), atëherë ajo gjys-e-vërtetë e formëson konceptin rreth asaj gjëje. Këtë e ka qëllim kryesor shkolla.
Qëllimi i shkollave është kontrolli total i fëmijëve. Përveç se regjimi sekularist arrin t’i indoktrinojë fëmijët me idologjinë djallëzore britanike, shkolla i jep shtetit akses të pakufizuar ndaj fëmijëve për të mbledhur të dhëna, të dhëna për aftësitë e nxënësve, për dobësitë e tyre, për të metat e tyre, për të veçantat e personalitetit e të sjelljes së tyre, dhe e gjitha kjo për t’u përdorur, nëse lypset nevoja, kundër tyre në të ardhmen.
Shkollat janë akses. Në mënyrë krejt të disponueshme e të volitshme, regjimi i ka fëmijët mu përpara: bën me ta çfarë të dojë, i influencon si të dojë, godet kë të dojë, ia devijon trajektoren e jetes kujt të dojë, i bën buling (presion) kujt të dojë, i indokrinon me çfarë të dojë, dhe i përgadit që të jenë viktima politike të regjimit në të adhmen e tyre – njerëz zombi në dorë të regjmit.
Qëllimi i shkollave është t’i largojë fëmijët nga feja, t’ua zhbëjë pjesën natyrale të tyre, t’i shtypë psikologjikisht, t’iu imponojë një sjellje përçarëse, materialiste, konkurence, destruktive, dhe t’ua portretizojë të ardhmen në mënyrën me konfuzuese të mundshme.
Shkollat e universitetet e regjimit janë ngritur që t’ua shkrumbojnë kohën më të mirë fëmijëve – qëndrojnë të ulur në bankat e shkollave të ndryra të regjimit e në karriget e auditorëve të univesiteteve – si burgje ideologjike, për vite të tëra me shpresë se një ditë ajo shkollë do t’iu shërbejë, por e vërteta e hidhur është se çdo gjë i ka shërbyer humbjes së kohës – lules së rinisë.
Shkollat e regjimit reflektojnë më së miri natyrën dhe fizionominë e regjimit: mashtrimin, gënjeshtrën, talljen, nënçmimin, dhe kontrollin e njeriut. Shkollat nuk janë asgjë më shumë se bordello ideologjike.
Fëmijët shkojnë në shkollë me vite të tëra, ngrihen herët në mëngjes, të ushqyer e të paushqyer, me vështirësi, në klasa shpeshherë të fohta në dimër e të nxehta në verë, shumë prej tyre nëpër konvikte disfunksionale, me shpenzime të papërballueshme për prindërit e tyre, duke duruar një ambjent krejt të papërshtatshëm për natyrën e tyre, duke u përballur me buling e me vështirësi mësim-nxënie, pjesa dërrmuese e tyre e mbaron shkollën e mesme – dymbëdhjetë vite në total, dhe nuk e kanë përvetësuar as aftësinë për të shkruar, për të lexuar, për të bërë një kërkim modest shkencor, nuk kanë mësuar ndonjë aftësi mbijetese, nuk kanë mësuar ndonjë dije që t’iu shërbejë në jetën e tyre të përditshme përveçse kanë harxhuar energji kot, kanë humbur aftësinë për të mësuar, kanë dëmtuar aftësinë kritike të trurit, dhe kanë fituar një sërë vesesh e sjelljesh jo të dobishme.
Shkollat e regjimit janë një dështim e një shkatërrim i tmerrshëm për fëmijët, dhe e gjitha kjo nuk është rastësi, por e realizuar me qëllim, me plan, me mbikëqyrje shtetërore, dhe është një proces investuar haps pas hapi nga pushteti britanik botëror – një pushtet i cili jo vetëm që e ka sllavëruar njeriun, por ka marrë misionin për ta shkatërruar njerëzimin.
Shkollat janë tmerri, janë vendi i injorancës së çertifikuar, i analfabetizmit së nxënë me pa hir, i indoktrinimit ideologjik të pakthyeshëm, i robotizimit mbytës, i degjenerimit moral, dhe i ateizmit. Shkurt, shkollat e regjimit janë bordellot ideologjike të pushtetit britanik, dhe ne – populli – ia dërgojmë fëmijët tanë me duat tona këtij regjimi çnjerëzor sekularist britanik, madje shumë prej nesh janë falenderues ndaj regjimit – ndaj xhelatëve që ekzekutojnë talente dhe shkatërrojnë jetë njerëzish.
Sabri Lushi
Nëntor 2024